PSE MBULESA...?!
Mbulesa është respekt ndaj All-llahut dhe Pejgamberit s.a.v.s. All-llahu ka bërë vaxhib (detyrë të domosdo-shme) respektin ndaj Tij dhe respektin ndaj Pejgamberit s.a.v.s duke thënë:"Aty ku All-llahu ka vendosur për një çështje, ose i dërguari i Tij, nuk i takon asnjë besimtari dhe besimtareje që në atë çështje të bëjnë ndonjë zgjidhje tjetër. E kush bën mëkat ndaj All-llahut dhe të dërguarit të Tij, ai është larguar shumë larg të Vërtetës." (El-Ahzab 36)
"Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në konflikt mes tyre, e pastaj të mos ndiejnë pakënaqsi nga gjykimi yt dhe derisa të mos binden sinqerisht". (En-Nisa 65)
All-llahu i ka urdhëruar gratë duke thënë:
"Thuaju edhe besimtareve t'i ndalin shikimet e tyre, t'i ruajnë pjesët e turpshme të tyre, të mos i zbulojnë stolitë e tyre, përveç atyre që jane të dukshme, dhe le t'i vënë shamitë mbi krahërorin e tyre." (En-Nur 31)
All-llahu thotë:
"Dhe rrini në shtepitë tuaja e mos shfaqni bukurinë tuaj siç shfaqej në injorancën e hershme" (El-Ahzab 83)
"E kur të kërkoni prej tyre (grave të Pejgamberit) ndonjë send, atë kërkojeni pas perdes, kjo është më pastër për zemrat tuaja dhe të tyre" (El-Ahzab 53) "O pejgamber, thuaju grave tuaja, bijave tuaja dhe grave të besimtarëve, le t'i vënë shamitë e veta mbi trupin e tyre." (El-Ahzab 59) Pejgamberi alejhis-selam thotë: "Gruaja është avret" d.m.th. ajo duhet të mbulohet.
MBULESA ËSHTË NDER....
All-llahu bëri mbulesën titull nderi duke thënë:
"O pejgamber, thuaju grave tuaja, bijave tuaja dhe grave të besimtarëve le t'i vënë shamitë e veta mbi trupin e tyre, sepse kjo është më afër që ato të njihen se nuk janë rrugaçe e
të mos ofendohen" (El-Ahzab 59) pra, të mos jenë të dëmtuara nga të amoralshmit. Pjesa e ajetit "e të mos ofendohen" aludon në atë se njohja e bukurive të gruas është
ofendim për to dhe hyrje e fitnes (përçarjes) dhe të keqes. All-llahu lejoi që gratë e moshuara, të cilat nuk i tërheqin burrat, t'i heqin mantot(mbulesat).
"Nuk është mëkat për gratë e moshuara, të cilat nuk dëshirojnë më martesë, që ta heqin mbulesën e tyre, por duke mos i zbuluar bukuritë, megjithatë, më së miri për to është që të jenë të përmbajtura. All-llahu dëgjon dhe di." (En-Nur 60) Pra, Ai cilësoi hixhabin si nder për gratë e moshuara. A thua vallë, ç'thuhet për të rejat?
MBULESA ËSHTË PASTËRTI....
All-llahu thotë:
"E kur kërkoni prej tyre (grave të pejgamberit) ndonjë send, atë kërkojeni pas perdes, kjo është më pastër për zemrat tuaja dhe të tyre." (El-Ahzab 53)
Pra, tregoi se hixhabi është pastërti për zemrat e besimtarëve dhe besimtareve, ngase nëse nuk shiqon syri, zemra nuk e kërkon mëkatin, kurse nëse e sheh syri, mund që ta kërkojë
zemra. Për këtë shkak kur nuk sheh, është më pastër për zemrën dhe nuk mund të biesh në çorodi, ngase hixhabi i ndërpret dëshirat e atyre që i kanë zemrat e sëmura:
"Andaj mos u llastoni në të folur e të lakmojë ai që ka sëmundje në zemrën e tij." (El-Ahzab 32)
MBULESA ESHTE TAKVALLAK....
(frikë-respekt ndaj Zotit)
"O bijtë e Ademit, Ne zbritëm për ju petk që ju mbulon vendet e turpshme dhe petk zbukurues. Por, petku i devotshmërisë është më i miri." (El-A'raf: 26)
MBULESHA ESHTE BESIM....
All-llahu nuk u është drejtuar me urdhërin e Tij për mbulesë jobesimtareve, por besimtareve. Ai thotë: "Dhe thuaju besimtareve..." dhe thotë: "dhe grave të besimtarëve..."
Një ditë, te nëna e besimtarëve, Aishja radiallahu anha hynë disa gra nga vendi Benu Temin me rroba të holla. Ajo iu drejtua duke u thënë: "Nëse jeni besimtare, kjo nuk është veshja e besimtareve, e nëse nuk jeni besimtare, atëherë kënaquni me to."
MBULESA ESHTE PER ATA QE TURPROHEN....
Pejgamberi alejhis-selam thotë:
"Çdo fe ka moralin e vet, kurse morali i Islamit është turpi."
"Turpi është prej imanit, kurse imani (të shpien) në Xhennet"
"Turpi dhe imani janë të pandarë. Nëse njëri ngrihet, ngrihet edhe tjetri"
Trasmentohet nga Aishja radiallahu anha nëna e besimtarëve, e cila thotë: "Hyja në shtëpinë në të cilën ishin varrosur Pejgamberi alejhis-selam dhe babai im (ebu Bekri r.a.) pa mbulesë, ngase aty ishin (të varrosur) burri dhe babai im. Kurse kur u varros edhe Umeri r.a.,
për Zotin nuk kam hyrë pos me mbulesë, ngase më vinte turp prej Umerit r.a." Pra, mbulesa është në përputhshmëri me turpin, i cili është në natyrën e gruas.
MBULESA ESHTE XHELOZI...!!!
Mbulesa është në përputhshmëri me xhelozinë (e lejuar), e cila është prej natyrës së burrit të drejtë, i cili nuk toleron që të hidhen shiqime përvjedhëse kah gruaja ose bijat e tija.
Shumë luftëra kanë filluar mu për shkak të tradhëtisë së gruas, që ka filluar me shikim të thjeshtë.
Aliu r.a. thotë:
"Më kanë treguar se gratë tuaja përzihen me burrat e huaj në treg (pa prezencën tuaj)? A nuk keni xhelozi? Nuk ka hajr prej atij që nuk xhelozon!" Kuptohet, xhelozia ndaj gruas së pafajshme dhe të ndershme nuk preferohet, por duhet pasur gjithmonë kujdes nga cytjet e shejtanit alejhi lanet.
DEMET E LAKURIQESIS..!!
Të zbuluarit është mëkat ndaj All-llahut dhe Pejgamberit alejhis-selam. S'ka dyshim se
ai që bën mëkat ndaj All-llahut dhe Pejgamberit alejhis-selam nuk i bën dëm askujt përveç vetvetes.
Pejgamberi alejhis-selam njëherë tha:
"I gjith ummeti im do të hyjë në Xhennet, përveç atij që refuzon."
Thanë: "Kush refuzon o Resulull-llah?" Tha: "Kush më respekton do të hyjë në Xhennet, kurse kush nuk më respekton, ka refuzuar."
LAKURIQESIJA ESHTE PREJ MEKATEVE SHKATRUESE!
Një ditë, te Pejgamberi alejhis-selam shkoi Umejmetu bint Rukejka për t'iu besatuar për Islam. Pejgamberi alejhis-selam i tha:
"Ma jep besën se nuk do të bësh shirk, nuk do të vjedhësh, nuk do të bësh zina, nuk do ta vrasësh fëmijën tënde, nuk do të trillosh ndonjë akuzë, nuk do të vajtosh dhe se nuk do të dalësh e zbuluar, ashtu si dilje në xhahilijet (në injorancën e hershme)." Pra, Pejgamberi alejhis-selam krahësoi të zbuluarit me mëkatet më të mëdha.
LAKURIQËSIA SHKAKTON MALLKIMIN DHE LARGIMIN NGA MËSHIRA E
ALLAHUT!!
Pejgamberi alejhis-selam thotë:
"Në fund të ummetit tim do të ketë gra të veshura, por të zhveshura, ndërsa kokat(flokët) e tyre do të jenë sikur gungat e deves. Mallkoni ato, ngase ato janë të mallkuara."
LAKURIQËSIA ËSHTË PREJ CILËSIVE TË BANORËVE TË ZJARRIT..!!
Pejgamberi alejhis-selam thotë:
"Populli, i cili mban në dorë kamxhikë sikur bishtat e lopës, me të cilët u binë njerëzve,si dhe gratë e veshura por të zhveshura, të cilat lëkunden gjatë ecjes, kokat (flokët) e të cilave
janë si shpina e deves nuk do të hynë në Xhennet, e as që do të nuhatin erën e tij, ndërsa era etij ndihet aq larg."
LAKURIQËSIA ËSHTË DYFTYRËSI!!
Pejgamberi alejhis-selam thotë:
"Gratë më të mira janë të dashurat, ato që lindin dhe ato që përkrahin burrin, kuptohet, nëse i frikohen Zotit, kurse gratë më të këqia janë ato të zhveshurat, ato janë dyftyrëshe. Ato nuk do të hynë në Xhennet, përveç një numër i vogël."
LAKURIQËSIA ËSHTË TURP!!
Pejgamberi alejhis-selam thotë:
"Ajo grua e cila ndërron rrobat në shtëpi tjetër përveç shtëpisë së burrit të saj, ka grisë mbulesën që ka pasë ndërmjet saj dhe All-llahut a.v.xh. (az-ze ve xhEl-le)"
LAKURIQËSIA ËSHTË ZINA (AMORALITET)
Gruaja është avret (pjesë e cila duhet të mbulohet), kurse zbulimi i avretit është zina(amoralitet) dhe shëmtim. All-llahu thotë:
"Kur punojnë (idhujtarët) diçka të shëmtuar, thonë: -Ne i gjetëm duke bërë kështu prindërit tanë, dhe All-llahu na urdhëroi këtë (vizitën rreth Qabes lakuriq). Thuaj: -All-llahu nuk urdhëron të shëmtuarën, a po e thoni për All-llahun atë që nuk e dini?" (El-A'raf 28)
Shejtani është ai që urdhëron në këtë zina:
"Djalli ju frikon nga varfëria dhe ju urdhëron të keqen..." (El-Bekare 268)
E zhveshura është mikrob i dëmshëm, i cili në shoqërinë Islame përhapë amoralitetin.All-llahu thotë:
"Ata të cilët dëshirojnë që te besimtarët të përhapet amoraliteti, i pret dënim i dhembshëm në këtë dhë në botën tjetër. All-llahu di, e ju nuk dini". (En-Nur 19)
KËTO JANË PËRFUNDIMET E PADËSHIRUARA:
gratë fillojnë të garojnë në zbulimin e bukurive (që është vepër e ndaluar), me qëllim që ta tërheqin shiqimin e të tjerëve, gjë që shkatërron moralin dhe pasurinë, dhe e bën gruan mall të lirë, i cili i ekspozohet çdokujt;
-shkatërrohet morali edhe te pjesëtarët e gjinisë mashkullore, sidomos te të rinjtë, të cilët më shpejt nxiten në vepra të ndaluara;
-shkatërrohen lidhjet familjare dhe përhapet mosbesimi ndërmjet anëtarëve të familjes;
-fillon tregëtia me gra (në forma të ndryshme);
-fillon keqtrajtimi i çdo gruaje, pa marë parasysh moralin e saj;
-përhapen sëmundje. Pejgamberi alejhis-selam thotë:
"Çdo herë që përhapet prostitucioni në një popull, në të përhapen edhe sëmundje dhe epidemi, të cilat nuk kanë ekzistuar te paraardhësit e tyre."
-nuk i ipet rëndësi zinasë së syve. Pejgamberi alejhis-selam thotë:
"Zinaja e dy syve është shiqimi"
dhe gjithashtu bëhet rëndë mposhtja e shiqimit, me të cilën vepër do ta kënaqnim All-llahun .
-merita për të zbritë dënime të ndryshme, të cilat janë më të rrezikshme edhe se shkatërrimet
më të mëdha që i bën njeriu (sepse Zoti është më i fuqishëm se ai).
All-llahu thotë:
"Kur duam ta shkatërrojmë ndonjë vend, i urdhërojmë pasanikët e atij vendi (ta respektojnë All-llahun), ndërsa ata bëjnë amoralitet, e atëherë zbatohet dënimi i merituar
kundër tyre dhe e shkatërrojmë (vendin) tërësisht." (El-Isra 16)
Pejgamberi alejhis-selam thotë:
"Nëse njerëzit e shohin ndonjë vepër të keqe dhe nuk e ndryshojnë, kam frikë se Allahu e kaplon edhe ata me dënim."
Pra, motra ime muslimane:
A nuk e kupton fjalën e Pejgamberit :
"Largo pengesën nga rruga e muslimanëve" ?
Nëse largimi i pengesës nga rruga është prej degëve të imanit, a thua vallë cila është më e dëmshme: guri dhe therra në rrugë ose fitneja e cila shkatërron zemrën, prish trurin dhe
përhap amoralitetin ndër besimtarët? WEALEJKUM SELAM
Prg:
Hfz Zudi Fejzuli