Dy fjalë nga zemra, motra–motrës
Subhana’ALLAH, a thua jemi sa duhet të vetëdijshëm për njëmendësinë e jetës, për qenësinë tonë dhe mbi rëndësinë e të qënit tonë si halif?
Sa herë ia shtrojmë këtë pyetje vetvetës sonë, në heshtje ose publikisht?
A ka jeta jonë kuptim, motra, vëllezër, po e haruam qëllimin e të qënit tonë?
Ato dromca jete përditshmerisë së nënave, motrave, bijave, kalamajve,në Palestinë, Irak, Afganistan, اeçeni, dje pardje në Bosnje dhe Kosovë e hapësiren mbarëshqiptare, dhe ku jo në botën islame e joislame, në gjithë tokën e ALLAHUT, të këtij planeti të vogël, do të duhej të na shtyenin të meditojmë qoft edhe vetëm nga një çast në ditë! Dhe ky meditim do të na shtyente t’a vrasim sadopak ndërgjegjen tonë shpesh të përgjumur ose apatike !
E nëse jo, nëse kjo nuk arrinë të prekë ndërgjegjen tonë, atëherë motra dhe ju vëllezër ku qëndroka kuptimi i kësaj jete të shkurtër kalimtare? A thua jemi në sprovë apo vetëm djerakohës të kësaj bote? Kush duhet të ket përgjegjësi nëse jo vet ne!!!
A thua tërë fokusi ynë edhe sot duhet të kufizohet në komoditedin, begatitë e kësaj bote të rreme, fëmijtë, pa mos u shqetësuar fare për misionin e lartë si halif t’ALLAHUT !
A benë t’a harojmë kaq shpejt të kaluarën e idhtë të dje pardjeshmes, plagët e së cilës po i vuajmë ende (shumë prej nesh)? A duhet të ndalemi vetëm në hallet tona të përditshme ose edhe të habitemi pas lakmive të kësaj bote?
(Secili(a)le t’i përgjigjet në heshtje këtyre pyetjeve nga thellësia e tij e padukshme!!!!!!!).
Do t’ishim në lartësi të detyrës sonë fisnike, si krijesat më të dashura dhe më të nderuara t’ALLAHUT, nëse vetëdijsohemi zëshëm për qenësin tonë, sidomos si musliman, nëse nuk do të habiteshim pas dynjallëkut me kotësira, nëse çdo mendim, veprim yni do t’ishte në harmoni me thirjen tonë të brendshme (shpirtërore); të reagojmë denjësisht ndaj padrejtësive, shtypjes, dhunës, t’ua shtrijmë dorën nevojtarve, hallexhinjëve aq sa mundemi, t’i kujtojmë jetimët, të shtypurit, t’ua drejtojmë një lutje të robëruarve, të bëjmë dy fjalë të sinqerta miradije motrave, nënave, bijave muslimane të shumëvuajtura por dinjitoze, kudo ku ndodhen!!
E nëse të gjithë do të vepronim kështu, motra, vëllezër, do të ndjekshim rrugën e Pejgamberit tonë të dashur,dhe nënave të besimtareve te para muslimane, Hatixhe, AJSHE, Fatime, Kulsum e shumë të tjera, që lanë dunjallëkun për ahiretin! Kështu do të shpresonim takimin me ALLAHUN ; do të qetësonim e paqëtonim zemrën, e shpirtin tonë, pa llogaritur kundëshpërblim të kësobotshëm!
Rrugët për fituar kënaqësinë e ALLAHUT, duke kryer obligimet tona, janë të shumta, të dëshmohemi duke vepruar!