Plagët e të tjerëve nuk shërohen vetëm me hapjen e xhepit, porse me hapjen e zemrave.
Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Nga bazat më të njohura, e cila përmbledh mendime të civilizuara në edukimin islam, është fjala e Aliut radiallahu anhu ku thotë: “Mos i edukoni fëmijët në zakonet tuaja, sepse ata janë krijuar për një kohë të ndryshme me kohën tuaj.”
Edhe pse kjo thënie shpreh qartë jurisprudencën bashkëkohore dhe ecjen me civilizimin i cili i bashkon ndërmjet thelbit të Islamit e përparimeve të përditshme vetëm se shohim se edukuesit e kanë keqkuptuar kuptimin e saj. Kanë filluar nëna e baballarë t’u ofrojnë fëmijëve të tyre të gjitha mjetet e rehatshme e dëfryese. Çuarjen nëpër shkolla gjuhësh, nëpër kampingje e çdo gjë dëfryese që ndodhet. Në mënyrë që mos të jenë të veçantë nga moshatarët e tyre në këtë shpenzim pa hesap. Duke menduar vazhdimisht çfarë do të bëhen fëmijët e mi kur të rriten, nuk dua të mendoj ashtu siç kanë qenë menduar prindërit tanë të cilët shpenzuan aq shumë për shkollimin tonë e më i madhi pretendim ishte të ishin fëmijët e tyre doktorë ose inxhinierë.
Padyshim se ngjarjet dhe dallgët e jetës që po kalon umeti islam janë shumë të rrezikshme, gjë e cila kërkon nga nëna, edukuesja e parë e fëmijëve, të jetë syhapur e ta dijë rolin e saj të rëndësishëm në edukimin e brezit të ri, i cili ose e ngre lart fitimtar umetin, ose e rrëzon poshtë të humbur. Ky brez kërkon një brez nënash sikur Hansaja (e cila përcjell katër djemtë e saj shehidë në një betejë) apo me më të paktin besim sikur Umu Abdallah as-Sagir e cila ia shton edhe më shumë dhimbjen e humbjen djalit të saj mbas rënies së Andalusit me fjalët e saj të drejta, duke thënë: “E humbe mbretërinë tënde si gratë, e nuk e mbrojte si burrat”.
Duke shikuar këto dy shembuj, kërkohet prej nënave të edukojnë brez komandantësh, ushtarësh e dijetarësh. E nëse nuk interesohen, atëherë nuk do të dalin vetëm se pamje burrash, burra të cilët lindin e vdesin pa i shtuar asgjë metit, por përkundrazi mund të jenë shkak për rrënimin e tij.
Filozofët perëndimorë ia ditën rëndësinë e rolit të gruas në edukim, një prej tyre ka thënë: “Nëse do të kesh brez madhështor atëherë eduko gruan pikësëpari, sepse ajo është e cila përgatit madhështorë.”
Ka thënë poeti Amarson në cilësimin e civilizimit ku thotë: “Ky (pra civilizimi, sh.p) është ndikim i femrave të mira”. Me fjalën të mirë këtu nuk kemi për qëllim femrën indiferente apo atë të paditurën e cila e lë çdo punë kur të bëhet. Ndikim i mirë do të thotë përpjekje, mund, e marrjen e shkaqeve me shikim në të ardhmen për të arritur dobi e të mira për të tjerët.
Në fazën e konfuzionit e eksportimin e verbër të teorive feministe e gjinore në vendet tona, bënë që roli i nënës në edukimin e fëmijëve të saj të kuptohet si padrejtësi ndaj të drejtave të saj. Ulje e personalitetit, e gjithashtu të aftësive të saj. Ku në anën tjetër perëndimi u kthye sërish në shumë prej shteteve të tyre mbasi shijuan të hidhurën e mosedukimit, duke ngritur lart rëndësinë e kësaj çështjeje, në zhvillimin e kurseve për femrat ku u mësojnë nënave si të bashkëpunojnë me fëmijët e tyre, ngritjen e talenteve të tyre, e vetëkontrollin në rast nevrikosje me ta. Nëse nuk do të ishte edukimi i rëndësishëm do të ishin vet ato shtete të cilat thërrasin për liri të mendimit e barazi të parat në mosvërshtrimin e kësaj çështjeje.
