islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
Rrënjët dhe roli i Vehabizmit EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
Rrënjët dhe roli i Vehabizmit EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
Rrënjët dhe roli i Vehabizmit EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
Rrënjët dhe roli i Vehabizmit EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
Rrënjët dhe roli i Vehabizmit EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
Rrënjët dhe roli i Vehabizmit EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
Rrënjët dhe roli i Vehabizmit EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
Rrënjët dhe roli i Vehabizmit EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
Rrënjët dhe roli i Vehabizmit EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
Rrënjët dhe roli i Vehabizmit EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
Rrënjët dhe roli i Vehabizmit EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
Rrënjët dhe roli i Vehabizmit EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
Rrënjët dhe roli i Vehabizmit EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
Rrënjët dhe roli i Vehabizmit EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
Rrënjët dhe roli i Vehabizmit EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
Rrënjët dhe roli i Vehabizmit EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
Rrënjët dhe roli i Vehabizmit EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
Rrënjët dhe roli i Vehabizmit EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
Rrënjët dhe roli i Vehabizmit EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
Rrënjët dhe roli i Vehabizmit EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
Rrënjët dhe roli i Vehabizmit EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
Rrënjët dhe roli i Vehabizmit EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
Rrënjët dhe roli i Vehabizmit EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
Rrënjët dhe roli i Vehabizmit EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
Rrënjët dhe roli i Vehabizmit EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
Rrënjët dhe roli i Vehabizmit EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
Rrënjët dhe roli i Vehabizmit EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
Rrënjët dhe roli i Vehabizmit EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
Rrënjët dhe roli i Vehabizmit EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
Rrënjët dhe roli i Vehabizmit EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
Rrënjët dhe roli i Vehabizmit EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
Rrënjët dhe roli i Vehabizmit EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
Rrënjët dhe roli i Vehabizmit EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
Rrënjët dhe roli i Vehabizmit EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
Rrënjët dhe roli i Vehabizmit EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
Rrënjët dhe roli i Vehabizmit EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
Rrënjët dhe roli i Vehabizmit EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
Rrënjët dhe roli i Vehabizmit EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
Rrënjët dhe roli i Vehabizmit EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
Rrënjët dhe roli i Vehabizmit EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
455 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 455 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
Rrënjët dhe roli i Vehabizmit Empty96%Rrënjët dhe roli i Vehabizmit Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
Rrënjët dhe roli i Vehabizmit Empty0%Rrënjët dhe roli i Vehabizmit Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
Rrënjët dhe roli i Vehabizmit Empty0%Rrënjët dhe roli i Vehabizmit Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
Rrënjët dhe roli i Vehabizmit Empty0%Rrënjët dhe roli i Vehabizmit Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
Rrënjët dhe roli i Vehabizmit Empty1%Rrënjët dhe roli i Vehabizmit Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
Rrënjët dhe roli i Vehabizmit Empty2%Rrënjët dhe roli i Vehabizmit Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Rrënjët dhe roli i Vehabizmit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Rrënjët dhe roli i Vehabizmit Empty
MesazhTitulli: Rrënjët dhe roli i Vehabizmit   Rrënjët dhe roli i Vehabizmit EmptySat 17 Jul 2010 - 23:27

Parathënie
Levizja më ekstreme
pseudo-sunnite në ditët e sodit është lëvizja Vehabiste (e njohur edhe
si Selefizëm). Nëse dikush mendon se terorri vehabit është nje fenomen i
ri dhe që i ka si synim vetem jo muslimanët, do të befasohet kur të
kuptoj se në fakt muslimanët sunnit ishin të parët qe u masakruan nga
vehabistët, qindra vjet më parë në Arabinë e sotme Saudite. Mjafton që
dikush ta lexojë evoluimin historik të Arabisë Saudite dhe do të mësoj
për detajet e tmerrshme të kësaj tragjedie në të cilën qindra musliman
sunni dhe shi’it u shfarosën nga duart e militantëve vehabistë.
Mësimet e devijuara të vehabizmit, edhe pse kohë me parë kanë qenë në
numër të kufizuar ne Arabi, janë mbrojtur dhe financuar nën tutelën e
organeve fetare të shtetit saudit. Kjo e ka shndëruar vehabizmin dhe
grupet e tjera të vogla të cilat janë të inspiruara nga ata, nga një
kërcënim rajonal në një kërcënim global. Për vehabizmin të gjithë ata të
cilët nuk mendojnë si ata janë të pa fe, përfshi këtu edhe muslimanët
sunni.





