Kujtoni atë begati dhe……
Kapuni fort pas litarit të Allahut…..
Ja pra, ju që ishit armiq të njëri-tjetrit……
Që ishit n në skaj të gropës së zjarrit…
Zemra tuaja ishin shndërruar në gropa prej zjarri.Smira, urrejtja dhe armiqësia jua kishin kapluar zemrat tuaja…
Allahu ju shpëtoi prej aty.
“Zemrat tuaja u ngrohën për njëra-tjetrën dhe me begatinë e Zotit ju u bëtë vëllezër të njëri-tjetrit.’
Vllezëria….
Krijesa që ngroh zemrat me njëra tjetrën dhe e konsiderojmë si “vëllazëri” në mardhëniet tona, është mirësi nga Krijuesi ynë.
Zoti caktoi parimin që “Besimtarët janë vëllezër me njëri-tjetrin”
Afrimi I zemrave me njëra-tjetrën ka qenë përherë I vështirë.
Ja cfarë I thotë Krijuesi të dërguarit të Tij besnik:
“….Sikur të shpenzoje tërë pasurinë që gjendet në tokë, nuk do të mund t`I bashkoje zemrat e atyre, por Allahu I bashkoi ato.Ai është vërtet I Plotfuqishëm dhe I urtë.”
Zoti bëri që ne ta duam imanin….
Ai e gdhendi besimin në zemrat tona…
“Ai bëri që ne mos pëlqejmë mosbesimin,largimin nga rruga e drejtë dhe gjynahun…”
Pra zemrat janë lidhur pas kritereve të Zotit.
Kështu u arrit që zemrat të afrohen me njëra tjetrën.
Kështu u realizua vëllazëria.
I Dërguari I Allahu ndërtoi nga mesi I shoqërisë, që njihej si “shoqëria e injorancës” një shoqëri dashurie nën dritën e vahjit, me shenjat e Zotit të Plotfuqishëm, duke u strehuar nën ndihmën dhe favorizmin (lutuf) e Tij, por dhe duke punuar sikur të ishte duke “thurur zemrën e ndjeshme” të kësaj shoqërie.
Populli injorant e kishte mposhtur krenarinë e tij të sëmurë…..
Shoqëria e kishte mposhtur krenarinë e saj të sëmurë….
Gjuha e lëkurës, raca dhe gjuha që flitej, e patën mposhtur krenarinë e tyre të sëmurë…
Pasuria, paraja,familja dhe rrethi familjar, e patën mposhtur krenarinë e tyre të sëmurë…
Në zemra qe gdhendur kriteri se “arabi nuk ëhstë më I mirë se joarabi, se përparësia matej vetëm me devotshmëri”…ndonëse qe arab, populli I tij qe lidhur pas një konsistence humane që vinte në vend të parë cilësinë e njeriut, devotshmërinë dhe varësinë ndaj Krijuesit.
Përeth Profetit a.s gjendeshin:
Ebu Bekri,që ishe arab…
Selmani Persian…
Suhejbi romak…
Bilali etiopian…
Duke qëndruar krah për krah për të formuar umetin…
Kjo ishte një bahskësi besimi….
Duke gdhendur në histori përfundimi se “kjo është shoqëria që ndërton feja islame”.