Allahu Teala thotë në suren Huxhurat: “Në të vërtetë, besimtarët janë vëllezër, andaj pajtojini vëllezërit tuaj midis tyre dhe kijeni frikë Allahun, në mënyrë që të mëshiroheni.” (Huxhurat, 10)
Me të vërtetë besimtarët janë të lidhur me një rrënjë dhe një baze. Kjo rrënjë dhe bazë është besimi që vërteton jetën e përhershme. Për këtë arsye, vëllazërinë tonë në fe le ta mbajmë duke e pasur frikë Allahun për sa i përket çështjes së mbrojtjes së të drejtave dhe interesave të besimtarëve.
Në një vend ku ka vëllazëri, ka edhe butësi e mëshirë. Nëse një rob nuk dëshiron edhe për vëllezërit e tij besimtarë atë që dëshiron për vete, nuk konsiderohet se ka arritur përsosmërinë në besim.
I Dërguari i Allahut, (a.s.), është shprehur në një hadith fisnik: “Nuk ka besuar ai që nuk dëshiron edhe për vëllezërit e tij besimtarë atë që dëshiron për vete.” Ndërsa në një hadith tjetër fisnik ka thënë:
“Dashuria për hir të Allahut dhe urrejtja për hir të Allahut burojnë nga besimi.”
Nisur nga këto që thamë më sipër, dhembshuria ndaj njëri-tjetrit, dashuria ndaj njëri-tjetrit, ndihma ndaj njëri-tjetrit, mbrojtja e të drejtave të Islamit dhe
lartësimi i fesë së Muhamedit (a.s.), në piedestalin e duhur në një formë të përshtatshme me sheriatin është detyrë për të gjithë myslimanët.
Nisur nga ky aspekt, të gjithë besimtarët janë si një njeri apo trup i vetëm.
Sa bukur që e ka shprehur i Dërguari i Allahut, (a.s.), këtë çështje në këto hadithe fisnike:
“Do të shohësh se besimtarët janë si një trup në dhembshurinë ndaj njëri-tjetrit, në dashurinë ndaj njëri-tjetrit dhe në butësinë ndaj njëri-tjetrit!.. Kur një gjymtyrë e këtij trupi të ndjejë dhimbje, edhe gjymtyrët e tjera nuk flenë dhe përpëliten me dhim bjen që ndjen ajo.”
“Besimtarët janë si një ndërtesë (e ngritur me pjesë) të lidhura fort me njëra-tjetrën.”
“Besimtari do dhe duhet (për hir të Allahut)
Prej një njeriu që nuk do dhe nuk duhet, nuk ka mirësi.”
“Betohem në Allahun, i Cili ka në dorë jetën time, se nuk do të hyni në Xhenet përderisa të besoni.
Përderisa të mos e doni njëri-tjetrin, nuk mund të jeni besimtarë (të përsosur). Do t’ju them diçka që nëse e bëni, do të duheni me njëri-tjetrin: Përhapeni selamin ndërmjet jush!”
I Dërguari i Allahut (a.s.), nga ana tjetër na përgëzon me këtë hadith kudsij ngaAllahu Teala: “Ata që e duan njëri-tjetrin për Mua, ata që e vizitojnë njëri-tjetrin për Mua, ata që e nderojnë njëri-tjetrin për Mua dhe ata që i besojnë njëri-tjetrit dhe bëhen miq për Mua, do t’i përfshijë mëshira Ime.”
Padyshim se lidhja fetare është më e fuqishme se lidhjet familjare dhe farefisnore.
Shërbimi ndaj fesë realizohet vetëm nëse myslimanët në të gjithë botën bashkohen rreth një qëllimi të njëjtë duke e mbrojtur umetin islam dhe sheriatin me të njëjtat ndjenja nga çdo lloj rreziku dhe duke e ngritur umetin drejt fitores. Umeri (r.a.), thotë:
“Një njeri që falet natën, agjëron ditën, e jep pasurinë e tij në rrugë të Zotit dhe lufton me heroizëm nëpër luftëra, nuk do të ketë asnjë dobi prej këtyre që bën nëse nuk e do për hir të Allahut atë që e do dhe nëse nuk e urren për hir të Allahut atë që
e urren.”
Nëse myslimanët nuk do të bashkohen me njëritjetrin në formën që urdhëron Allahu Teala dhe nëse do të ndjekin një rrugë tjetër përveç asaj që na ka treguar Allahu (xh.sh.), Zoti na ruajt, do të thotë se do të rrokullisen në humnerën e poshtërimit.
Kur të bien në një gjendje të tillë, do të jenë të detyruar t’u binden armiqve, do të bien në kthetrat e tyre dhe detyrimisht do të jetojnë nën despotizmin e atyre.