Çka
do të thotë fjala vehabist


Për shkak të asaj se vehabistët pohojnë të jenë “sunni të vërtetë”,
është vështirë për një njeri i cili nuk ka njohuri mbi vehabizmin, t’i
dallojë ata nga muslimanët sunni. Nëse një vehabist do të ishte pyetur
se a është sunni, ai gjithmonë do të ishte përgjigjur me “PO”. Dhe nga
ana tjetër nëse pyeten se mos janë vehabistë, do të ishin përgjigjur me
një “JO” empatike, bile e quajnë atë një fyerje për atë që ata besojnë
dhe i qëndrojnë ne krye: – “Pastërti të besimit dhe përkulje vetëm
Allahut”; – “Bartësit autentik të islamit nga koha e Pejgamberit a.s e
deri në ditët e sodit”. Duke i thirur ata vehabistë, implikon që ata
kanë marrur mësime nga Muhammed ibn Abdul Vehabi – në vend se nga
Kur’ani dhe Sunneti – dy burimet kryesore të Islamit.
Pavarësisht nga çfarë mendojnë ata, ata nuk janë duke ndjekur burimet
autentike islame, por interpretimet e gabuara të themeluesit të lëvizjes
vehabiste që u shfaq në vitet 1700.
Kritikët Sunni i kanë etiketuar ata si vehabist, në mënyrë që t’i
dallojnë nga muslimanët sunni (ehli sunneti).



Vehabistët
si Selefistë: Një metodologji mashtruese


Vehabistët e dallojnë veten e tyre duke u vetquajtur si selefistë, e
cila ka si synim fjalën Selef – që paraqet periudhën në të cilën kanë
jetuar muslimanët e hershëm, të 300 viteve të para pas hixhrit, të cilët
janë Sahabët e Pejgamberit a.s, ata të cilët erdhën pas Sahabëve
(Tabinët) dhe gjenerata e tret, apo (Tabi el-tabiin), të cilët jetuan në
kohën e selefit dhe janë shembulli i përkryer për atë se si duhet të
jetë një musliman, siç edhe vet Pejgamberi a.s i ka lavdëruar si
muslimanët më të mirë. Së këndejmi ka qenë dëshirë e çdo muslimani që
t’i ndjek ata. Pra, kur një vehabist deklaron se është Selef, ai do të
thotë se është ndjekës burimor i islamit. Kjo si do qoftë është largë së
vërtetës.
Muslimanët sunni e dijnë se janë ata, bartësit e vërtetë të Islamit të
pastër që nga koha e Selefit. Qëndrimet autentike të muslimanëve të
hershëm jan bartur me përpikshmëri dhe kujdes të posaçëm nga dijetarët
që kanë pasuar më vonë. Dituria është përcjellur nga një dijetar i madh
në tjetrin dijetarë - gjeratë pas gjenerate, të cilët diturin ua
shpërndanin masave popullore. Ky zinxhirë i pandërprerë i diturive që
nga koha e Selefit e deri në ditën e sotme është ruajtur autentike nga
Muslimanët Sunni. Si rrjedhojë edhe rrënjët i kanë nga Selefi. Të gjithë
muslimanët sunni sot, përfaqësohen nga katër shkollat e pranuara
juridike, (medhheb) dhe atë: hanefi, shafi, maliki dhe hanbeli.
Vehabistët me atë që e shfrytëzojnë emrin Selef, jo vetëm që duan të
tregohen se janë duke i ndjekur hapat e muslimanëve të hershëm, por me
këtë, qëllimisht i vendosin në lajthitje personat pak të informuar me
qëllim të përfitimit të tyre. Ata thonë, “Ju duhet t’i ndjekni
muslimanët e Selefit” (ndonse kjo është pa dyshim e vërtetë), dhe pastaj
semantika vehabite: “Prandaj ti duhet të jeshë selefist dhe asgjë
tjetër”. Që do me thënë, duke ndjekur diçka tjetër, ndjek diçka që
dallon nga muslimanët e selefit. Me një metodologji të tillë mashtruese,
dikush mundë të besojë se vërtet selefistët, e ndjekin rrugën e
muslimanëve të selefit. Pas të gjithave fjala “selefist”, i përngjan
fjalës “Selef”, kështu që doemos duhet të jetë përfaqësues autentik i
selefit. Larg nga kjo. Nëse një njeri me pak njohuri do kishte bërë
përpjekje për ta zbuluar se çka në të vërtetë selefistët (vehabit)
besjon, shumë shpejt do ta kuptojë se mësimet e tyre dallojnë dhe janë
plotësisht kontradiktore me mësimet e muslimanëve të cilët kan jetuar në
selef – dhe shumicës së muslimanëve që kan jetuar dhe jetojnë
(Sunitët).


