A lejohet për Me’mumin (xhematin) me lexu diç nga Kur’ani kur është duke u falur pas imamit?
Është “Mekruh” (e urryer) për xhematin të lexoj Kur’an pas imamit në namaz
Një nga dijetarët e shquar të islamit “El Birxhendij” në librin e tij të njohur “Sherhu Nukajeh” kur ka shpjeguar qështjen e leximit të Kur’anit nga Me’mumi përfundon se është mekruh.
Në këtë kapitull është cekur kërcnim i ashpër:
Aliu r.a. ka thënë: “Kush lexon (Kur’an) pas imamit veç ka gabuar”
Sahabiu i njohur Sead ibën ebi Vekas ka thënë: “ Kush lexon pas imamit nuk ka namaz për të”
Seid bin Musejeb ka thënë: “Do të doja për atë që lexon pas imamit të ketë në gojën e tij gaca zjarri”
Abdullah Elbehelij ka thënë: “Kush lexon pas imamit do t’i mbushet goja e tij me pluhur”
Në Fet-hul Kadir cekët se është Mekru Tahrimen të lexohet Kur’an pas imamit.
Ka thënë El-Ajnij në Librin e tij “Elbinaje fi sherhil Bidajeh” Më se 80 sahabe të mëdhenjë e kanë ndaluar leximin pas imamit, nga ta Abdullah ibën Mesud, Abdullah ibën Umer dhe Abdullah ibën Abas.
E përmendë Shejh Abdullah bin Ja’kubë elharithij në librin e tij “Keshful Esrar” Transmetohet nga Abdullah bin Zejd bin Esleme nga Babai i tij se ka thënë: 10 sahabet më të mëdhenjë të Pjgamberit a.s. e kanë ndaluar të lexohet pas imamit: Ebu Bekr,Umer,Uthman,Alij,Abdurrahman bin Auf, Sead ibën ebi Vekas, Abdullah ibë Mesud,Zejd ibën Thabit, Abdullah bin Umer dhe Abdullah bin Abas, Zoti qoftë i kënaqur me ta.
Doja ta di nga Hoxhallaret ton te Forumit islami-eshte-drit se si do e spjegojne kete qeshtje .......