Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Uniteti sjell mëshirë kurse përcarja sjell dhimbje Mon 7 Dec 2009 - 8:49 | |
| Uniteti sjell mëshirë kurse përcarja sjell dhimbje
Detyra e parë të cilën myslimanët duhet ta bëjnë kur në mes tyre të ketë mosmarreveshje apo përcarje, është theksuar shumë qartë në ajetet e Sures Huxhurat: -Nëse në mes besimtarëve del ndonjë përleshje moskuptimi, menjëherë ndërhyni që t'i pajtoni të dyja palët, në atë shoqëri të sundojë paqja dhe përkulja dhe të sigurohet vëllazëria. Po, Zoti ynë para se gjithash urdhëron të mbisundoje pajtimi, paqja dhe përkulja në mesin e myslimaneve dhe na e perkujton detyrën tonë për mirëkuptim dhe harmoni.
Pejgamberi a.s. na e sqaron në këtë mënyre kuptimin e ajetit, ku theksohet paqja apo pajtimi: Marreveshja për paqe, është zotëriu i marrëveshjeve!, që na kujton se sigurimi i paqes është detyra jonë më e rëndësishme.
Se si duhet vepruar në raste të tilla, do të mund të përfitojmë një ide më të qartë dhe të kthjelltë nga mosmarrëveshjet që janë përjetuar përmes myslimanëve në kohët e mëhërshme. Dua që t'ju prezantoj shkurtimisht një nga mosmarreveshjet dhe mënyren e zgjidhjes, që mund të bëhet shembull për ne:Në Medine jetonte një hipokrit që mundohej ta ndizte flakën e përcarjes në mesin e myslimanëve, por ishin edhe disa nga sahabet që mundoheshin t'i ndalojnë sjelljet e ketij personi, që e prishte unitetin dhe bashkimin në shoqëri.
-Ja Resulallah! Të shkoni tek Abdullah bin Ubej bin Seluli dhe ta këshilloni që të qëndroje larg sjelljeve dhe thënieve të tilla që do ta prishin (thyejnë) unitetin dhe bashkimin tonë. Pejgamberi a.s. duke iu nënshtruar ofertës se sahabeve, i hipi gomarit dhe bashkë me sahabet e tij tregoi modestinë që të shkoje deri tek këmbët e Abdullah bin Ubejit, që në ato momente ishte duke punuar në kopshtin e tij. Mynafiku (hipokriti) që nga larg vërejti se ishte duke ardhur Pejgamberi a.s. dhe nuk hezitoi që reagimin e tij ta shpreh në një mënyrë të pandershme: Mos u afro o Muhammed! Era e gomarit tënd që tani më bëri sikur të ma thyeje hundën!. Një nga ensarët (Medinasit) nuk u vonua që t'i japë përgjigje këtij njeriu të pandershëm: Vallahi, era e gomarit të Resulullahit është më e këndëshme se era jote, tha ai. Kjo zënkë me fjalë, duke mos u dhënë rast që të jepeshin sugjerimet, u shëndërrua në një përleshje. U kthye në një grindje mes Myslimanëve, personave që ishin afër Resulullahit a.s dhe personave afër Abdullah bin Ubejit (persona nga fisi i tij), ku hidheshin gurëz dhe po grindeshin me dru. Është i hidhur fakti se në këtë grindje, në mesin e personave që ishin afër Ubej bin Selulit kishte edhe besimtarë. Por, nga ndarja fisnore që ekzistonte në atë kohë, qëndronin pranë Abdullah bin Ubejit.
Pas kësaj ngjarjeje arrijnë ajetet e sures Huxhurat, që na tregon se si duhet sjellë: Nëse dy palë nga besimtarët fillojnë të diskutojnë dhe të grinden, mos qëndroni si shikues, por ndërhyni menjëherë dhe mundohuni deri sa t'i pajtoni të dy palët. Detyra juaj e parë është të ndërpritni diskutimin dhe të mundësoni që të bisedojnë në mënyrë paqësore dhe të kenë mirëkuptim. Ne qoftë se njëra nga palët vazhdon me marrëzinë e tij, ndikon negativisht në mundin tuaj për të pajtuar dhe jep përgjigje negative, atëherë ajo që ju takon juve është të jeni afër palës që e pranon përkuljen ndaj të drejtës dhe kundër palës që vazhdon me gabimin dhe marrëzinë e tij. Duhet marrë vendin me detyrën për ta mbrojtur unitetin dhe bashkimin ne shoqëri!..
Në mosmarrëveshjet që mund të ndodhin në shoqëri, është qartësuar detyra e Myslimanit që të marë pjesë pranë palës që manifeston paqen dhe që rruan unitetin dhe bashkimin e shogerise. Andaj, në shoqërinë Islame ekziston përkulje dhe dhënie mendimesh për sigurimin e bashkimit në shoqëri. Po thuajse të gjithë janë pranë paqes dhe vëllazërimit dhe kundra përcarjes. Sepse, paralajmërimet dhe sugjerimet e shenjta theksojnë të njejtën gjë: "Uniteti sjell meshirë kurse përcarja dhimbje". | |
|