Duke iu kthyer këshillës së Hansasë e cila ia drejtoi djemve të saj para se të dilnin në betejën e Kadisijes ku u tha: “Me të vërtetë që futja juaj në Islam ishte me bindjen tuaj, e udhëtuat (bëtë hixhret) me dëshirën tuaj, betohem në Allahun që nuk ka Zot tjetër pos Tij, që ju jeni bijë të një burri ashtu siç jeni bijë të një femre. Nuk e kam tradhtuar babanë tuaj e as që e kam ekspozuar dajën tuaj, e as nuk u kam ndryshuar fisin tuaj. Padyshim, ju e dini se çfarë shpërblimi të madh i ka përgatit Allahu i madhëruar muslimanëve në luftën ndaj kufarëve. Dijeni se bota e ardhshme është më e mirë se kjo e shkuara. Nëse nesër gdhiheni, marshoni për të luftuar krenarë e trima se Allahu është Ai i cili ndaj armikut të Tij ju nxjerrë fitimtarë.”
Nënë e pastër në vetvete e në mendimin e saj, e vetëdijshme për rolin e rëndësishëm ndaj fëmijëve të saj.
Kjo vendosshmëri e saj e përgjigja e djemve të saj nuk është lindje e një momenti, gjendja është tepër delikate e nuk mundet të bëjë kështu vetëm se një nënë e cila ka edukuar veten, e fëmijët e saj në arritjen e qëllimit të lartë vite të tëra derisa arritën pjekurinë, ajo u bë nëna e shehidëve e ata djem shehidë.
Qëndrimi i saj mbas rënies së tyre shehidë ishte diçka e paimagjinueshme e jo normale, kur e falënderoj Allahun e madhëruar për rënien shehid të të gjithëve. Ku shfaqi se ajo ka pasur shans të cilin nuk e ka pasur asnjë nënë. Çfarë ka ndërmjet asaj që e vajtoi vëllanë e saj duke bërtitur derisa u lodh, e ndërmjet asaj nëne e cila nuk rrodhën lotët e saj vetëm se nga dashuria e zemrës së nënës për fëmijët e saj, pa tejkaluar normat e besimit e me vetnjohje të përgjegjësisë. Ndjenja të cilat i kalojnë ndjenjat e kësaj bote, ndjenja që ndodhet në kraharorin e nënave kundrejt fëmijëve të tyre, si dashuria, frika, ngrohtësia etj. Ndjenja të cilat mundet çdo nënë, porse atë që mundi ta bëjë Hansaja nuk mundet ta bëjnë vetëm se pak. Prandaj thuhet se luftërat, betejat e fitimet zhvillohen së pari në zemrat e nënave para se të dalin ballë përballë në luftë. Ka ndryshim ndërmjet mendimit të nënës si nënë, e ndërmjet nënës fetare e atdhetare.
Deshëm të edukojmë fëmijët tanë për një kohë tjetër përveç kohës sonë, e koha jonë vjen plot zymtësi, e errësirë e sfidë për gjithë umetin…
Nëse duam që edukimi të ecë me kohën e tashme duhet që nënat e baballarët të armatosen me vetëdijen e rëndësisë së edukimit, në mënyrë që të kenë në dhënie e ndalim qëllim të cilin duhet ta dinë fëmijët. Në shkollim e zhvillimin e talenteve në shërbim të një qëllimi të lartë.
Është mirësi e madhe ndodhja e familjes e cila duhet të krijojë ndjenjat e një familje edhe më të madhe, pjesëtarët e të cilës janë nënat e baballarët, vëllezërit dhe motrat e tyre. Në mënyrë që të bëhet kujdestaria gjendje shoqërore e jo vetëm ekonomike. Sepse plagët e të tjerëve nuk shërohen vetëm me hapjen e xhepit, porse me hapjen e zemrave.
Këto mendime familjare e cila përmbledh të gjithë shoqërinë e më pas kjo shoqëri përfaqëson umetin në përgjithësi, këtë bashkim të pandarë sikur mishi nuk ndahet nga kocka, nuk i mbjell në familje vetëm se femra.
Duhet që ferma ta ruajë fortifikatën e saj në edukimin e brezit të ri në mënyrë që të mos gjejë askush asnjë vrimë ku mund të futet e me anë të saj të depërtojë mendimet e tyre të sëmura e të dyshimta, ku e shembin umetin me anë të grave.
Dr. Dima Tarik Tahbub
Përktheu F. Gurra
burimijetes.com