Vehabistët-selefistët besojnë se sunnitët janë thellësisht në lajthitje
për më se 1000 vjet dhe se ata tentojnë t’i nxjerrin muslimanët nga
gjendja e injorancës (Xhahilijetit), e cila ka mbet në vetëdijen e tyre
që nga koha e ndjekësve të devotshëm të Selefit. Edhe po të ishte që
shumica muslimane sot në botë, të ishte e fuqishme, në fakt, po të
kishin nën sundimin e tyre një perandori që do shtrihej nga lindja deri
në perëndim dhe në çdo cep të tokës, kjo edhe më tej do të ishte një
dështim sipas vehabistëve, sepse vendosja e një sistemi të tillë politik
do to paraqiste bidat dhe kufr.
Shkëlqimi islam në të gjitha format e tij siç është ilustruar edhe në
histori, për Vehabistët është po aq e ndyrë sa edhe ngritja e
hegjemonisë evropiane, pas shpërbërjes së Perandorisë Osmane.



Saudi
dhe Muhammed ibn Abdul Vehabi – themeluesi i Vehabizmit


Vehabizmi e ka marr emrin nga themeluesi i saj, Muhammed ibn Abdul
Vehabi (1703-1792), dhe rrënjët i kanë në vendin që sot quhet Arabia
Saudite. Vehabizmi nuk do të kishte mund të penetroj, pa ndihmën e
klanit El-Saudit.
Për para se të vije në fuqi, familja Saud ka qenë një klan i vogël
sheikësh në Nejd, farmer të cilët bënin një jetë të rehatshme nga
tregtia me hurma dhe ndoshta nga pak edhe nga ushtrimi i kuajve. Ata nuk
kanë pasur ndonjë fuqi për të ndërtuar shtet dhe zëri i tyre nuk do të
dëgjohej larg e larg, po të mos ishte mësuesi i tyre.
Muhammed ibn Abdulvehabi, është rritur në Ujejnah, në jug të Nexhdit, i
takonte fisit Beni Temim. Vinte nga një familje fetare, dhe e la
Ujajnanë në kërkim të diturisë fetare. Udhëtoi për në Meke, Medine, Irak
dhe Iran për të marr mësim nga dijetarë të ndryshëm. Kur u kthye në
vendlindje filloi të predikojë atë që besonte ai se është Islami i
pastër – gjë që përkundrazi ishte plotësisht në kundërshtim me mësimet e
Islamit Sunit.
Dijetari sunnit Xhemil Efendi el-Zahavi ka thënë se mësuesit e
Abdulvehabit, përfshirë edhe dy mësuesit e tij te të cilët ka mësuar në
Medine Shejh Muhammed Ibn Sulejman el-Kurdi dhe Muhammed Hajat el-Sindi e
kuptuan orientimin e tij antisunni, dhe ua tërhoqën vërejtjen
muslimanëve ndaj tij.
Mësuesit e tij, përfshi edhe dy dijetarët e
përmendur më lartë, thonin: “Allahu e ka lërë këtë njeri të udhëzohet
gabimisht, por edhe më i zi do të jet fati i atyre që do të udhëhiqen
nga ai”. Aq më tepër vet babi i tij ua ka tërhequr vërejtjen muslimanëve
ndaj tij, po ashtu edhe vëllau i tij Sulejman Ibn Abdulvehabi. Një
dijetar musliman sunni, e ka kundërshtuar atë në librin El-Seruik
el-Ilahije fi’r-Reddi ala el-Vehabije (Rufejat hyjnore në kundërshtimin e
Vehabistëve).
Abdul-vehabi është kundërshtuar nga dijetarët sunni
për inovacionet e tij. Mbase libri i tij “Kitabu Teuhid” (Libri i
njëshmërisë së Zotit) me të madhe është në qarkullim në mesin e
vehabistëve anekënd botës, përfshi edhe rajonin tonë. Ky libër është
shumë i popullarizuar në mesin e vehabistëve, edhe pse dijetarët e kanë
vlerësuar se nuk ka asgjë shkencore në të, as në pikëpamje të
përmbajtjes e as të stilit.




