Kujdes o nismëtar nëse shkon në bastore… të tjerët të vinë pas.
Unë thellë besoj se ka shumë mënyra për të fituar disa para për të siguruar ekzistencën.
Unë personalisht kur isha i vogël shitja kumbulla në treg. Çfarë kënaqësie!! Pashë Zotin, provoje edhe ti ndonjë mënyrë më etike…
Kujdes o nismëtar nëse flet ndonjë fjalë të pahijshme…
Efekti i këtyre fjalëve është se të vegjëlit do të mësohen nga ti që flet fjalë të ulëta.
Kujdes o nismëtar nga mburrja…
Neve si myslimanë nuk na takon të shfaqim mburrje të tepruar. Asnjëri nga ne nuk duhet ta mendojë se suksesi është fryt i përpjekjeve vetjake. Kujto atë që të dha forcë permanente në arritjen e qëllimeve tua fisnike.
Kujdes o nismëtar kohën e lirë…
Për shkak të kohës së lirë gruaja e ministrit tentoi ta joshë Jusufin a.s. Kjo, për shkak se ajo nuk dinte se çfarë të bënte gjatë ditës. Ne duam që 24 orë të jemi ‘in’ dhe jo ‘out’.
Kujdes o nismëtar shoqërimin të tepërt me vajza…
Shoqërimi me vajzat duhet jetë në proporcion me atë që kërkohet. P.sh. në fakultet kemi të bëjmë punë ekipore për ta përsosur profesionin, atëherë një gjë e tillë është shumë e dobishme…
Ne shprehim keqardhje për ata djem që përveç shoqërimit me vajza nuk dinë tjetër gjë. Shprehim keqardhje për ata djem që pinë ‘17’ makijato në ditë nën shoqërimin e vajzave.
Shprehim keqardhje që vendi jonë nuk po prodhon të rinj me ideale dhe objektiva, të rinj që kanë synim arrtijen e majës së malit.
Kujdes nismëtar pasivitetin tënd…
Ah sikur të mos ekzistonte kjo fjalë!!! Por, ja që ekziston…
Kur isha në shkollë të mesme profesori na pyeste se ku do të regjistrohemi në fakultet. Nëse njëri thoshte se do të regjistrohem në fakultetin ekonomik, atëherë shumë të tjerë jepnin të njejtën përgjigje. A nuk është pasive diçka e tillë?! A nuk është izolim i mendjes?!
Po, po është!... Është për shkak se unë nuk mendoj si ti. Unë nuk dua të shkoj në fakultetin eknomik vetëm se ti po shkon aty. Pse mos të shkoj në ndonjë fakultet tjetër? Pse mos të shkoj në fakultetin e mjekësisë, sociologjisë apo gjuhës angleze. Madje, shërbimi im në këtë fushë do të jetë shumë i dobishëm.
Kujdes o nismëtar kopjimin në provime…
Kjo nuk është mirë pasha Zotin… Provon të kopjosh? E kur te dalësh para All-llahut, çka do të kopjosh, ndonjë vepër të mirë, apo…? Unë kurrë nuk kisha mundur. Edhe nëse vazhdon të biesh prej provimit bëju si ‘milingona’ e cili edhe nëse 99 herë bie nga druri ai nuk dorëzohet dhe provon përsëri.
Këto që i thamë janë veçse disa praktika që i bën njeriu dhe ‘infekton’ të tjerët për t’i pasuar.
Ajo vajzë që shkon me një minifund në shkollë, le ta dijë se do t’i bartë gjynahet e të gjitha vajzave që e ndjekin atë.
Mos harro:
Nuk është njëlloj si ai që vepron një gjynah si ai që e shpik atë. Dikush që korruptohet le ta dijë se edhe të tjerët do të korruptohen dhe ky veçse i bartë gjynahet e tjerëve mbi supe.