Motra ime e dashur!
Motra ime e dashur!
Kjo është ajo çka kërkohet prej muslimanës së nesërmës. Prej saj kërkohet që ta njohë fenë dhe jetën, të jetë prej atyre që pa nda i kryejnë obligimet ndaj Allahut xh.sh., ndaj burrit e ndaj fëmijëve, ndaj shoqërisë e ndaj atdheut. Të bëhet një edukatore e palodhshme në edukimin e brezërave të ardhshëm dhe në ringjalljen e vërtetë të Islamit.
Përmes ringjalljes dhe forcimit te Islamit, përmes mëshirës së Allahut Mëshirues, do të kthjellet edhe vetëdija intelektuale, intelektuelët do të jenë më konkretë e më të guximshëm, të cilët pastaj do të ndikojnë edhe në shtimin e pasyrise matariale dhe të asaj shpirtërore. Nuk ka dyshim se lumturia shpirtërore do të jetë vazhdimisht në kulmin e vet.
Kjo është ajo lumturi për të cilën Ummu Kulthumi, vajza e Aliut e bashkëshortja e Omerit r.a me kënaqësi flet pas një rasti kur Omeri r.a. i hidhëruar i kanoset se do ta bëjë të pikëlluar: "O burri im ! Ti nuk mund të më bësh të pikëlluar, sepse lumturinë time unë e shoh në besimin tim, ndërsa besimi im është në zemrën time të cilën e mbizotëron, kush tjeter, pos Zotit tim".
E lus Allahun xh.sh. që të na bëjë të sinqertë në fjalët dhe veprat tona, ta orientojë femrën muskimane drejt rrethit ku kalitet përsonaliteti Islam, ta bëjë si muslimanet e gjeneratës së parë Islame.
E përfundoj fjalën duke kërkuar mëshirë nga Allahu xh.sh. për mua dhe për të gjithë!