Vehabistët
– neo Harixhit


Vehabistët janë posaçërisht të njohur për rijetësimin e mënyrave të
veprimit të havarixhëve, apo të dalurve (Harixhitët).
Havarixhët janë shfaqur në kohën e halifatit të Uthmanit dhe Aliu r.a.
paraqitja e tyre është edhe parashenjë e ditës së gjykimit, dhe një
herit njihet si fitne prej fitneve që kanë ndodhur në kohën e sahabëve
r.a.
Fillimi i paraqitjes së tyre ka qenë pas përfundimit të betejës së
Siffinit dhe marrëveshja në mes banorëve të Irakut dhe Shamit për gjykim
në mes dy palëve. Gjatë kthimit të Aliut r.a për në Kufe, havarixhët u
ndanë nga ushtria e tij dhe u vendosën në një vend që quhet “harura”,
numri i tyre ishte tetë mijë ushtarë dhe thuhet se ishin
gjashtëmbëdhjetë mijë. Aliu r.a dërgoi deri te ta Ibni Abbasin të
diskutojë me ta, ashtu që një pjesë u kthye dhe hyri nën respektin e
Aliut r.a. Havarixhët përhapën lajmin se Aliu është kthyer nga
Gjykuesit, andaj një pjesë pranuan të kthehen nën respektin e Aliut r.a.
Pastaj Aliu r.a u mbajti atyre një fjalim në Xhamin e Kufes, e ata
thirrën nga anët e xhamisë “Nuk i takon gjykimi askujt përveç Allahut”
dhe i thanë: “Ke bërë Shirk dhe ke pranuar që njerëzit të gjykojnë dhe
nuk ke gjykuar me librin e Allahut”. Aliu r.a u tha atyre: Ne ua kemi
borxh juve tri gjëra: Nuk u ndalojmë nga xhamitë, e as të drejtën e juaj
në Fejë (plaçkë lufte) dhe nuk ju luftojmë derisa nuk bëni shkatërrime
në tokë. Pastaj ata u bashkuan në një vend dhe mbytnin ata që kalonin
pranë tyre nga muslimanët, pranë tyre kaloi Abdullah Ibn el-Eret me
bashkëshorten e tij, kurse ata e mbytën dhe bashkëshortes së tij ia çanë
barkun dhe ia nxorrën femijën.
Kur dëgjoi për këtë Emiri i Besimdrejtëve, Aliu r.a. i pyeti se kush e
ka mbytur? Ata thanë: Ne të gjithë e kemi mbytur. Aliu r.a. u përgatit
për luftë dhe i takoi në vendin e njohur “En-Nehrevan”. Atje pësuan
disfatë të madhe nga Aliu r.a. dhe nuk shpëtoi nga ata vetëm se një
pakicë prej tyre.
I dërguari lavdëruar, Pejgamberi a.s, ka paralajmëruar për daljen e
kësaj pale në këtë Ummet dhe hadithet kanë arritur shkallën e hadithit
Mutevatir (hadithe që vijn me shumë zinxhir transmetuesish), derisa Ibn
Kethiri ka përmend më tepër se tridhjet hadithe që janë transmetuar në
sahihe, sunene dhe mesanide.
Nga ato hadithe është ajo që transmeton Ebu Seidi r.a. se i Dërguari i
Allahut a.s. ka thënë: “Do të dalë një grupë kur të ndodhë përçarja në
mes muslimanëve, i lufton ata pala e cila është më afër së vërtetës”
(transmeton Muslimi).
Gjithashtu transmetohet nga ai (Ebu Seid r.a.) se kur është pyetur për
Hururijet ka thënë: Nuk e di se çfarë janë Hururijet? Kam dëgjuar
Pejgamberin a.s. duke thënë: “Do të del në këtë Ummet, nuk ka thënë nga
ky Ummet, do ta nënçmojnë namazin tuaj në krahasim me namazin e tyre, e
lexojnë Kur’anin nuk e kalon fytin e tyre, dalin nga feja siç del
shigjeta nga harku” (transmeton Buhari).
I Dërguari i Allahut, Muhammedi a.s. ka urdhëruar për luftimin e
havarixhëve dhe ka lajmëruar se në mbytjen e tyre ka shpërblim për atë
që i mbyt, e që është argument për prishjen e këtij fraksioni, largësin e
tij nga Islami dhe ndikimin e tij në fitne dhe shqetësime.
Transmetohet në dy Sahihet (Buhariu dhe Muslimi) nga Aliu r.a. se ka
dëgjuar Pejgamberin a.s duke thënë: “Do të dalin njerëz në kohën e
fundit me dhëmbë të vegjël (të rinjë), mendjelehtë, thonë fjalë më të
mira të krijesave, ndërsa besimi i tyre nuk e kalon fytin e tyre, dalin
nga feja ashtu siç del shigjeta nga harku. Ku do që ti gjeni mbytni
ngase për mbytjen e tyre ka shpërblim më ditën e kijametit për ata që i
mbysin”.
Imam Buhariu thotë:”Ibn Umeri i shihte si krijesa më të këqija të
Allahut”. Dhe thotë: “Ata kanë bartë kuptimin e ajeteve që kanë zbritur
për mosbesimtarët dhe ua kanë përshtatur besimtarëve”.
Ibn Haxheri thotë: “është rritur fitneja me ta, janë zgjeruar në besimin
e tyre të prishur, kanë zhvlerësuar gurëzimin e të martuarit (që bën
zina), kanë prerë dorën e vjedhësit në sqetull, kanë obliguar namazin
për gruan që është me menstruacione, kanë llogaritur të pa fe atë që le
urdhërimin në të mirë dhe ndalimin nga e keqja nëse ka pasur mundësi ta
bëj, nëse nuk ka patur mundësi ta bëj ka bërë mëkat të madh, ndërsa ai
që bën mëkat të madh në shikimin e tyrë ka hukmin e mosbesimtarit, nuk
kanë pranuar pasurinë e mosbesimtarëve (që ishin nën mbrojtjen e shtetit
musliman dhe paguanin tatim sipas marëveshjes) e as nuk u ndërhynin
atyre, ndërsa i mbytnin, plaçkitnin dhe i robëronin ata që i përkisnin
fesë Islame”.
Havarixhët vazhdojnë të dalin deri sa i fundit i tyre do të arrij
dexhallin, siç qëndron në hadithin të cilin e transmeton Ibn Umeri r.a
se Pejgamberi a.s ka thënë: Paraqiten njerëz e lexojnë Kur’anin, nuk e
kalon fytin e tyre, sa herë që paraqitet një bri (grup) shkurtohet”.





