-Omeri eshte i dyzeti qe e pranoi Islamin,por ndoshta ne kete ka domethenie qe te shpie te mendosh se Kjo nuk eshte ndodhi e rastit.Pejngamberit a.s i erdhi shpallja kur ishte ne moshen 40 vjecare.
Musa a.s ka qendruar ne Turi Sina 40 dite.Beni Israilet per kokfortesine e tyre Allahu i pat denuar 40 vjet te plota.Ne nje hadith Pejngamberi a.s ka thene:
"Besimtari kur i ploteson 40 vjet duhet qe punet e ahiretit te dominojne mbi punet e dunjase."
Omeri r.a sipas numrit rendor ze vendin e 40-te ndersa sipas vlerave dhe meritave te tij,ze vendin e dyte ne radhet e sahabeve te Pejngamberit a.s,prandaj ishte udheheqsi i dyte i muslimaneve.
Omeri r.s,pos meritave te tjera qe posedonte,ne mesin e as-habeve njihej si guximtar i madh.Kur vendosi qe te shperngulet ,u afrua prane qabes ,thiri me ze te larte dhe tha:
"Kush deshiron ta len nenen pa djale ,gruan pa bure ose femijen pa babe ,le te del te pengoi Omerin,se Omeri sot shperngulet".
deri sa ishte gjalle Pejngamberi a.s ,Omeri ishte nder shoket me te afert te tij.Ne shume raste ai edhe ne prezencen e Pejngamberit a.s reagonte.Shembull konkret e kemi rastin e marveshjes se Hudejbijes kur Pejngamberi a.s pranonte kushtet qe i'a paraqisnin idhujtaret.
Omeri r.a ju drejtua Pejngamberit a.s dhe i tha:"A jemi ne rruge te drejte ?"Pejngamberi a.s i tha :Po ."E pse atehere te leshojme pe dhe t'i pranojme kushtet qe ata na i imponojne?.
Pejngamberi a.s i tha:Durim O Omer se ne kete marveshje eshte fitorja jone dhe e Islamit".Omeri atehere u qetesua pasi qe kishte bindje se urtesia e Pejngamberit a.s eshte me e vyshme se guximi i tij.Ishte shume preciz,e dallonte te miren nga e keqja per cka Pejngamberi a.s e quajti Omer Faruk-dallues i te mires nga e keqja,i se vertetes nga e paverteta.
Pergaditi:
Burim Sherifi