Mos agjëro,nëse…!!!
Në dyert e zemrave dhe mendjeve tona po afrohet muaji i agjërimit. Dalëngadalë po troket në zemrat tona dhe po na thërret që të ecim bashkë me të drejtë rrugës së mirësisë së Allahut. Besimtarët e tërë rruzullit tokësor përgatiten për ta pritur në mënyrë dinjitoze këtë muaj. Ata në këtë muaj mbushen me energji për punë pozitive dhe reale gjatë një viti të tërë. Largojnë vetën dhe të tjerët nga rrugët e këqija! Afrojnë veten dhe të tjerët në rrugët e mira dhe të dobishme. Por, për dallim prej religjioneve tjera, në religjionin islam, muajt ecin gjatë tërë vitit. Ata nuk rijnë vetëm në një stinë. Kështu krijohen disa probleme tek disa persona të caktuar në agjërim gjatë kohëve të nxehta kur dita është e gjatë e nata e shkurt.
Besimtari i cili beson Allahun dhe ditën e gjykimit, ai padyshim nuk do të ketë problem kushtet klimatike për të agjëruar, por ndodh që ndonjëherë zemrat të dobësohen dhe të ndikohen shumë prej cytjeve të djallit të mallkuar. di të ndikohet edhe prej djallit të mallkuar. Ajo lëviz njëjtë si lëvizin muajt e Allahut të Madhërishëm. Herë furnizohet me energji pozitive të nxehtë e herë ftohet prej bërjes së veprave të mira dhe në këtë mënyrë bëhet një me djallin e mallkuar.
Na ka treguar Adem b.Ebu Ijasi, këtij i tha Ibën Ebu Dhi`bi, ky dëgjoi prej Seid Makburiut, ky prej të atij, ky prej Ebu Hurejres r.a.i cili tha: Pejgamberi s.a.v.s ka thënë:" Kush nuk i len fjalët e këqija por vepron kështu edhe ( gjatë Ramazanit) Allahu s`ka nevojë që ai ta lejë ushqimin dhe pijen e tij".( Sahihu-l-Buhari në gjuhën shqipe 5, Prishtinë, 1994, f.124)
Një porosi shumëdimensionale e Pejgamberit a.s. na paraqitet në formën si e përshkruam më lartë. Agjërimi ngërthen në vete shumë mësime, e sipas hadithit të cituar, mësimi kryesor i agjërimit është edukimi jonë dhe pajisja me morale islame. Edhe pse nuk jemi kompetentë të flasim rreth haditheve të caktuara në mënyrë të detajizuar megjithatë kompetenca jonë arrin deri në aspekte të përgjithshme të nxjerrjes së mësimeve dhe porosive prej këtij hadithi mjaft të nevojshëm për shoqërinë tonë. Ne mund të nxjerrim disa mësime nga ky hadith:
Mësimi i parë:
Mos agjëro nëse nuk përmirësohesh!!!
Pejgamberi a.s. përmend fjalët e këqija për myslimanët. Kjo është normale të përmendet kur kihet parasysh se agjërimi është bërë farz për myslimanët, ndërsa jomyslimanët kanë dalë shumë jashtë rrugës së të vërtetës. Ai kishte parasysh se në brendinë e ummetit të tij kishte dhe do të ketë njerëz të cilët përdorin fjalët e këqija. Këto njerëz të ndikuar prej edukatës familjare ose edhe prej fenomeneve të ndryshme shprehen në mënyra jo të mira dhe jo të përshtatshme për gjuhën e komunikimit me njerëzit tjerë. Si mjet mjaft efikas nga largimi i këtij vesi të keq është agjërimi i cili është i padobishëm për ne nëse nuk largohemi prej fjalëve të këqija.
Mësimi i dytë:
Agjërimi është vepër dhe jo fjalë!!!
Agjërimi është vepër që mund të shihet. Dikush mund të thotë se ai nuk është vepër që mund të shihet, pasi ka të bëjë me personin dhe vet personi mund të fshehët në petkun e përgjithshëm të shoqërisë duke mos dëshmuar dhe duke mos paraqitur në pah veprimet e tij jo të sinqerta. Por, padyshim se punët diktohen edhe në aspektin fizik të personave dhe individëve të caktuar të cilët ndoshta edhe mundohen të fshehën dhe të paraqiten me katër fytyra.
Mësimi i tretë:
Agjërimi është edukatë!!!
Edhe ato gra të cilat janë me menstruacione dhe duhet ta prishin agjërimin, për hir të muajit të Ramazanit dhe etikës së përgjithshme fshehën para njerëzve dhe realizojnë një detyrim që kanë ndaj Zotit të Madhëruar. Nëse agjërimi aspak nuk ndikon në rregullimin e edukatës sonë, atëherë ne nuk kemi nevojë që të maltretojmë veten duke mënjanuar ushqimin dhe duke falur namazin e teravive. Nëse sjellemi njëjtë me prindërit si të ishim agjërueshem si të mos ishim, atëherë ne nuk kemi nevojë që të agjërojmë. Nëse sjellja jonë ndaj grave mbetet e njëjtë arrogante pa asnjë shenjë dhe sy të butësisë, atëherë ne do të mallkonim në këtë mënyrë veten dhe vepra jonë do të ngrihej kundër nesh.
Mësimi i katërt:
Agjërimi është bujari!!!
Nëse nuk e kuptojmë agjërimin si bujari dhe si afrim e ndihmesë e bonjakëve, atëherë ne do të duhej që të largoheshim prej agjërimit. Për një muaj të tërë ne kemi rastin që të solidarizohemi me të varfrit në praktik duke u larguar nga ushqimi dhe pijet e shijshme për hir të Zotit. Në këtë mënyrë do të përkujtohej ndër ne se ekzistojnë diku të varfër të cilët ndoshta tërë vitin e kalojnë në varfëri dhe pas çdo vështirësie detyrohen që të kërkojnë zgjidhje të caktuar tek persona të caktuar. Vet largimi jonë nga ushqimi e nxitë në esencën tonë konceptin e bujarisë dhe të dhënurit për hir të Zotit. E nëse nuk bëhemi bujarë në agjërim e ngelemi koprracë të njëjtë, Allahu nuk ka nevojë për agjërimin tonë.
Mësimi i pestë:
Ne kemi nevojë për Allahun e jo Ai për ne!!!
Kur ta kuptojmë këtë koncept në mënyrë të drejtë dhe të qartë, atëherë sinqerisht për hir të Tij do të agjëronim dhe do të bënim vepra të mira. Nëse nuk ndryshon gjendja jonë për të mirë edhe gjatë agjërimit, atëherë ne nuk e kemi kuptuar se ne kemi nevojë për Allahun dhe jo Ai për ne.