Ibn
Tejmija: Modeli kryesorë i themeleve të Vehabizmit


Mendojmë se ia vlen të jepet përshkrim mbi njeriun e quajtur Ahmed Ibn
Tejmije (1263-1328) i cili ka jetuar disa qindra vjet para Muhammed ibn
Abdulvehabit. Themeluesi i Vehabizmit e admironte Ibn Tejmijen si model
të mësimeve të tija, dhe si rrjedhojë përqafoi shumë nga pikëpamjet e
tija pseudo-sunnite.
Kush në të vërtet ishte Ibn Tejmija dhe çka thonë dijetarët Islam për
të? Dijetarët musliman kanë pasur opinione të ndryshme mbi të, varësisht
nga mënyra e interpretimit të çështjeve të ndryshme. Lajthitja e tij
nga rruga e ehli sunnetit si do e mos në çështjet e besimit (akide) e
bëri atë një figurë jashtëzakonisht kontraverse në boten islame.
Ibn Tejmija e mori reputacionin e bartësit të islamit të muslimanëve të
hershem, veçanarisht në mesin e revolucionarëve reformist, ndërsa
shumica e dijetarëve të ehli sunnetit e kanë akuzuar atë për bidat, disa
nga ata bile edhe për kufr.
Dikush mund ta parashtrojë pyetjen, pse Ibn Tejmije kishte hasur në aq
kundershtime nga dijetarët e njohur të ehli sunnetit, të cilët ishin të
njohur për asketizmin, devotshmërin dhe besueshmërinë e tyre. Ja disa
nga qëndrimet kontraverse – anti Sunnite të Ibn Tejmijes:
(1) Pohimi i tij se cilësitë e Allahut janë “tekstuale”, duke i
atribuuar Zotit cilësi të krijuara ai bëhet një antropomorfist;
(2) Ai pohon se gjërat e krijuara jetojnë përjetësisht me Allahun;

(3) Kundërshtimi i tijë ndaj ixhtihadit të dijetarëve, në çështjen e
Talakut (Shkurorëzimit);

(4) Thënia e tij se Allahu ka kufi (hadd) të cilin vetëm ai e dinë;

(5) Thënia e tij se Allahu personalisht (bi dhatihi) qëndron mbi
Arsh (el-Kursi) dhe se ka lënë vend që Muhammedi a.s të ulet afër Tij;

(6) Thënia e tij se prekja e varrit të Pejgamberit a.s është shirk;

(7) Thënia e tij se bërja dua te varri i Pejgamberit a.s. për të
kërkuar mirësinë e Allahut është një Bidat;

(8) Thënia e tij se “Allahu zbret” dhe e ilustroi këtë zbritje duke
zbritur ai vetë nga minberi, si që ishte duke mbajtur Hutbe;

(9) Klasifikimi i njëshmëris së Zotit nga ai, në dy pjesë: Teuhidul
rububije dhe Teuhid el-uluhije, gjë që asnjëherë më parë nuk ishte bërë
nga dijetarët e hershëm, pasardhës të selefit etj.

