Këshilltari politik i Ushtrisë për Sirinë e Lirë, Bessam Dade tha se e kanë vlerësuar pozitivisht propozimin e Ministrit të Punëve të Jashtme të Turisë, Ahmet Davutollu, që ndihmëspresidenti i Sirisë, Faruk Shara, të jetë në krye të qeverisë së përkohshme në Siri.
Në një deklaratë këshilltari politik i Ushtrisë për Sirinë e Lirië, Bessam Dade tha: “Propozimin e Ministrit të Punëve të Jashtme të Turqisë, Ahmet Davutollu e pranojmë me kusht që të mos jetë i ngjashëm me modelin jemenas”.
Ish-liderit të rrëzuar të Jemenit, Ali Abdullah Salih i ishte njohur një kohë e gjatë kur ia dorëzoi detyrën ndihmësit të tij, rikujtoi Dade dhe shtoi: “Ne duam që tranzicioni të ndodhë menjëherë, duam që Beshar Esad t’ia dorëzojë urgjentisht detyrën ndihmësit të tij Faruk Shara. Nuk duam që presidentit të vendit ti njihet një kohë e gjatë si në rastin e Jemenit”.
Dade u shpreh se këtë propozim do ta pranojnë të gjitha grupet opozitare në Siri. “Propozimi i Davutolluesë është rruga më e mirë për të shpëtuar nga Beshari, prandaj mendoj se propozimi do të pranohet nga të gjitha grupet opozitare”, shtoi ai.
Në prononcimet që bëri në një emision transmetuar direkt në ekranet e kanalit kryesor të radiotelevizionit publik turk, TRT1, Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ahmet Davutollu në lidhje me Faruk Sharën tha: “Faruk Shara është mjaft inteligjent. Me qëndrimin e tij të ndërgjegjshëm ai nuk është bërë pjesë e ngjarjeve të fundit dhe të masakrave në Siri. Pastaj Faruk Shara e njeh shumë mirë sistemin”./trt/