islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
Pastroje shpirtin EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
Pastroje shpirtin EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
Pastroje shpirtin EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
Pastroje shpirtin EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
Pastroje shpirtin EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
Pastroje shpirtin EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
Pastroje shpirtin EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
Pastroje shpirtin EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
Pastroje shpirtin EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
Pastroje shpirtin EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
Pastroje shpirtin EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
Pastroje shpirtin EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
Pastroje shpirtin EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
Pastroje shpirtin EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
Pastroje shpirtin EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
Pastroje shpirtin EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
Pastroje shpirtin EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
Pastroje shpirtin EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
Pastroje shpirtin EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
Pastroje shpirtin EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
Pastroje shpirtin EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
Pastroje shpirtin EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
Pastroje shpirtin EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
Pastroje shpirtin EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
Pastroje shpirtin EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
Pastroje shpirtin EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
Pastroje shpirtin EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
Pastroje shpirtin EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
Pastroje shpirtin EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
Pastroje shpirtin EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
Pastroje shpirtin EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
Pastroje shpirtin EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
Pastroje shpirtin EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
Pastroje shpirtin EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
Pastroje shpirtin EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
Pastroje shpirtin EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
Pastroje shpirtin EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
Pastroje shpirtin EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
Pastroje shpirtin EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
Pastroje shpirtin EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
430 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 430 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
Pastroje shpirtin Empty96%Pastroje shpirtin Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
Pastroje shpirtin Empty0%Pastroje shpirtin Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
Pastroje shpirtin Empty0%Pastroje shpirtin Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
Pastroje shpirtin Empty0%Pastroje shpirtin Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
Pastroje shpirtin Empty1%Pastroje shpirtin Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
Pastroje shpirtin Empty2%Pastroje shpirtin Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Pastroje shpirtin

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Pastroje shpirtin Empty
MesazhTitulli: Pastroje shpirtin   Pastroje shpirtin EmptySun 15 Nov 2009 - 13:12

Falenderimet dhe lavdërimet janë për Allahun, Zotin e gjithë botëve. Paqja, mëshira dhe bekimet janë për Muhamedin sal-All-llahu alejhi ve sel-lem, familjen dhe shokët e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Thënia më e vërtetë është thënia e Allahut subhane we teala, ndërsa udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) Veprat më të këqija janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bidat dhe çdo bidat është lajthitje, e çdo lajthitje të çon në zjarr.

Të nderuar besimtarë!

Gjëja më e mirë është dëshira dhe vullneti për ta korrigjuar dhe pastruar shpirtin nga gjërat e pista, si: shirku dhe mëkatet. Një detyrë serioze kjo, që e kishin mbi vete të dërguarit e Allahut të Lartësuar të cilët pastruan veten me fenë e Allahut të Lartësuar.



“Pa dyshim se do të jetë i shpëtuar ai që është pastruar (nga politezmi, duke iu përmbajtur besimit islam), që e përkujton emrin e Zotit të tij dhe plotëson namazin.” (A’la, 14- 15)

Pejgamberët ia mësuan edhe të tjerëve format dhe mënyrat e pastrimit. Allahu i Lartësuar thotë:

“Është e vërtetë se Allahu u ofroi mirësi të madhe besimtarëve, kur Ai dërgoi ndërmjet tyre një të dërguar (Muhamedin) nga mesi i tyre, që atyre t’u lexojë shpalljen e Tij (Kuranin), duke i pastruar ata (nga gjynahet e tyre) dhe duke ua mësuar Librin (Kuranin) dhe Hikmetin (urtësinë dhe sunetin), edhe pse para kësaj ata kan qenë në humbje të qartë.” (Ali Imran, 164)

Pejgamberët e Allahut të Lartësuar kishin për detyrë që t’ua mësojnë njerëzve besimin dhe t’i ndihmojnë në pastrimin nga mëkatet. Kështu që, këtë përgjegjësi duhet ta ndiejë në vete çdo musliman, e në veçanti thirrësat islam, pedagogët, mësuesit, etj.

Lus Allahun e Lartësuar që të na ndihmojë në pastrimin dhe edukimin e shpirtërave!