Edhe pse mësimet e tij, pseudo-sunnite janë mbajtur të fshehura nga
opinioni si në Siri ashtu edhe në Egjipt përshkak të konsensusit të
muslimanëve sunnit se mësimet e tij janë devijante, përsëri këto mësime
kanë qarkulluar fshehurazi.
Një dijetar Sunni thotë: Në të vërtetë kur tregëtarët e pasur nga
Xhidja e sollën në jetë Akiden e vdekur të Ibn Tejmijes në fillimin e
këtij shekulli, duke financuar shtypin në Egjipt të librit të Ibn
Tejmijes “Minhaxh ul Sunne el-Nebevije” dhe shkrime të tjera, Muftiu i
Egjiptit Muhammed Bekhit el-Mut’i, duke u përballur me pyetjen e sapo
paraqitur të antropomorfizmit, tha: “Kjo ishte një fitne e fjetur,
Allahu e mallkoftë atë që e trazoi”.
Është me rëndësi të theksojmë ate se edhe pse shumë nga qëndrimet e Ibn
Tejmijes dhe Vehabistëve janë identike, ata prap se prap e
kundërshtojnë njëra tjetrën në disa aspekte. Për derisa Ibn Tejmija e
pranon sufizmin (tasavufin) si shkencë legjitime islame, vehabistët e
kundërshtojnë atë në tërësi si një inovacion i urryer në fe. Deri sa Ibn
Tejmija e konsideron si të arsyeshëm kremtimin e Ditëlindjes së
Resulullahut a.s. vehabistët e kundërshtojnë atë përsëri si një
Inovacion, i cili duhet të largohet.
Ibn Tejmija njihet të jetë i admiruar edhe nga grupacione të tjera
“selefiste” siç janë: Vëllezërit Muslimanë, nxënësi i Ibn Tejmijes, Ibn
Kajim El-Xheuzi gjithashtu njifet të përmendet nga “selefistët” e të
gjitha ngjyrave.





Sulmi
i Vehabistëve mbi varezat dhe masakrat mbi popullsin muslimane ne Rijad
dhe Qerbela


Me një furi të egër në misionine e tyre të “shenjtë”, të drejtuar kah
asgjësimi i asaj që ata e përceptonin si llumi i ndyrë i Arabisë
Saudite, ushtira vehabiste e udhëhequr nga Muhammed Ibn Saudi, në fillim
i shkatërruan varrezat dhe objektet tjera në Nexhd dhe rrethinë, të
cilat ata i trajtonin si “praktika politeiste”. Lëvizja Vehabiste arriti
të grumbullojë përkrahës të shumtë të cilët vraponin pas tyre, dhe e
bashkuan popullin e Nexhdit nën flamurin e Vehabizmit aty nga 1765.

Sulmet dhe “xhihadi” i vehabistëve nuk përfunduan pas vdekjes së
Muhammed Ibn Saudit, por vazhduan me forcë të egër nën udhëheqjen e
djalit të tij Abdul Azizit, i cili e pushtoi qytetin e Rijadit më 1773.
Muhammed Ibn Abdul Vehabi vdiq një vit më heret, por pas tij la katër
djem të cilët vazhduan përhapjen e vehabizmit dhe i përforcuan lidhjet
familjare me El-Saudin. Më vonë, në vitin 1801, ushtira Vehabiste
marshoi drejt Qerbelasë më një ushtri prej 10.000 burra dhe 6000 deve.
Me të arritur atje, pa pikë mëshire dhe pa asjnë dallim, e dhunuan
popullsinë e atjeshme për tetë orë rresht, duke masakruar rreth 5000
njerëz. Aq më tepër, keqazi e dëmtuan Xhaminë e Imam Husejnit, plaçkitën
qytetin dhe u larguan me 200 deve të ngarkuara përplot me pasurinë e
plaçkitur nga qyteti. Ky tmerr që ua shkakëtuan muslimanëve vehabistët,
ka lënë një kujtim të hidhur dhe një hidhërim të pakufishëm te të gjithë
muslimanët.



