Ah! Sikur të mos kishte mbaruar...!
Ah! Sikur të mos kishte mbaruar...!
Mbaroi!
Që nga fëmijëria ju frikësoja hapësirave të ngushta. Sikur të ma mbyllnin gojën, nuk mundja të merrja frymë. Këtë ma vërtetoi edhe mjeku, kjo gjendje ishte një sëmundje që duhej të trajtohej, nuk dija si t’i ndihmoja vetës. E tash...
Tash duhet të mbyllem në hapësirë edhe më të ngushtë?
Më mbështjellën me një çarçaf të xhenazes dhe me kujdes më vunë në një tabut. Zërin e atyre që ishin afër meje e dëgjoja tamam. Edhe pse i kisha sytë e mbyllur, i shihja të gjithë.
Ata ankoheshin: “Kaq i ri ka vdekur?”
Unë mendoja:
"Po, kaq i ri kam vdekur!"
Kam pasur shumë punë për të bërë!
Këstet mujore për shtëpinë dhe për automobilin nuk i kam paguar ende.
Nëna bërtiste:
"Djali im nuk e ka përfunduar ende shkollimin."
Kam dashur ta themelojë një ndërmarrje, e të gjithë ata që i kam dashur, t’i vendosi atje.
Edhe vajguri nuk kam porositur, e dimri po afrohet.
Kur rashë në këto mendime, dëgjova një zë të ashpër në sfond, që më frikësoi pa masë. Më thoshte: “Mbaroi!”
Ah sikur mos të kishte mbaruar...!
Si ka mundur të më ndodhë kjo, si ka mundur të vijë deri te ky aksident. Unë isha një vozitës i mirë.
Përderisa merresha ende me këtë aksident, vëra re se të afërmit dhe familja ime tuboheshin rreth tabutit tim, për të më parë për të fundmen herë. I pashë vetëm katër duar, që e mbyllën tabutin. U mundova të bërtas:
“Mos! Mos!...
Nuk munda ta qes as edhe një zë përjashta. U bë terr! Vetëm dy rreze të dritës i vërejta krahas. Më duket ishin vetëm vrima, kapaku i tabutit më duket nuk u përshtatke siç duhet.
“O Allah!... Çka do të bëhet tash me mua? Çka do të ndodh?”
Nuk isha më në gjendje të mendoja. Më vonë më ngritën lartë. E ndjeva ashtu, sikur të isha në kraharorët e shokëve të mi. Dukej se binte shi. Isha në udhëtim për në xhami, për faljen (namazin) e xhenazes…. Kurrë më parë se kisha vizituar xhaminë...
Po kam dashur të ndryshohem, po, këtë kam dashur ta bëj me gjithë mendje. Të gjitha zakonet e shëmtuara kam dashur t’i largoja. Kam dashur të fillojë t’i fali të gjitha kohët e namazit, të bëhem një musliman i devotshëm. Si ndodhi ky aksident?
Prapë mu paraqit ky Zëri i ashpër:
“Mbaroi!”
Pastaj përfundoi edhe falja e xhenazes. Kur i pyeste hoxha si më njihnin mua, disa nuk përgjigjeshin fare. Po, i kisha lënduar disa nga ata…
Mos të kishte ndodhur ky aksident, atëherë do ju kisha kërkuar falje. Do i kisha rregulluar sigurisht këto gabime.
Sërish më ngritën lart, dhe e lëshuam oborrin e xhamisë. Përmes tabutit që ishte në anën e shtrembër, vërejta që ishim duke ecur drejt varrezave. Shiu u bë edhe me i egër. Pikat e tij dëgjoheshin edhe me fort. Bisedat e jashtme më me vështirësi dëgjoheshin. Dy biznesmenë bisedonin për momentin e vështirë të pazarit që e kishin, dy kushërinj ishin duke zgjedhur një film për fundjavë. Një njeri që e mbante tabutin në kraharorin e majtë i pëshpëriste njeriut matanë:
Po, ku e qëlloi të vdiste bash në këtë ditë, jam bërë qullë deri në këmishën e brendshme.
Si është e mundur?... Dëgjoj mirë? A nuk janë këta të afërmit, shokët e mi, për të cilët e kam sakrifikuar kohën, gjumin dhe kurrë s’ua kam refuzuar ndihmën time.
Më lëshuan poshtë, ndoshta kemi arritur tash tek varri. Unë pashë varrin tim, dhe me duket që po gëzohet të më përpijë. Tash më ra ndërmend :
"Mbaroi!"
Jo! Jo! Me çehren e tyre të mërzitshme më indinjuan shokët e mi në thellësi. Më duket ishin në ngutje, shpejt ma mbuluan trupin tim me dërrasa të holla. O Allah, a nuk ka as ikje?
Një mundësi të dytë, për tu bërë një rob siç e urdhëron Ti ? Sërish mu paraqit ky Zëri i ashpër:
“Mbaroi!”
Mbi dërrasa hidhnin dhe, çdo hedhje që binte në trupin tim kërciste. Tërë forcën që e kisha, mblodha që të drejtohem…
Befas, isha shtrirë në shtratin tim, fqinji, i cili ishte mjek, pëshpëriste ngadalë:
,,Mbaroi!” “Mbaroi!”
Isha lagur me djersë, krejt kjo ishte vetëm një makth. Familja ime më shikonte me një shikim të zhvendosur. O Allah, të falënderoj! Të falënderoj me çdo qelizë timen!. Çka kishte ndodhë nëse nuk do ma kishe dhënë edhe një mundësi...!
Selam alejkum