Të nderuar muslimanë! Dëshiroj t’ju përmend rëndësinë e pastrimit shpirtëror.

Allahu i Lartësuar dërgoi pejgamberë dhe zbriti libra, me të vetmin qëllim që t’i ofrojë lehtësi dhe komoditet në edukimin, korrigjimin dhe pastrimin e shpirtërave, e kjo arrihet vetëm duke kuptuar obligueshmërinë e adhurimit në Allahun e Lartësuar.


“Me pastrim shpirtëror kuptohet dëlirësia e vetes nga çdo gjë e prishur, duke kultivuar të mirën, e kjo realizohet duke besuar dhe vepruar.”

Vetja e pastruar me receptin islam, meriton të cilësohet me cilësitë më të larta në këtë botë dhe në botën tjetër të shpërblehet me çdo të mirë.

Kurani na bënë me dije më shumë se një herë se shpëtimi i të gjithëve është i mvarur me pastrimin shpirtëror, ndërsa çdo humbje dhe dështim është me përdhosjen e vetvetes. Allahu i Lartësuar pastrimit i jep rëndësi të veçantë në suren Shems, ku veçon shtatë krijesa duke përsëritur betimin:


“Pasha diellin dhe shkëlqimin (dritën) e tij! Pasha hënën kur vjen pas tij! Pasha ditën kur ai (dielli) e shndërit! Pasha natën kur ajo e mbulon atë (dritën e diellit)! Pasha qiellin dhe Atë që e ndërtoi atë! Pasha tokën dhe Atë që e shtriu atë! Pasha nefsin (njeriun) dhe Atë që e krijoi atë! Dhe ia mësoi se cilat janë të këqijat dhe të mirat e tij. Pra, ka shpëtuar ai që e pastroi vetveten. E ka dështuar ai që e prishi (poshtëroi) vetveten.” (Shems, 1-10)

Allahu i Lartësuar i thotë Musait (alejhi selam) kur e dërgoi te Faraoni:


“Shko te Faraoni! Vërtet, ai e ka tepruar (në mohim, në politeizëm, në mëkate) Thuaj atij: A do të pastrohesh (nga mëkati i politeizmit)? Të udhëzoj drejt te Zoti yt, e ti t’ia keshë frikën Atij!” (Naziat, 17-19)

Pra, Islami urdhëroi pastrimin e njeriut nga politeizmi, krimi, mohimi, mëkati, njëkohësisht edhe tregoi mënyrën e realizimit të tij. Allahu i Lartësuar thotë:

“Po kështu, Ne ta shpallëm edhe ty (o Muhamed) shpirtin (Kuranin) me urdhërin Tonë. Ti nuk ke ditur çfarë është libri (Kurani) as ç’është imani (besimi), por Ne atë (Kuranin) e bëmë dritë, me të cilën të udhëzuam në rrugë të drejtë atë që dëshirojmë prej robërve Tanë. Dhe padyshim, ti (Muhamed) po udhëheq (njerëzimin) në udhën e drejt (në Islam).” (Shura, 52)

Padyshim, Kurani i shpallur Muhamedit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) është shpirt që gjallëron zemrat, është bazë për jetë, po ashtu, është edhe dritë që ndriçon errësirat.

“Vallë, a është njësoj si ai i cili ishte i vdekur (me mosbeim), ndërsa Ne e ngjallëm (me besim) dhe i dhamë dritë (besimin), me të cilën ai ecën mes njerëzve, si ai që ka mbetur në errësirë ( mosbesim) dhe nuk mund të dalë (shpëtojë nga ajo)!?” (Enam, 122)

Njeriu është i vdekur pa besimin e drejtë në Allahun e Lartësuar, pa dyshim që Islami i jep jetë dhe kuptim se është shpirt dhe dritë udhëzimi për ta kuptuar të vërtetën nga e pavërteta dhe të mirën nga e keqja. Fjalët e Allahut të Lartësuar janë ilaç shërues i sëmundjeve të zemrës.