Vehabistët
i caktojnë vend dhe drejtim Allahut


Deri sa i akuzojnë shumicën e muslimanëve se jan politeist, vehabistët
vet e kanë dalluar veten e tyre nga muslimanët tjerë përkitazi me
përceptimet e tyre rreth çështjes së besimit (Akides). Pasi që
Vehabistët kanë një qasje përgjithësisht tekstuale kur janë në pyetje
atributet e Allahut, ata qetësisht besojnë se Allahu ka cilësi të
krijuara, apo atribute që janë tipike për njeriun, dhe pastaj mundohen
që ta fshehin antropmorfizmin e tyre duke shtuar se ata nuk e dijnë se
“si” Allahu i ka ato atribute”. Psh. Bilall Filips, një autor vehabist,
thotë:
“Ai (Allahu), nuk ka as trup fizik, as nuk ka një shpirtë pa formë, Ai,
ka një formë që i përshtatet madhërisë së Tij, të atillë që asnjë njeri
nuk e ka parë ose përfshirë, dhe që do të shihet vetëm nga banorët e
Xhennetit”.
Siç po shihet çdo pjesë e deklarimit të tij flet për mendjen e tij prej
një antropmorfisti. Bilall Filipsi thotë se “Allahu ka një formë që i
përshatet madhërisë së Tij…”, Ajo që ky konfirmon, është se Allahu
definitivisht paska formë. Ai bile e specifikon edhe çfarë forme, duke
thëne: “Ai (Allahu), nuk ka as trup fizik…” që do të thotë se Allahu ka
formë që nuk është si e krijesave, dhe pastaj thotë: “as nuk ka një
shpirtë pa formë…” dhe pastaj shtonë: “Allahu ka një formë që i
përshatet madhërisë së Tij”. Problemi me muslimanët e këtill është se
ata shprehin qartë antropomorfizëm. Ajo çka bën Bilall Filips këtu është
që si i humbur po i atribuon Allahut form, që sipas mendjes së tijë
askush se paska parë. Pra, Bilall Filipsi besuaka që Allahu ka një formë
të caktuar, apo një trup jo-fizik. Është absolutisht e sigurtë se asnjë
musliman sunni, deri më tani nuk ka deklaruar një gjë të tillë.
Imam Ahmed Ibn Hanbeli, një nga muxhtehidët më të mëdhenjë të Ehli
Sunnetit, ka hedhur poshtë një antropomorfizëm të këtillë një mijë vjetë
para se të lind Bilall Filipsi. Dijetari i madh Esharit, Imam
el-Bejheki, në librin e tij “Manakib Ahmed”, me një zinxhirë të
shëndoshë transmeton se Imam Ahmedi ka thënë:
“Një person bën kufër nëse thotë se Allahu është një trup, bile edhe në
qoftë se thotë se është një trup, por jo si trupat tjetrë”.
Imam Ahmedi vazhdon: “Shprehjet janë marrë nga gjuha dhe Islami, dhe
gjuhëtarët ia shtojnë, fjalën “trup” një gjëje që ka gjatësi, gjërësi,
formë, strukturë dhe komponente. Shprehja nuk është dhënë në Sheriat dhe
si e tillë nuk mundet që të përdoret”.
Imam Ahmedi është një dijetar i devotshëm nga koha e selefit, bile edhe
i lavdëruar nga Pejgamberi a.s. Si ka mundësi që Bilall Filipsi të
pretendojë se i përfaqëson pasardhësit e devotshëm nga Selefi. Ai, jo
vetëm që është në kundërshtim me ta, por edhe fuqishëm i refuzuar nga
ata. Paraardhësit tanë të ndershëm i kanë hedhur poshtë injorantët si
Bilall Filipsi në kohërat e tyre, shumë kohë më parë.
Antropomofrizëm i hapur poashtu është ilustruar edhe ne Komenatrin e
Ibn Bazit mbi punën e Imamit të madh Ebu Xhafer et-Tahavi i quajtur:
Akide et-Tahavije (Akideja e Tahavit), një punim ky që në fakt është
lavdëruar gjërësisht nga dijetarët e Ehli-sunnetit. Tani më i ndjeri,
Ibn Bazi ishte dhe Muftiu i madh i Arabisë Saudite.
Në artikullin 38, të Imam Tahavit qëndron:
“Ai është larg asaj që t’i ketë përcaktuar kufi Vetes, apo duke u
kufizuar, ose të ketë pjesë apo gjymtyrë. As që Ai është i përkufizuar
me gjashtë drejtimet, si që janë të kufizuara të gjitha krijesat, apo
trupat”.
Ibn Bazi, në një fusnotë komenton:
“ Allahu është jashtë kufijve që ne i dijmë, por ka kufij të cilat i din
Ai”.
Në nje fusnotë tjetër ai thotë:
“Me kufij (huduud), autori (i referohet Imam Tahavit) mendon për të
tillë që dihen nga njerëzit, pasi që askush pos Allahut nuk i din kufijt
e Tij”.
Ibn bazi, në mënyrë dinake mundohet që Imam Tahavit, t’i mvesh cilësi
antropomorfiste duke ia u shtuar idetë e tija antropomorfiste fjalëve të
Imamit. Dhe këtu duhet thekësuar patjetër se asnjë dijetarë i ehli
sunnetit, nuk i ka kuptuar fjalët e Imam Tahavit ashtu siç i kuptonte
Ibn Bazi.
Ibn Bazi shpreh antropomorfizëm edhe në një koment nga Dijetari i madh
Sunnit Ibn Haxher el-Askalani, Ibn Bazi thotë:
“ Sa për Ehli Sunnetin – e ata janë Sahabët dhe ata që i pasuna ato në
dije – Ata japin drejtim për Allahun – duke besuar se i Lartësuari është
mbi Arsh, pa mos dhënë shembull dhe pa hyrë në modalitete”.
Një dijetarë tjetër Vehabist, Muhammed Salih el-Uthejmin, po ashtu
haptas shpreh antropomorfizëm duke thënë:
“Qëndrimi i Allahut mbi Arsh, do me thënë se Ai tekstualisht është ulur
mbi fronin e Tij”.
Sulejman Ibn Abdullah Ibn Muhammed Ibn Abdul Vehab, nipi i themeluesit
të Vehabizmit thotë:
“Kush do që thotë: “Allahu është në çdo vend, ose në një vend
(tekstualisht – bi dhatihi) është pabesimtarë (kafir). Është obligim të
deklarohet se Allahu është i ndarë nga krijesat e Tij, qëndron mbi Arsh
pa modalitet ose ngjajshmëri apo shembull. Allahu ishte dhe nuk kishte
vend, Pastaj Ai krijoi hapsirën (vendin) Ai ishte para se te krijonte
hapësirën (vendin).
Vetëm Bilall Filipsi i përshkruan formë Allahut në mendjen e tij, dhe
Ibn Bazi konfirmon prezencën e kufijve për Allahun, el-Uthejmin
konfirmon se Allahu tekstualisht (bi dhatihi) është ulur mbi Arsh. Të
gjithë këta me lojalitet i kanë ndjekur mësimet e Ibn Tejmijes dhe
Muhammed Ibn Abdul Vehabit, bërthamave të herezisë dhe shkaktarve të
fitnes dhe përçarjes në mesin muslimanëve.

Antropomorfistët Vehabistë thonë: “Allahu është në drejtime, Allahu ka
kufij, Allahu tekstualishtë qëndron mbi Arsh dhe është ulur
“personalisht” mbi fron (Bi dhatihi). Për një musliman, fakt është se
Froni mund të jetë vetëm në një drejtim të caktuar dhe në një vend të
caktuar. Me kuptimin që Allahu qëndron mbi Arsh tekstualisht ashtu siç
mendojnë Vehabistët, ata i përshkruajn Allahut atribute të krijuara, si
rezultat implikojnë që një pjesë e krijimit të ishte i përjetshëm me
Allahun. Ndërkaq kjo është në kundërshtim me Kur’anin dhe Hadithin që në
vazhdim e paraqesim e që e transmeton Buhariu dhe atë: “Allahu
ekziston pergjithmonë, dhe nuk kishte asgjë para Tij”.
Ehli Sunneti përjashton çdo gjykim sipas të cilit Allahu ka dimensione
dhe vend. Për një musliman sunni, Allahu ka ekzistuar për gjithmonë pa
nevojën për të pasur vend, dhe Ai nuk mori vend (apo hapsirë) për Vete
pasi e krijoi atë.
Dijetarët e Ehli Sunnetit gjithmonë kanë thënë atë që është kuptuar nga
Pejgamberi a.s dhe Sahabët e tij r.a.


Vel-Hamdulilahi
Rabil-alemin.




Përktheu nga
anglishtja:
Mustafa Musliu





Vendos ne Facebook6



Azhornuar së fundi ( Tuesday, 13 July 2010 )



Pas >


[Kthe]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
 
Rrënjët dhe roli i Vehabizmit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Renjet dhe roli i Vehabizmit-Mos lejo pa e lexu!!!
» Rrënjët e Medicinës qëndrojn në Islam
» Maqedoni, Bashkësia Fetare Islame e shqetësuar rreth vehabizmit
» Gruaja në Islam
» Zemra dhe roli i saj në Islam

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: ARKIVA :: 2010 :: Tema-
Kërce tek: