Ai i cili është goditur nga vesvesja e shejtanit E Premte, 16 Korrik 2010; 11:53
Transmeton Abdullah ibn Mes'ud se Pejgamberi, sallallahu alejhi we selem ka thënë: "Meleku ka ndikim në zemrën e njeriut, por edhe shejtani e ka ndikimin e tij. Efekti i melekut është shprehur në ushtrimin e të mirës, manifestimin e së vërtetës dhe shpresës në një shpërblim të mirë, ndërsa ndikimi i shejtanit manifestohet në bërjen e punëve të këqija, mohimin e së vërtetës dhe humbjen e shpresës në mëshirën e Allahut xh.sh.
Prandaj, kur në vete ndieni ndikimin e melekut, falënderojeni Allahun dhe kërkoni mirësinë e Tij, ndërsa kur ndieni ndikimin e shejtanit, kërkoni strehim tek Allahu dhe luteni Atë për falje. "(Tirmidhiu, fi Tefsir suretu-l Bekare, hadith nr. 2988; Nesaiu, El-Kubra, hadith nr. 11051. Zinxhir transmetues i këtij hadithi është i dobët, por ka transmetim të besueshëm si thënia e Abdullah ibn Mes'udit.)
Osman ibn Ebu el-'As, radijallahu anhu ka thënë: "Shejtani më pengon mua nga namazi dhe të mësuarit. Pejgamberi, salallahu alejhi we selem, tha: 'Këtë shejtan e quajnë Hinzeb, kështu që kur e ndien atë, thuaj: E'udhu Bilahi mine-shejtani-r-raxhim - kërkoj strehim tek Allahu kundër djallit të mallkuar dhe pështyj tri herë në të majtë." (Muslimi: Kitabu es-selami, Kapitulli Et-teavvuz min shejtani el-vesvese fi es-salati, hadithi nr. 2203)
Ashabët i janë ankuar Pejgamberit, salallahu alejhi we selem, se njëri prej tyre ndjen dyshim në vetvete, kështu që më shumë preferon të digjet se të flet për këtë. Pejgamberi, salallahu alejhi we selem tha: "Allahu Ekber, Allahu Ekber! Falënderojmë Allahun i cili nga intrigat e shejtanit e bëri vetëm vesvesen. "(Ahmed, Musned, 1/2097. Zinxhir transmetues nga Buhariu dhe Muslimi, Ebu Davudi: Kitabu el-edebi, hadith nr 5112., Nesaiu, El-Kubra, Hadithi nr. 6/10505 dhe Amelu el-jevmi ve-l-lejle, hadithi nr. 672)
Pejgamberi, salallahu alejhi we selem, ka mësuar atë njeri të cilin shejtani e shtyen të pyes nga e ka prejardhjen, kur t’i thuhet: Allahu ka krijuar njerëzit, por kush e krijoi Allahun? Të thotë: "Ai është i pari që s'ka fillim dhe i fundit që s'ka mbarim, i dukshmi dhe i padukshmi, dhe Ai është më i dijshmi për çdo gjë." (El-Hadid, 3)
Transmetohet se Ebu Zumejli e kishte pyetur Ibn Abbasin, radijallahu anhu: "Çfarë është kjo që e ndiej në gjoksin tim? E çfarë është ajo? - Pyeti Ibn Abbasi, radijallahu anhu. Pasha Allahun nuk do të flasë për këtë - tha ai. Ibn Abbasi, radijallahu anhu pyeti: "A është ajo dyshimi?" "Po," tha ai. Askush nuk ka shpëtuar nga ajo, edhe Allahu ka shpallur: " Po, (fjala vjen), nëse je në dyshim për këtë që të zbritëm ty (për ngjarjet e pejgamberëve), atëherë pyeti ata që lexojnë librin para teje. Ty të erdhi nga Zoti yt e vërteta, pra, mos u bë prej atyre që dyshojnë. "(Junus, 94) Kur ndien diçka të tillë në veten tënde thuaj: Ai është i pari që s'ka fillim dhe i fundit që s'ka mbarim... - tha Ibn Abbasi, radijallahu anhu.
Me këtë ajet Pejgamberi, salallahu alejhi we selem i ka mësuar ashabët se zinxhiri i pafund dhe i vazhdueshëm i krijimit nuk është teori e saktë ndaj arsyes së shëndoshë dhe se krijesat burojnë nga i Pari para të cilit nuk kishte asgjë dhe përfundojnë te i Fundit pas të cilit nuk ka asgjë.
Emri i Allahut xh.sh., Edh Dhahir do të thotë se Ai është i lartësuar, mbi të cilin nuk ka asgjë. El Batin nënkupton përfshirjen e të gjitha gjërave, në një mënyrë që nuk i ik asgjë. Prandaj, të gjitha kthehen te Krijues i cili është i pavarur nga të tjerët, e të gjithë varen nga Ai. Atij që me vullnetin e vet qeverisë, e çdo gjë qeveriset sipas vullnetit të Tij, i cili ekziston vetvetiu, i pafund që nuk ka fillim, dhe çdo gjë tjetër doli nga asgjëja, i cili jeton vetvetiu, ndërsa të gjithë jetojnë sipas vullnetit të Tij.
Pejgamberi, salallahu alejhi we selem ka thënë: "Njerëzit debatojnë derisa njëri prej tyre nuk thotë: Allahu krijoi krijesat, e kush e krijoi Allahun? Kush e bënë këtë pyetje, le të kërkoj strehim tek Allahu nga shejtani i mallkuar dhe të ndalet"(Buhariu: Kitabu bedi’ el-halki, kapitull Sifeti Iblisi ve xhunudihi, hadithi nr 3276.; Muslimi: Kitabu el-iman, hadithi nr. 135 ; Ebu Daudi: Kitabu es-sunne, seksioni Fi el-xhehmijje, hadithi nr 4721., Nesaiu, El-Kubra, hadithi nr. 6/10499)
Allahu i Madhëruar thotë: "E nëse ty të ngacmon ndonjë ngacmim prej djallit, ti kërko mbrojtje prej Allahut, se vërtet Ai është dëgjuesi, i dijshmi!" (Fusilet, 36)
Ka dy lloje shejtanësh, lloji i parë është që mund t’i shohim me sy e që u përkasin njerëzve, ndërsa lloji tjetër janë të padukshëm të cilët u përkasin xhinëve.
Kjo është arsyeja pse All-llahu xh.sh e ka urdhëruar Pejgamberin e Tij, salallahu alejhi we selem, që dëmin e njeriut ta largoj me shmangie, apologji dhe mirësi, ndërsa dëmin e shejtanit duke kërkuar strehim te Allahu xh.sh. Mbi këto dy lloje flitet në suren El-A’raf (ajet 199 i 200), El-Mu’minun (Ajet 96-98) dhe Fussilet (Ajet 34-36)
Burim Sherifi