Si të jemi vllezër të mirë...
Allahu teala e ka dërguar Pejgamberin alejhi selam për të na e mësuar imanin dhe për të na larguar nga qdo e keqe ,na ka mësuar si të mbrohemi nga hidhërimet dhe si të jemi vëllezër të dashur mes vete.
Është transmetuar në sahihun e Buhariut se Pejgamberi alejhi selam ka thënë:"Keni kujdes nga supozimi ngase supozimi është gënjeshtëra më e madhe,mos gjurmoni(për të metat e njëri tjetrit),mos spiononi, mos keni zili, dhe mos I rritni qmimet (duke e mashtruar blerësin ai që nuk ka për qëllim ta blejë atë artikull,porse thotë unë po e blejë këtë artikull me një qmim të lartë, në mënyr që blerësi I vërtetë ta merr atë me qmim të lartë), mos e urreni njëri tjetrin,mos ia ktheni shpinën njëri tjetrit(mos u armiqsoni e ti shkëputni lidhjet), por bëhuni robër të Allahut vëllezër,muslimani është vëlla I muslimanit nuk I bënë padrejtësi atij ,nuk e le atë pa I ndihmuar, dhe nuk e nënqmon atë, devotshmëria është këtu( dhe bëri me gisht Pejgamberi alejhi selam në zemrën e tij , dhe e përsëriti këtë tri herë),I mjafton njeriut nga e keqja që ta nënqmon vëllaun e tij musliman , gjaku,pasuria dhe nderi I muslimani janë haram për muslimanin që të mirren në mënyr të padrejtë,vërtetë Allahu nuk shiqon në fizionomin tuaj dhe në pasurin tuaj, porse Ai I shiqon zemrat dhe veprat tuaja".
Ky hadith I përmban në vete dhjetë vepra të ndaluara të cilat janë shkak për prishjen e vëllazëris islame.
Fjala e Pejgamberit alejhi selam"Keni kujdes nga supozimi , ngase ai është gënjashtra më e madhe" është për qëllim akuza e pabazë e bazuar në supozim,ngase supozimi është I kotë dhe në disa raste mëkat, ka thënë Allahu teala:"Vërtetë disa supozime janë mëkat"(huxhurat-12), poashtu thotë Allahu teala:"Vërtetë supozimi nuk ka të bëjë asgjë me realitetin"(junus-36).
Pra muslimani duhet të ketë kujdesë nga supozimet e kqija,dhe gjithmon të mendon për vëllaun e tij musliman ate që është më e mira , ka thënë Omeri r.a:"Mos mendoni në vetet tuaja për fjalët e muslimanëve veqse mirë".
Kurse fjala e Pejgamberit alejhi selam:"Mos gjurmoni (për të metat e njëri tjetrit) dhe mos spiononi" kanë thënë dietarët prej tyre Hattabiu Allahu e mëshoriroftë ,fjala "mos gjurmoni" d.m.th mos I kërkoni të metat e njerëzve dhe mos I pasoni ato,kurse fjala "mos keni zili" d.m.th –dëshira që të tjerve të ju humben të mirat që ua ka dhuruar Allahu teala,kurse kjo bie në kunërshtim me ndarjen që Allahu teala e ka bërë mes njrzëve,dhe kundërshtim I dëshirës së Allahut teala,thotë Allahu teala:"A ju kanë zili njerzëve me ate që u ka dhënë Allahu nga mëshira e Tij" (nisa-54).
Ziliqari kur e sheh të mirën tek të tjerët shpreson dhe dëshiron që ajo e mirë ti humbet atij , kurse kur I godet të tjerët ndonjë fatkeqsi ata gëzohen, ka thënë Allahu teala:"Nëse juve ju godet ndonjë e mirë ata (ziliqarët) shqetësohen ,e nëse ju godet ndonjë e keqe ata gëzohen me te,e ju nëse bëni durim dhe bëheni të devotshëm kurthat e tyre nuk ju dëmtojnë juve asgjë,vërtetë Allahu e din atë që punojnë ata" (ali-imran -120).
Zilia është sëmundje e cila e dëmton trupin dhe shpirtin dhe ziliqari asnjëherë nuk mundë ta arrij qëllimin e tij,pra o musliman bëhu I kënaqur me caktimin e Allahut teala dhe falënderoje Atë për të mirat që ti dhuroi dhe bëhu I qetë në veten tënde dhe jetoje jetën me mirësi.
Kurse fjala e Pejgamberit alejhi selam "mos I rritni qmimet" d.m.th që të thotë njeriu se unë këtë artikull e blejë me kaq para,kurse në realitet ai nuk dëshiron ta blejë ate,por vetëm se dëshiron ta rris qmimin e artikullit për ate që dëshiron ta blejë në të vërtetë. E kjo është një llojë tradhëtie dhe marrje e pasuris me pa të drejtë dhe bënë pjesë në mashtrimin e muslimanëve e kjo nuk lejohet për ty vëlla I nderuar musliman.
Kurse fjala e Pejgamberit alejhi selam "mos e urreni njëri tjetërin ( mos u armiqsoni ) "d.m.th mos veproni vepra të cilat ju qojnë në armiqsi mes jushë siharja,nënqmimi,përgojimi.shpifja etj..pra keni kujdes o ju musliman mos bini në këto mëkate dhe mos I urreni të tjerët kur ata ju këshillojnë,ngase ndodhë që këshilla e tij të jetë për ty e mërzitshme ngase e kundërshton epshin tënd,pra le të ketë kujdes ai që e pason epshin ngase epshi të qonë në humbje.
