Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | Zemra dhe roli i saj në Islam | |
Në trup është një organ, kur ai është i shëndoshë, tërë trupi është i shëndoshë, e kur ai organ është i prishur, prishet i tërë trupi. Ajo është zemra. Një ndër organet më me rëndësi në trupin e njeriut padyshim është zemra, jo vetëm nga ana fizike por edhe ajo shpirtërore e morale, anë këto që varen nga zemra.. Të parët tanë kanë thënë “Problemi i zemrës, është zemra e problemit” Të gjitha problemet, si ato individuale, familjare, shoqërore, burimin e kanë nga zemra. Në Kur'an përmenden fjalët Kalb dhe Fuad, që të dyja nënkuptojnë zemrën. Por Kalb përmendet 132 herë, kurse fuad 16 herë. Kalb përfshinë anën fizike, por edhe atë shpirtërore, ndërsa fuad më shumë nënkupton anën shpirtërore. Zemra është shtëpi e ndjenjave, ndërgjegjes, vetëdijes, mund të jetë e mirë ose e keqe, e shëndoshë ose e prishur. Pejgamberi s.a.v.s në një hadith thotë: '' Allahu nuk shikon në pamjen dhe trupin tuaj, por shikon në zemrën dhe punët tuaja'' Allahu shikon të gjitha anët, por qëllimi kryesor I hadithit është se tek Allahu nuk është e rëndësishme a je plak ose i ri, je i bardh ose i zi, i pasur ose i varfër, Ai shikon sinqeritetin e zemrave dhe punëve. Allahu xh.sh. nëpërmjet ajeteve kur'anore na paralajmëron se çfarë ka përgatitur për ata që kanë zemra të pastra: “Ditën kur nuk bën dobi as malli as fëmijët. Vetëm kush i paraqitet Zotit me zemër të shëndoshë, e xhenneti u afrohet atyre që ishin të devotshëm”. (Esh’shuaraë 88-90)
“Ndërsa besimtarëve të ruajtur xhenneti u afrohet krejt afër, kjo është ajo që u premtohej për secilin që pendohet dhe që e ruan besën e dhënë, për secilin që i është frikësuar Zotit pa e pare, dhe ka qenë i kthyer tek Ai me zemër të sinqertë. ( U thuhet ) hyni në të, të shpëtuar, se kjo është dita e përjetshm”. (Kaf 31-34) Dijetarët përmendin disa elemente që janë shkaktarë të prishjes së zemrës e ndër to: arroganca, mendjemadhësia, xhelozia, lakmia, dyshimi, zemërimi, koprracia, dëshira e flaktë për famë, pozitë dhe emër etj. Mjekimi nga këto cilësi është t'ia kujtojmë vetes se kjo botë është e kalueshme, është thjesht një fushë veprimi për ne, dhe se pritet përgjegjësi në botën tjetër. Obligim i zemrës është të ketë sinqeritet, besim, të i jetë përkulur Zotit, të jetë e kënaqur,tu largohet dyshimeve, dhe të jetë sa më afër Zotit. Në një hadith thuhet: “Vërtetë hallalli është i qartë dhe harami është i qartë, po ndërmjet tyre janë gjërat e dyshimta që shumë njerëz nuk i dinë, kush mbrohet nga gjërat e dyshimta, e ka të siguruar besimin dhe nderin, ndërsa kush bie në gjërat e dyshimta ka rënë në të ndaluarën. Zemra është i vetmi faktor i cili i siguron njeriut të arrijë kuptimin dhe vlerën e njeriut. | |
|