islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
Letër motrës qe u mbulua EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
Letër motrës qe u mbulua EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
Letër motrës qe u mbulua EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
Letër motrës qe u mbulua EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
Letër motrës qe u mbulua EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
Letër motrës qe u mbulua EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
Letër motrës qe u mbulua EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
Letër motrës qe u mbulua EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
Letër motrës qe u mbulua EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
Letër motrës qe u mbulua EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
Letër motrës qe u mbulua EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
Letër motrës qe u mbulua EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
Letër motrës qe u mbulua EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
Letër motrës qe u mbulua EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
Letër motrës qe u mbulua EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
Letër motrës qe u mbulua EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
Letër motrës qe u mbulua EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
Letër motrës qe u mbulua EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
Letër motrës qe u mbulua EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
Letër motrës qe u mbulua EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
Letër motrës qe u mbulua EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
Letër motrës qe u mbulua EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
Letër motrës qe u mbulua EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
Letër motrës qe u mbulua EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
Letër motrës qe u mbulua EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
Letër motrës qe u mbulua EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
Letër motrës qe u mbulua EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
Letër motrës qe u mbulua EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
Letër motrës qe u mbulua EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
Letër motrës qe u mbulua EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
Letër motrës qe u mbulua EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
Letër motrës qe u mbulua EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
Letër motrës qe u mbulua EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
Letër motrës qe u mbulua EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
Letër motrës qe u mbulua EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
Letër motrës qe u mbulua EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
Letër motrës qe u mbulua EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
Letër motrës qe u mbulua EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
Letër motrës qe u mbulua EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
Letër motrës qe u mbulua EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
272 përdorues në linjë: 1 anëtar 0 të fshehur 271 vizitorë :: 2 Bots

Bona

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
Letër motrës qe u mbulua Empty96%Letër motrës qe u mbulua Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
Letër motrës qe u mbulua Empty0%Letër motrës qe u mbulua Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
Letër motrës qe u mbulua Empty0%Letër motrës qe u mbulua Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
Letër motrës qe u mbulua Empty0%Letër motrës qe u mbulua Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
Letër motrës qe u mbulua Empty1%Letër motrës qe u mbulua Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
Letër motrës qe u mbulua Empty2%Letër motrës qe u mbulua Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Letër motrës qe u mbulua

Shko poshtë 
AutoriMesazh
muslimanja
Antar-aktiv
Antar-aktiv
muslimanja


Numri i postimeve : 148
Data e regjistrimit : 18/09/2010
Mosha : 29
Nacionaliteti-Sheti : Kosovë

Letër motrës qe u mbulua Empty
MesazhTitulli: Letër motrës qe u mbulua   Letër motrës qe u mbulua EmptyFri 1 Oct 2010 - 17:43

Shkëlqe me Islamin tënd dhe me sytë e tu ndaloja të folurën e mëtutjeshme, sepse ty motër të shkëlqen Islami në sy...





Kujdes, pasi të mbulohesh!

Shpeshherë në jetë jemi përballur me sfida, mirëpo kanë qenë të vogla dhe të përballueshme për ne. Ndonjëherë na duket vetja aq e vogël sa nuk kemi guxim të marrim hapin që e shohim si të madh, mirëpo harrojmë që po në këtë moshë jemi urdhëruar ta bëjmë këtë hap.
Është e vështirë të bëhet kjo që ke bërë ti. Kërkon vendosmëri, mund, sakrificë, luftë me veten, mirëpo, edhe pse po jetojmë në liri të mendimit dhe përcaktimit, tani po kërkohet edhe përgatitje për përballje me të tjerët.
Të parët me të cilët do të ballafaqohesh janë njerëzit që ishin prezentë gjatë zhvillimit tënd, ishin krahu yt i djathtë, ishin njerëzit që u mësuan me lotët tanë që i shoqëronte herë pas here edhe zëri i dhimbjes, ishin njerëzit që na duruan kur të tjerët na injoronin, ishin njerëzit që e pikturonin buzëqeshjen kur të tjerët për ne i përgatisnin rrudhat në ballë, ishin njerëzit që gjumi i tyre ndërpritej atëherë kur ne qanim e zgjoheshim! Ata janë njerëzit që ne i duam fort dhe më së shumti i duam pas Allahut dhe të Dërguarit, mirëpo NJERËZ janë!
Erdhi një kohë kur po këtyre njerëzve duhet t’ua kompensojmë gjithë këto të mira, të jemi krahu i djathtë i tyre, të jemi ne prindërit e tyre. Kjo situatë na ka zënë, andaj duhet të jemi të zonja që ta kapim në grusht gjendjen dhe ta shtrëngojmë fort e mos të lejojmë të na ikë as edhe një moment; të jemi ne ato që qajmë bashkë me ta kur ata qajnë për ne me injorancën e tyre; të jemi ne ato që iu tregojmë atyre hapat e parë të rrugës në vazhdim... të jesh ti motër ajo që ju tregon prindërve të tu që tani ke vendosur t’i përmbushësh urdhrat e Allahut në vend dhe mos harro t’ia përkujtosh vetes urdhrin që ka të bëjë me respektimin e tyre.
“Ne e kemi urdhëruar njeriun që t’i nderojë prindërit e vet. Nëna e ka mbartur atë, duke duruar mundim pas mundimi, e ndarja e tij (nga gjiri) është brenda dy vitesh. Ne i thamë atij: “Bëhu falënderues ndaj Meje dhe prindërve të tu! Tek Unë do të ktheheni të gjithë. Nëse ata orvaten, që të më shoqërosh Mua (në adhurim) diçka, për të cilën ti nuk ke dijeni, mos i dëgjo, por sillu mirë me ata në këtë jetë dhe ndiq rrugën e atij që drejtohet tek Unë me devotshmëri; pastaj, tek Unë do të ktheheni dhe Unë do t’ju lajmëroj për atë që keni bërë.” (Llukman:14)

Kur drejtohesh t’iu flasësh, të lutem bëje me ndjenjën e mëshirës, ashtu si të këshilluan ata kur ti gaboje në detyrat shkollore. Prandaj mos harro se kjo nuk është barrë për neve, kjo është dhunti e madhe që na është dhuruar! T’iu dalim në hak sadopak atyre që iu kemi borxh shumë. Po të ishim në një situatë tjetër mendoj se do ta kërkonim këtë dhunti: t’ua mësojmë mënyrën e jetesës më të dashurve tanë! Mirëpo për hir të Allahut mos harro të përdorësh tonin më të ulët kur t’i gjesh ata me tonin më të lartë, ti e di mirë që kështu je porositur.

”...mos i kundërshto, por drejtoju atyre me fjalë respekti. Lësho para tyre krahët e përuljes prej mëshirës dhe thuaj: “O Zoti im, mëshiroji ata, ashtu siç më kanë rritur, kur unë isha i vogël!” (Isra: 23 dhe 24)

Kush e di, ndoshta do të gjesh në fjalorin e tyre shprehje të shirkut dhe kufrit duke të qortuar pikërisht ty, mirëpo shkëlqe me Islamin tënd dhe me sytë e tu ndaloja të folurën e mëtutjeshme, sepse ty motër të shkëlqen Islami në sy, të buzëqesh fytyra edhe kur zemra lot të pikon. Mos harro se ti je duke mbajtur kurorë nga diamanti që nuk ta sheh gjithkush, mirëpo të jesh e bindur se gjithkush nuk e ndjen krenarinë që mbanë në zemrën tënde, sepse ti ke gjetur kodin që shumë të shkujdesurve iu ka humbur, ke gjetur kodin që të tjerët e harruan... e harruan dhe nuk mund ta konfigurojnë dot më jetën e tyre. Ata kanë filluar symbyllur të jetojnë jetën e të tjerëve që edhe ata të humbur janë gjithsesi, ndërsa ti ke gjetur çelësin që iu ka humbur mendjelehtëve. Andaj motër e imja, ti në shenjë falënderimi ndaj Allahut sillu ashtu si Ai të obligoi e mos dil prej kornizave atëherë kur me një vepër hyn brenda në kornizë. Unë e di se ti mundesh sepse nuk u zgjodhe kot fillimisht të jesh pjesë e kësaj jete, pastaj t’u dha diçka që ty të bëri ta kuptosh qëllimin e ardhjes tënde, e pas kësaj t’u dha diçka edhe më e madhe e që është hapi drejt realizimit të këtij qëllimi.
Kujdes si po e arrin këtë qëllim! Harroje në fjalorin tënd arrogancën, harroje të mendosh se je e shtypur, sepse ti me veprimin tënd sapo ke arritur të dëshmosh se ty nuk të shtypin ata që dynjaja i ka kapur para vetes. Mirëpo edhe këtu, eja motër e dashur ndalemi bashkë e i shikojmë ata me syrin e mëshirës, sepse atyre shumë pak iu dha rasti që ta kuptojnë realitetin. Ata u rritën me dynjanë në zemër, ndërsa ti edhe pse në moshë të re, në moshën kur je sfidë për vete, ke hapur sytë e realitetit, andaj mundësoju edhe të tjerëve t’i hapin këta sy. Asnjëherë mos mendo se është vonë, sepse i Dërguari, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, i lutej xhaxhait të vet me lutjen më të sinqertë që në momentet e fundit të thoshte fjalën më të madhe, shehadetin. Ai edhe pse nuk e dëgjoi, ti mos mendo se të gjithë e kanë fundin e njëjtë.

Përballja tjetër që do të gjejë motra ime tani me vellon mbi supe, është përballja me njerëzit që pas një kohe të gjatë të njohjes së tyre ti arrite t’i quash ‘’Miq’’. Janë po këta që dikur buzëqeshnin kur të shihnin; të rrinin afër për të ndarë pjesë nga jeta e tyre, kaloje momente me ta që e karakterizonin ditën tënde. Tani ndoshta do t’i gjesh duke të injoruar për shkak të veprimit tënd; do t’ua njohësh një anë që nuk ke menduar se e posedojnë, anën e nënçmimit, do t’i shohësh që janë larguar nga ti dhe tanimë të janë bërë miq të largët dhe shumë të panjohur, do t’i shohësh si ‘’miq’’ që nuk do të arrish t’i kuptosh sjelljet e tyre, do t’i shohësh si ‘’miq’’ që arritën për një moment të shfaqin urrejtjen e tyre; do t’i njohësh edhe si arrogantë që nuk i masin veprimet e tyre dhe shumë të egër në raport me ty. Edhe këtu ke porosi nga Islami, andaj mos harro ta shfrytëzosh!

Ibën Mes’udi, Allahu qoftë i kënaqur me të, tregon se i Dërguari sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thënë: Zjarri i është ndaluar atij që është njeri i afërt, i lehtë, i dashur, i sjellshëm dhe i butë. (transmeton Tirmidhiu)

Ndoshta do të gjesh zhgënjim në vazhdimësinë e jetës tënde, mirëpo nuk je e vetmja që u përballe me këtë mënyrë të jetës dhe e gjithë kjo është si rezultat i punës tënde. Tagora thotë: “Kam ëndërruar që jeta të jetë e lumtur, kur jam zgjuar kam kuptuar se jeta është e vështirë. Kam punuar dhe jam bindur se te vështirësia qëndron lumturia”.

Motër e dashur! Ke parasysh gjithmonë se ke njerëz që janë në vagonin e njëjtë të jetës dhe të duan shumë, kanë dëshirë të kalojnë çaste të kësaj jete me ty, kanë dëshirë të ndajnë momentet më të mira me ty, kanë dëshirë të të kenë afër nën Hijen e Arshit, pastaj kanë dëshirë të ulen me ty në kolltukët e Xhennetit dhe të bisedojnë me ty për momentet e kësaj jete, andaj jeto këto çaste që të grumbullosh sa më shumë ndodhi me këta njerëz dhe të kënaqesh pastaj me ta në ata kolltukë. Nëse nuk kam armë tjetër të të mbroj, kam ''armën'' e Duasë që në çdo moment për ty motër e dashur do ta shfrytëzoj. Ti e di mirë që këtë ''armë'' në këto momente po e përdorin shumë të tjera që të duan si unë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Letër motrës qe u mbulua
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Letër motrës
» Letër motrës muslimane
» [Këshilla motrës muslimane]
» Dy fjalë nga zemra, motra–motrës
» Hixhabi - Mbulesa e Motres Muslimane

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Gruaja dhe familja :: Tema islame për femrat muslimane-
Kërce tek: