Vizitor Vizitor
| Titulli: Çfarë hyn në devotshmëri? Tue 3 Aug 2010 - 9:35 | |
| Ai i cili ka frikë Allahun e Madhëruar s’ka dyshim që shijon lumturinë...
"O besimtarë, kini frikë All-llahun me sinqeritet të vërtetë”..” (Ali Imran, 102)
"Prandaj, shprehni devotshmëri Allahut sa të mundeni.” (et-Tegabun, 16)
"O besimtarë! Frikësojuni prej Allahut dhe flisni vetëm të vërtetën!” (el-Ahzab, 70)
"... Dhe kushdo që ka frikë Allahun dhe përmbush obligimet ndaj Tij, Ai do t’ia hapë rrugën e daljes (nga çdo vështirësi) dhe Ai do t’ia sjellë rizkun (furnizimin) prej nga ai nuk e mendonte..’’ (Talak, 2-3) Në devotshmëri të plotë në radhë të parë hyn: Kryerja e obligimeve dhe lënia e harameve, pastaj në të hyn edhe kryerja e gjërave të pëlqyera dhe largimi nga gjërate e papëlqyera, dhe padyshim kjo është grada më e lartë e devotshmërisë.
Për këtë arsye, devotshmëria është porosi nga Allahu i Lartësuar, për të parët dhe të fundit, si dhe porosi e çdo pejgamberi për popullin e vet. Ai i cili ka frikë Allahun e Madhëruar s’ka dyshim që shijon lumturinë në këtë botë dhe botën tjetër, si dhe shpëtimin dhe rrugëdaljen nga problemet, vështirësitë e krizat.
Devotshmëria nuk përkufizohet me vend apo kohë, por ajo duhet të manifestohet vazhdimisht në jetën dhe aktivitetin e besimtarit, duke kujtuar çdo herë që Allahu i Lartësuar kontrollon robërit e Tij. I Dërguari i Allahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem kur dërgonte ndonjë prijës me ushtri në mënyrë të veçantë e këshillonte për devotshmëri ndaj Allahut, dhe të sillej mirë me muslimanët. Synimi i të Dërguarit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem kur e këshilloi Muadhin radijall-llahu anhu për devotshmëri në fshehtësi dhe publik, e udhëzoi atë në atë që e ndihmon për këtë gjë, e ajo është, të turpërohesh nga Allahu sikurse që turpërohesh nga ndonjë njeri me dinitet nga familja jote. Kuptimi i saj është të ndjesh gjithmonë me zemër afërsinë dhe shikimin e Allahut prej teje dhe të turpërohesh nga shikimi i Tij mbi ty.
Thëniet e selefit për takvan
Muadh ibën Xhebeli radijall-llahu anhu ka thënë: Ditën e Kijametit do të thirret: Ku janë të devotshmit? Atëherë ngriten nën mbrojtjen e Mëshiruesit, nuk mbulohen prej tyre dhe nuk janë të fshehur. Atëherë atë e pyetën: Kush janë të devotshmit? Ai tha: Njerëz që iu frikësuan shirkut dhe adhurimit të idhujve, kurse e adhuruan Allahun sinqerisht.
Umer ibën Abdulazizi ka thënë: Devotshmëria ndaj Allahut nuk është duke agjëruar natën, as duke falur natën, e as duke bashkuar këto të dyja, por devotshmëria është të lësh atë që Allahu e ka ndaluar dhe të kryesh atë që Allahu e ka obliguar, e kush pas kësaj furnizohet me mirësi, atëherë ajo është mirësi mbi mirësi.
Abdullah ibën Mes’udi radijall-llahu anhu duke komentuar fjalët e Allahut të Lartësuar: "kini frikë All-llahun me sinqeritet të vërtetë”. [Ali Imran, 102], thotë: T’i bindesh (Allahut) e të mos bësh mëkate, ta përmendësh e të mos e harrosh, ta falenderosh e të mos e mohosh. |
|