Kurse fjala e Pejgamberit alejhi selam "mos ia ktheni shpinën njëri tjetërit" d.m.th mos I shkëputni lidhjet mes jushë e mos ia ktheni shpinën njëri tjetërit duke mos I dhënë selam ,apo duke mos ia kthyer selamin atij që të përshëndet. Ka thënë Pejgamberit alejhi selam:"Nuk lejohet për muslimanin që të hidhërohet me vëllaun e tij më shumë se tri netë e kur të takohen duhet të përshëndeten mes vete ,e më I miri nga ata dy është ai që ka dhënë seam I pari" (transmeton Buhariu dhe Muslimi).
Pra o ju musliman keni frik Allahut teala dhe bëhuni vëllezër,pra silluni mes vehte sikur të ishit vllazni,dhe jetone jetën tuaj me mirëkuptim dhe dashuri,e ndihmonuhuni mes vehte në punë të mira,bëhuni zemër pastër dhe këshillohuni gjithmon më njëritjetrin,dhe asesi mos të bëni padrejtsi as me fjalë e as me vepra,mundohuni që secilit t'ia jipni atë që e meriton,e ndihmohuni mes vete aq sa keni mundësi ,e mos e nënqmoni tjetrin nëse ai ka më pak se ti dituri apo pasuri,apo postë,apo prejardhëje,apo është prej familjes më të ulët se ti,mos e nënqmo,ngase nënqmimi është pjesë e mendjemadhësis kurse Allahu teala nuk i don mendjemëdhenjët,kurse Pejgamberi alejhi selam ka lajmëruar se ai I cili në zemrën e tij ka mendjemadhës nuk hynë në Xhennet,thotë Pejgamberi alejhi selam:"Nuk hynë në Xhennet ai në zemrën e të cilit ka mendjemadhësi sa grimca e atomit"(I thanë të pranishmit o I Dërguari I Allahut ,nëse dikush dëshiron ti ketë rrobat dhe këpucët e mira ,a është mendjemadhësi,ai tha:"Vërtetë Allahu është I burku dhe e don të bukurën,mendjemadhësi d.m.th mospranimi I të vërtetës dhe nënqmimi I të tjerëve"(transmeton Imam Muslimi).
Kurse ai që I nënqmon të tjerët për te mjafton hadithi I Pejgamberit alejhi selam ku thotë:"I mjafton njeriut për së keqi nënqmimi I vëllaut musliman"(transmeton Imam Muslimi).
Poashtu është transmetuar se Pejgamberi alejhi selam ka thënë:"Devotshmëria është këtu,dhe bëri me shenjë në gjoksin e tij tri herë", kjo tregon se Allahu teala shiqon në zemrat dhe veprat tuaja,e jo në pamjet dhe pasurit .
Nga kjo e kuptojmë se baza e veprave është në zemër,kurse frytin e asajë që e ke në zemër e tregojnë veprat,pra nuk mjafton prej imanit vetëm lënja e të kqijave,e as prej islamit nuk mjafton vetëm emri,poashtu edhe nga veprat nuk mjafton vetëm dëshira për të vepruar,porse iman është ai që buron nga zemra dhe e vërtetojnë atë veprat..
Dije o musliman se ashtu si që e ke të ndaluar ta derdhësh gjakun e muslimanit,ashtu e ke të ndaluar edhe pasurin e tij dhe nderin e tij.
Selefët tanë thonin nëse nuk mundësh ti bësh dobi vëllaut tënd të pakten mos I shkakto dëm atij,nëse nuk mundesh ta gëzosh mos e hidhëro,dhe nëse nuk mundesh ta lavdërosh,mos e nënqmo.
E nëse dëshiron ti që Allahu teala ti falë mëkatet tuaja,e nuk ka dyshim se secili musliman e dëshiron këte,atëherë bëhu besimtar me zemër të pastërt,e Pejgamberi alejhi selam ka thënë:"Veprat e njerzëve paraqiten tek Allahu teala qdo të hënë dhe qdo të enjte,e në këto dita Allahu teala I falë të gjithë ata që nuk kan bërë shirk dhe kufër,përveq se dy vëllezër që janë të hidhruar mes vehte nuk I falë,dhe thotë leni këta dy derisa të mos pajtohan".(Transmeton Imam Muslimi).
Dijeni vëllezër musliman se armiqt e Allahut teala gëzohen me përqarjet tuaja ,kundërshtimet dhe armiqsit tuaja mes vehte,e në këtë mënyrë ata depërtojnë në mesin tuaja,mos e lejoni një gjë të tillë,por bëhuni mes vehte të dashur dhe të butë,e tubohuni që ti largoni nga ju armiqt e Allahut teala,e kapuni per Kuranin dhe sunnetin e mos u përqani ,nagse kjo është rruga e vetme e lumturis në dunja dhe në ahiret.
Lusim Allahun teala që të na bëjë prej muslimanëve,të jemi sikur që ishin të parët tane,të na I falë mëkatet dhe të na bashkon në xhennet.