“O ju njerëz! Juve ju erdhi nga Zoti juaj një këshillë (Kurani) dhe shërimi (i padijes, dyshimit) që gjendet në gjokset tuaja (në zemra) dhe udhëzim e mëshirë për besimtarët.” (Junus, 57)

Të nderuar muslimanë! Po ju përmend tani sëmundjet e zemrës.

Sëmundejt që godasin zemrën janë dy lloje:

1. Sëmundjet e dyshimit në besim.

2. Sëmundjet e epsheve, dëshirave.

Këto dy forma çorientojnë jetën dhe aktivitetin e besimtarit, për të rezistuar nga këto, atëherë ai duhet t’i kthehet Shpirtit-Kuranit, që është fjalë e Allahut të Lartësuar, duke mësuar dhe kuptuar këshillat e Tij.

Besimtari posedon dy fuqi që Allahu i Lartësuar ia ka dhuruar dhe me to mund të rezistojë, e ato janë:

E para: Forca e të kuptuarit dhe vizionit. Besimtari me anë të kësaj fuqie të dhuruar nga Allahu i Lartësuar mund të formojë vizion të qartë mbi mësimet e Allahut të Lartësuar dhe të Dërguarit të Tij. Kështu, sëmundjet e dyshimit dhe dëshirave me diturinë hyjnore mund t’i pengojë apo t’i largojë.

E dyta: Forca e vullnetit. Qëllimi, vendosmëria dhe veprimi duke u ushqyer me vullnetin e mirë e ndihmojnë besimtarin për të gjallëruar me udhëzimet islame dhe forcuar lidhjet me Allahun e Lartësuar.

Kur forca e të kuptuarit dhe vullnetit harmonizohen, atëherë besimtari i përgjigjet Allahut të Lartësuar me bindshmëri të plotë.


“O ju që besuat! Përgjigjuni Allahut (duke iu bindur Atij) dhe të dërguarit Muhamedit) kur Ai ju fton për atë që ju jep juve jetë (ju ngjall) dhe dijeni se Allahu ndërhyn ndërmjet njeriut dhe zemrës së tij. Tek Ai do të tuboheni!” (Enfal, 24)

Shenjat e metodës islame në riparimin shpirtërave njerëzorë

Kategoria intelektuale, në të kaluarën dhe tani, harxhuan mund të madh për të gjetur formulën e riparimit të vetes së njeriut. Provuan metodat filozofike të filozofeve antik, mesjetar dhe modern, duke e preferuar metodën mistike (sufiste), por përsësi rezultati dështoi, sepse i gjithë angazhimi i tyre ishte mbështetur në prova eksperimentale dhe kjo ndikoi në vështirësinë e riparimit dhe ngritjes shpirtërore.

Dhe së fundi, mbeti metoda islame me frymëzim nga Allahu i Lartësuar, metodologji e vetme, nëse përputhet dhe pranohet prej besimtarit, atëherë duken rezultatet dhe frutet e mira.

Në vazhdim po i prezantojmë disa shenja:

- Kurani dhe suneti janë zbulues më të mirë të lumturisë.

Kur besimtari sigurinë, qetësinë, rahatinë e kërkon në Kuran dhe sunet, atëherë ka shijuar ëmbëlsinë e lumturisë. Vetëm Allahu i Lartësuar na ka ofruar formulën e saktë të fatbardhësisë, ku besimtari shijon lumturinë në dynja dhe ahiret. Disa prej njerëzve menduan se lumturia në dynja mund të shijohet duke u kënaqur me llojet e ushqimeve, pijeve, veshmbathjeve, pozitës, pasurisë, martesës, autoritetit, etj. Kush mendon në gjendjen e këtyre, sheh se këta janë në nivel të ulët të njohjes së qëllimit të krijimit dhe njëkohësisht nuk e kanë shijuar ëmbëlsinë e besimit.


“Ndërsa ata që janë të lumtur do të jenë në xhenet përgjithmonë sa të jenë qiejt dhe toka, vetëm si të dëshiroj Zoti yt, dhuratë pa përfundim.” (Hud, 108)

- Ruajtja e mendjes dhe zemrës nga pëshpëritjet e shejtanit.

Mendja dhe zemra çdo herë sulmohen me shigjetat e dyshimit, pëshpëritjes së shejtanit, me qëllim që ta dezorientojë në jetë dhe aktivitet, duke e motivuar dhe lëvizur drejt së keqes.


“A nuk e di ti se Ne i kemi dërguar shejtanët kundër mosbesimtarëve, e ata nxisin pa ndërprerë të bëjnë poshtërsi.” (Merjem, 83)

Për këtë, Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar dhe porositur që të kërkojmë strehim prej Tij nga dyshimet e shejtanit.


“Kur të lexosh Kuranin kërko mbrojtjen (mbështetjen) e Allahut prej shejtanit të mallkuar.” (Nahl, 98)



“Dhe thuaj: O Zoti im! Të mbështetem Ty (të më ruash) nga pëshpëritjet e shejtanit! Të mbështetem Ty, o Zoti im, që ata të mos më afrohen!” (Muminun, 97-98)

Kur besimtari i përmbahet këshillave të Allahut të Lartësuar, atëherë shejtani nuk mund të ketë fuqi dhe të ndikojë në jetën e besimtarit.

“Vërtet, ai (shejtani) nuk ka kurrfarë fuqie kundër atyre që besuan dhe i janë mbështetur Zotit të tyre.” (Nahl, 99)

- Baza e pastrimit shpirtëror është që ajo të bëhet mbi teuhidin (njëshmërinë) në Allahun e Lartësuar.

Islami çdo adhurim e kërkon që të jetë i pastër vetëm për hir të Allahut të Lartësuar. Ky është boshti ku besimtari duhet ta dorëzojë zemrën, ndjenjën dhe veprën. Po ashtu, duhet ditur se Islami kërkon që të jemi ripërtrirës së imanit. Besimi, ashtu siç ngrihet dhe shtohet tek besimtari, po ashtu edhe mund të bjerë në nivelin më të ulët. Besimtari le të ndalet e le të mendojë për suren Fatiha, ku çdo herë e përsërit udhëzimin, duke thënë:


“Na udhëzo ( na drejto) në rrugën e drejtë.” (Fatiha, 6)

Lutjet e drejtuar tek Allahu i Lartësuar ndikojnë që zemra të pastrohet dhe të orientohet në rrugën e drejt. Nga suneti veçojmë duatë (lutjet):


“Allahu im që ndryshon (lëviz) zemrat, drejtoi zemrat tona në nënshtrimin Tënd!” (Transmeton Muslimi)


“Allahu im, më jep dritë në zemrën time!” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)


Duke kërkuar falje nga Allahu i Lartësuar dhe duke e dëshiruar nështrimin e Tij jemi duke ecur rrugës së pastrimit shpirtëror.

Të nderuar muslimanë!

Sot individi, grupet, shoqëritë e ndryshme vuajnë për udhëzim dhe qasje të drejtë, sepse nuk kanë sistem të përkryer që mbron shpirtëroren dhe e përmirësom atë. Sisteme, që përparësi ka vetëm meteria dhe ajo konsiderohet çdo gjë. Sot këto kanë pushtuar me dhunë qenien njeri dhe e kanë bërë të varfër në aspektin shpirtëror. Njeriu në përgjithësi dhe besimtari në veçanti ka nevojë të domosdoshme për orientim të drejtë dhe që plotëson dhe ushqen nevojat e tij shpirtëror. Kjo mund të shijohet vetë në dritën e udhëzimit islam. Përpiquni që këto udhëzime t’i jetësoni, besimtarë të nderuar!


Allahu im! Ushqeji zemrat e besimtarëve me udhëzim të drejtë në Kuran dhe sunet, që ta gëzojnë lumturinë në dy botërat. Allahu im! Na mundëso orientimin e drejtë dhe na ruaj nga çdo e keqe pëshpëritëse!




Përgatiti: Ulvi Fejzullahu
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Pastroje shpirtin
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» PASTROJE SHPIRTIN
» Lajmet Ditore
» Erdogan: Izraeli duhet ta pastrojë Mesdheun nga gjaku i viktimave
» PASTRO SHPIRTIN
» Sa ta keput shpirtin ... .shikone

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: ARKIVA :: 2009 :: Hudbe Islame-
Kërce tek: