A je i kënaqur me atë që ke në duar ???
Përderisa miliona njerëz në gjithë botën vdesin nga uria, ky është fakt i gjallë që argumenton se miliona dollarë harxhohen kotë në operacione plastike…
A je i kënaqur me atë që ke në duar ???
Bëhu e sinqertë. A je e kënaqur me pamjen tënde ? Nëse do të jepej shansa të ndryshoje ndonjë pjesë të trupit, a do ta bëje këtë ? Ndoshta ëndërron të ishe më e gjatë, ose më e hollë, pëlqen ngjyrë tjetër të flokëve tua, ose ndoshta pëlqen ngjyrën e qiellit për sytë e tu… Por sikur të mendosh për këtë :
Përderisa miliona njerëz në gjithë botën vdesin nga uria, ky është fakt i gjallë që argumenton se miliona dollarë harxhohen kot në operacione plastike…
Televizioni, interneti, gazetat dhe shumë mjete tjera të informimit janë përplot reklama për atë se si do të duhej të dukeshim..Vetëm për disa dollarë operacioni plastik mund të ndryshojë formën e hundës, të pakësoj rrudhat përreth syve, ose dhjamin e stomakut të zhdukë krejtësisht.
Shumë programe televizive janë në favor të shikuesve duke i mësuar si të humbin peshën e madhe të trupit, dhe si të vishen për të fituar vëmendjen e çdokujt. Mbase nuk mund çdokush prej nesh të shkoj aq larg deri në operacion plastik, "jo se nuk duam", por për shkakun se s'mund të paguajmë operacionin.
Iluzion
Të gjithë ne jemi të përmbysur në sferën e reklamës, që na bind se së paku ka edhe një mundësi për tu ndryshuar dhe për tu paraqitur më bukur. Si i riu ashtu edhe i moshuari e preferon këtë. Pse e gjithë kjo ? Nuk është mëkat të dëshirosh më të mirën për veten, por problemi vjen mu atëherë kur njerëzit kalojnë kufirin, dhe orvatjet e tyre shkojnë aq larg sa që më në fund jo vetëm që s'janë të kënaqur me pamjen e tyre, por edhe me njeriun më të afërtë, dhe njëkohësisht më të dashur për to..
-Allahu me fuqinë e Tij të pafund, krijoi qeniet e gjalla ashtu si dëshiron Ai.
Mendon se Ai gaboi në krijimin tend ??? Vallë Ai që krijoi qiejt e tokën dhe gjithçka që ka mes tyre GABOI që të sjelli në jetë ??? Kuptohet se JO, AI thotë në Kur'an
'' Vërtet, Ne e krijuam njeriun në formën më të bukur'' Suretu et Tinë. / 4
Medito
Thellohu një çast : Kujtoje të verbërin që as i bie të mendoj për ngjyrën e syve, përderisa i mungon drita e syve. Kujtoje një femër që as i bie të mendoj për ngjyrën e flokëve, përderisa vuan nga kanceri,dhe si pasojë e kësaj ka ngelur pa flokë.. A nuk e vëren sa fatlumë që je ? Por ja që ekzistojnë njerëz të tillë që mundohen të futin në dyshim për shumë të mira që i kemi në duart tona..
Të qenurit i lumtur nuk asocion në veshjen dhe ngjyrën e syve tu. Shiko milion fytyra të buzëqeshura që nuk kanë asgjë në duar, megjithatë mundësinë për të jetuar, e konsiderojnë dhuratë speciale prej Zotit.
-Ndaje për çdo ditë disa çaste, dhe mendo për të mirat që posedon.
Edhe sot si çdo ditë pate fat të hash mëngjezin…apo jo?? Kujto pak për ato që nuk kanë nuhatur erën e gjellës me muaj ose vite..
Kushtoja vetes këto ajete:
'' O ti njeri po ç'të mashtroi ty kundrejt Zotit tënd që është bujar dhe i urtë ?
I cili të krijoi, të përsosi dhe të drejtoi,
Të formësoi në formën që ai dëshiroi''
Infitar / 6.7.8.
Allahu na krijoi ashtu si deshi, dhe kujdeset për ne në çdo moment të jetës tonë.
Është Allahu Ai që mundësoi të shijojmë lindjen e diellit në këtë mëngjes, dhe të marrim frymë edhe sot.
Në sexhden e ardhshme me përulësi falëminderoje Allahun që të ka bë ashtu si je..
Në takimin e ardhshëm me pasqyrën kur të shohësh veten thuaj :
'' O Allah zbukuroje moralin tim ashtu si e zbukurove pamjen time'' ( hadith)
'' MË MIRË ËSHTË NJË ORIGJINAL I KEQ, SA SA NJË KOPJE E BUKUR ''