Një ditë, njëri prej sahabëve pa një djalosh që falej me përkushtim dhe përqëndrim dhe pasi mbaroi namazin e pyeti:
- I biri i kujt je?
- Unë jam jetim. I kam humbur prindërit- u përgjigj djaloshi
- A dëshiron që të bëhem kujdestari yt?- e pyeti sahabiu.
- A do më ushqesh nëse kam uri?- e pyet djaloshi.
- Patjetër!- i thotë sahabi.
- Po nëse më grisen rrobat, a do të më veshësh? – pyeti sërish djaloshi.
- Patjetër- përgjigjet sërish sahabi me vendosmëri.
- A do më ringjallësh, nëse vdes?
Sahabi çuditet dhe i thotë se diçka të tillë s’mund ta bëjë dot asnjë njeri. Atëherë djaloshi i thotë:
- Lermë me Krijuesin tim, i cili më krijoi, ma dhuroi, ma merr jetën dhe më ringjall.
- Pasha Allahun"-, tha sahabiu - Kush mbështetet tek
Ai, kaq do t`i mjaftojë.
Përse nuk e kthejmë kokën pas dhe të marrim mësime nga e kaluara?!