U ndal jetimi afër nënës së tij dhe e pyeti: “Nënë, ku është babai im?”
Ajo mbeti e hutuar, sytë e saj rridhnin lot. Nuk kishte përgjigje përveç fjalës:
لاحول ولا قوة إلا بالله العلي العظيم
La havle ue la kuvvete il-la bil-lahil- alijjil-’adh-ím!
S’ka ndryshim e as fuqi pa ndihmën e Allahut, më i larti, më i madhi!
O babai im...!
Sa lot kemi derdhur atëherë kur ti shkove!
Dhimbja na shtrëngoi kur ti na le dhe u largove. Vazhdimisht presim trokitjen tënde në derë me dhurata të bukura dhe tregime të mira, por caktimi i Allahut...
E, vendi yt mbeti i zbrazët!
Parafytyroj uljen tënde me ne. Ky është vendi ku rrije ulur, ky është shtrati yt, ky është shkrimi yt në fletoren time. Çdo gjë na bën të të kujtojmë në mesin tonë.
Jeta nuk ka shije pa ty, as lumturi, mirëpo shpresën e kemi tek Allahu Fuqiplotë, se me të vërtetë Ai i Cili na ruajti kur ti ishe gjallë, ka garantuar se do të na ruajë edhe pas vdekjes sate.
E lusim Allahun të të mëshirojë dhe të na dërgojë njerëz të mirë, të cilët na e plotësojnë sadopak mungesën tënde në zemrat tona dhe na mundësojnë një jetë më të mirë!
O babai im, kemi gjetur njerëz të cilët na ndihmojnë dhe sillen mirë me ne. Iu bekofshin duart dhe pasuria dhe Allahu i shpërbleftë me të mira!
Biri yt i dashur! Bija jote e dashur!