Shkroi: SHEJH ASHRAF ALI ET-TEHANEVI (i njohur si 'I urti i Umetit')
Përktheu: Ilir CURRI
Nuk është i lejuar lavdimi i të Dërguarit Muhamed s.a.v.s.
aq shumë saqë njeriu të arrije të fyeje të Dërguarit tjerë
Para se te flasim mbi kete ceshtje,ja dy tema ngacmuese. Nje rast Pejgamberi s.a.v.s e preku pa dashje ne ije nje sahabij. Ai i thote: Do te hakmerrem. Pejgamberi s.a.v.s i kthehet: Hakmerru! Dhe ia ktheu ijen e tij. Sahabiu i thote: Une isha i zhveshur kurse ti ke kemishe. Pejganberi s.a.v.s e hoqi kemishen e tij, kurse sahabiu iu ngjit tek ija dhe e puthi (trupin e bekuar te te Derguarit),duke thene: Kete po synoja o i Derguar i Allahut!
Kemi shume libra qe gjenden andej ketej mbi grate. Qe te gjitha trillime dhe gjithcka qe ato permbajne jane legjenda. Psh. "Sanepin Namet,Mrekullite e familjese se Pejgamberit,nurnameti,vefat namet,muxhiz namet,Ali Muhameti e te tjera si keto". E theksojme dhe njehere asnje prej tyre nuk eshte e vertete. Prandaj keto duhet te evitohen dhe te ndalohet leximi i tyre. Kjo eshte arme qe u vihet grave. Ai qe ka trilluar gjithe keto eshte armik i Zotit e i pejgambereve. Nuk lejohet qe te lexohen,besohen apo perhapen. Tere ato lloj dokrrash duhet te digjen ne zjarr.
Disa vaize,ne ligjeratat e tyre kur flasin mbi Pejgamberin s.a.v.s shprehen mbi disa miresi dhe perparesi te tij duke i theksuar aq shume saqe arrijne deri ne ate shkalle,qe me fjalet e tyre te prekin ose fyejne integritetin e pejgambereve te tjere. Kur perpiqen te vertetojne epersine e te Derguarit Muhamed s.a.v.s ndaj te derguarve te tjere ne miresite e pjesshme pavaresisht nese kjo rendon mbi pejgamberet e tjere apo fjalet e tyre jane pa baze fetare,serish keta predikues nuk duan t'ia dine fare. Jo rralle, ato fjale i bien ndesh edhe vete Islamit. Kjo eshte e patolerueshme. Pasi epersia e Pejgamberit s.a.v.s,ne teresine e saj, mbi te gjithe te derguarit e tjere, eshte e pademantueshme. Nese nuk ceket ndonje miresi e tij e pjesshme nuk i prish asnje pune imazhit te te Derguarit s.a.v.s . Nuk e ngre te Derguarin e Allahut kur thua: "Ai ishte burre i plote e i shendetshem dhe nga syte shikonte shume mire",ndersa Jakubi a.s ka qene i verber. Kjo kurre nuk e ben Pejgamberin tone s.a.v.s me te mire se Jakubin a.s. Sikurse kur flitet per pashine e Jusufit a.s. Vete i Derguari Muhamed s.a.v.s thote rreth pamjes se tij: "Atij (Jusufit) i ishte dhene bukuri e rralle". (4) Perpjekja per ta nxjerre Resulullahin s.a.v.s me te bukur se Jusufin a.s bie ne kundershtim me vete thenien e Pejgamberit s.a.v.s si dhe perben perpjekje per te cenuar bukurine jusufiane. Kjo eshte qartazi sjellje e paedukate.
BUKURIA ESHTE DY LLOJESH
Lejohet qe te thuhet se bukuria eshte dy llojesh. Lloji i pare i bukurise eshte kur dikush bie ne sy qe ne shikim te pare per nga pamja e bukur dhe tiparet fytyres me nje bukuri te derjteperdrejte. Bukuri terheqese qe bie ne sy aty per aty dhe pasi syri mesohet kthehet ne dicka te zakonshme. Kete neve e quajme 'bukuri agimesh'. Ka nje tjeter lloj bukurie. Ajo nuk te habit apo le pafryme qe ne shikim te pare por eshte sic shprehet poeti kur thote:
Ajo fytyre e shton bukurine
Sa me shume ta shtosh mbi te shikimin
Kete lloj bukurie mund ta quajme 'bukuri qe thith,piktoreske,qe ngjet'. Jusufi a.s eshte me i bukuri ne llojin e pare kurse Pejgamberi Muhamed s.a.v.s eshte me i miri per nga lloji i dyte i bukurise.
Ka nje liber ne gjuhen urdu me titullin "Historia e te Derguarit te Allahut" me autor Shebeli En-Nu'man ku paraqitet i Derguari s.a.v.s me te gjitha vetite e larta, i plote dhe perfekt ne cdo drejtim. Por kete te vertete autori e ve ne krahasim me pejgamberet e tjere,per t'i nxjerr keta te fundit me pak. Ai thote: " Pejgamberi s.a.v.s ka qene i shquar per politike,pushtet dhe meshire,kurse pejgamberet e tjere,disa nuk shquheshin politike e te tjere s'kishin meshire apo s'kishin kete apo ate veti". Autori vertet nxjerr ne pah ato atribute qe i Derguari s.a.v.s i ka por kalon cdo kufi duke paraqitur te derguarit e tjere te Allahut me te meta e te manget. E kjo nuk eshte e vertete. Te gjithe te derguarit alejhim esselam, jane vellezer te te Derguarit tone s.a.v.s. Kesaj i thone te levdojme e respektojme babain e t'i shajme e rendojme vellezerit e tij. Por kete lloj levdimi nuk do e pranonte kurre i Derguari i Allahut. Autori i lartpermendur,pretendon se Nuhu a.s nuk posedonte meshire e as butesi. Kurse Isai a.s nuk kishte politike prandaj,sipas tij,Isai bente jete te vobektesh. Me kishin thene per kete liber por kur ma sollen e pashe vete. Fletet e librit ishin nga leter e cilesise se larte,me nje kaligrafi shkrimi te mrekullueshme,ne dukje i lemuar e i zbukuruar por brendia e tij ishte e erret me keto budallalleqe te tilla si Nuhu a.s ishte i pameshire apo Isai a.s nuk kishte politike. Cfare ofendimesh ndaj moralit te ketyre pejgambereve te Zotit!.
Me thoni ju! Nga e di ai njeri se pejgamberet nuk i kane patur keto cilesi?! Qe ta posedosh nje cilesi a eshte kusht qe ta shfaqesh ate? Neve degjojme shpesh se filani eshte bujar i madh dhe besojme. Por kur e shohim vete,e gjejme ate njeri qe nuk shpenzon as nuk jep dhe themi se cfare kishim degjuar rreth tij si bujar eshte genjeshter. A nuk mund te kete ndodhur qe ne kohen kur e shohim neve ai mund te ndodhet ne veshtiresi ekonomike. Pra,koha nuk ka qene e pershtatshme per ta gjykuar nese eshte bujar apo jo,prandaj duhet t'i shkojme kur ai njeri ka pasuri per ta pare se deri ku shkon bujaria e tij. Keshtu ndodh edhe me te derguarit e Zotit. Ata i posedojne te gjitha cilesite e larta,por nuk verehen tek nje i derguar keto veti vetem atehere kur do Allahu xh.sh qe t'i demonstroje ato. Nuhu a.s kishte shfaqur meshire nenteqind e pesedhjete vjet. Vini re! Me shume se nente shekuj duke i meshiruar e thirrur ata njerez e duke i duruar ata ne cdo gje, vetem e vetem qe te perhapte fjalen e Zotit. Me se nente shekuj dhe asnjehere nuk u lut kunder tyre. A ka duruar dikush dike kaq gjate pa u lutur kunder tyre? Deri ne momentin kur Zoti i tij i thote: " Vertet asnje s'do te besoje me nga populli yt pervec atyre qe tashme kane besuar…" (Kur'ani i Shenjte). Eshte Allahu xh.sh Ai qe ia percakton mekanizmat qe do perdore i derguari. Nuhu vazhdonte te perdorte mekanizmen e meshires e butesise ne thirrjen e tij prej nenteqind e pesedhjete vitesh e me pas Zoti xh.sh e urdheron te nderroje mekanizem. Si mund te thuhet qe Nuhu a.s ishte i pameshirshem?! Kush mund te kishte duruar fyerjet e poshterimet e atij populli aq gjate pa iu lutur Zotit kunder tyre,pa i ofenduar asnjehere?!
Autori thote se Isa a.s ishte i varfer e asket (sufi),nuk dinte politike e qyteterim. Madje u mesonte nxenesve te tij qe nese dikush u bie ne njeren faqe,ktheja dhe faqen tjeter. Kjo ishte me cfare u nderua Isai a.s. Autori kur flet keshtu duhet te sjell dhe argumente qe vertetojne fjalet e tij. Por argumente per te vertetuar kete mendjelehtesi as qe ka patur e as do te kete. Pasi te mos e shfaqesh nje cilesi nuk do te thote qe nuk e posedon ate. Por hadithet e Pejgamberit s.a.v.s jane te qarta qe vertetojne se Isai a.s do te sundoje afer fundit te botes,kur do shkaterroje cdo pushtet dhe do drejtoje gjithe token. Po te mos posedoje politike si mund ta drejtoje gjithe boten ate kohe?! Por sot koha eshte e pershtatshme per kedo,te thote c'te doje e te shkruaje cfare te doje. Por duhet ta dime se pejgamberet e Zotit kane patur te gjitha miresite dhe vetite e larta. Nga ato kane manifestuar aq sa e ka lypur nevoja apo thene ndryshe aq sa ka dashur Allahu xh.sh qe te shfaqet.
Eshte per tu cuditur fakti qe jane te shumte ata autore qe me gjithe racionalitetin qe i karakterizon,jane prekur nga kjo e mete per te cilen sapo folem. Vertet me rrenqeth trupin kur lexoj ne rreshtat e nje libri ku autori argumenton epersine e Muhamedit s.a.v.s ndaj Musait a.s duke sjell fjalet qe i Dergauri s.a.v.s i tha shokut te tij,ne momentin me te veshtire,ne castin kur ishte ne shpellen Theur dhe ishin te rrethuar nga cdo ane nga armiqte qe donin t'i vrisnin dhe pothuajse ishin duke i vene re ku ishin fshehur. Ate moment Pejgamberi i Allahut i thote Ebu Bekrit: " Mos u brengos! Allahu eshte me ne." (Tevbe:40). I Derguari s.a.v.s i tha fjalen e pare 'mos u brengos!' fjale qe te lehteson brengen e pastaj i thote qe mbrojtja e Allahut eshte me ta. Ne fillim permendi Allahun e pastaj e perfshiu edhe Ebu Bekrin ne kete mbrojtje ne fjalet 'me ne' e jo vetem veten e tij.
Kurse Musai a.s - vazhdon autori,kur po ndiqeshin kemba kembes nga Faraoni dhe ushtria e tij,iu ankuan populli i vet. Por Musai a.s ua ktheu: " Kurrsesi (nuk do arrijne te na zene),Vertet me mua eshte Zoti im,Ai do te me udhezoje". Ai ne fillim tha 'kurrsesi', i prere e i ashper, pastaj permendi mbrojtjen e Allahut per te. Ai permendi veten e tij para Allahut xh.sh e me pas serish thote qe ajo mbrojtje e ndihme e Allahut eshte me 'mua' e nuk thote me 'ne'. Ketu duket sikur autori deshiron t'i jape mesime Musait a.s mbi etiken e te folurit,t'i mesoje si t'i drejtohet popullit te vet. Do ishte me mire ky njeri te mos merrej me cikerrima ne miresi e epersi,pasi Pejgamberi s.a.v.s eshte mbi te gjithe ne tere morine e vlerave dhe virtyteve, por do ishte me e gjetur sikur te shikonte faktin se kujt i drejtohej Pejgamberi Muhamed s.a.v.s ate rast e kujt i drejtohej Musai a.s. Pasi sipas vendit behet kuvendi,sic thote proverbi. Sic nuk vlen e njejta shprehje te thuhet me te gjithe. Po ju them – duke supozuar – se Musai a.s po te kishte perkrah Ebu Bekr es-Sidik, fjalet e tij do ishin te formulura sic i formuloi Muhamedi s.a.v.s. E po te ishte Pejgamberi jone duke i folur nje populli te tille sic po u fliste Musai popullit te vet, vertet do u drejtohej me te njejtat fjale si Musai a.s ate rast.
Le te japim disa detaje. Me te Derguarin s.a.v.s ishte Ebu Bekri r.a,i cili ishte gati te vetsakrifikohej per Pejgamberin s.a.v.s. Ishte ai qe e kishte shqyer xhyben e tij ne copa per te mbyllur vrimat e shpelles para se te hynte ne te i Derguari s.a.v.s ne menyre qe te mos e demtonte te Derguarin e Zotit ndonje akrep apo gjarper. E gjithsesi copa e rrobes se tij nuk i kishte mjaftuar per te mbyllur nje vrime te fundit. Ne ate vrime ai vuri kemben e tij qe nese del dicka prej saj ta kafshonte ate e jo te Derguarin e Allahut. Kjo tregon qarte se Ebu Bekri r.a nuk shqetesohej per jeten e tij por per ate te Pejgamberit s.a.v.s pasi po ta gjenin kafiret,do e vrisnin. Pra, shoku i Pejgamberit vendosi kemben e tij ne vrimen e gjarprit per te ruajtur te Derguarin e Allahut s.a.v.s dhe vertet nga aty doli nje gjarper dhe e kafshoi. A kishte frike per veten e tij apo,per Pejgamberin s.a.v.s? Sigurisht kishte frike se mos i ndodhte gje te Derguarit, aq shume kujdesej saqe e ruante edhe nga ndonje pickim e jo me nga shpata qe do i merrte jeten te Derguarit te Zotit.
Ai ishte i siguruar me mbeshtetje te plote ne Allahun xh.sh. Atij i mjaftonte vetem fjala e Pejgamberit s.a.v.s qe t'i lehtesohej brenga. Pejgamberi e perfshiu edhe ate ne fjalet qe tha per ndihmen e mbrojtjen e Allahut, emrin e te Cilit e permendi ne fillim e pastaj veten dhe shokun e vet. Kurse kur behet fjale per Musain a.s dhe ata qe ishin me te. Ai popull qe po e ndiqte s'kishte piken e mbeshtetjes ne Zotin e as shpirtin e vetmohimit te cilat i kishte Ebu Bekri ne rastin tone. Ata kishin frike per veten sic duket pasi edhe vete ajeti kur'anor thote: " Dhe kur u pane dy grupet,shoket e Musait thane – Me siguri na zune" (Shuara'e:61). Ata u shprehen me tre lidhesa (ne gjuhen arabe) linguistike qe tregojne se ata e leshuan plotesisht veten dhe ishin te sigurt qe faraoni dhe ushtria e tij i zuri tashme. Si mund te ishin kaq te pabesim kur ata e kishin para nga afer ndihmen e Allahut ndaj tyre. Ja kryefjala 'Neve' e kesaj fjalie (xhumle ismije) qe tregon sigurine me te cilen flitet, qe pason me nje 'vertet', e me pas nje 'le' ne gjuhen arabe qe eshte: Me siguri (haber). Ne nje fjali te vetme populli i Musait shpreh gjithe pabesimin ne ndihmen e Zotit kur ata vete kishin pare sesi Musai a.s ishte ndihmuar nga Allahu perballe faraonit. Edhe pse e kishin degjuar premtimin e Zotit dhene Musat per ndihme hyjnore, ata serish kishin frike per veten e tyre,aq shume saqe e bene fakt te kryer humbjen ne nje fjali te vetme: (Neve vertet – me siguri na zune!). Prandaj Musai u tha ashper: Kurrsesi. Me kete fjale ai, sikur ua jep shpulle duke ua bere te qarte qe ajo ska ndodhur dhe as do te ndodhe. Ai ua thote ne kete forme,qe pergjigja e tij te ishte e mjaftueshme pasi e tepruan me ate siguri se tashme i zune e skane shpetim. Gjithe ajo siguri ne pesimizem kerkonte nje 'kurrsesi' te forte nga ana e Musait a.s. Pastaj si tu thuhej atyre njerezve qe ndihma e Allahut do te ishte me ta kur ishin aq te manget ne iman e vendosmeri ne besim e mbeshtetje. Prandaj i dha perparesi asaj cfare duhet te vije pas,e kjo ne shenje ashpersie qe pergjigja te jete me e rrepte. Pasi dhenia perparesi asaj cfare duhet te vije me mbrapa behet per qellim vendosmerie e ashpersie. Nga ketu ai tha 'me mua' eshte Zoti im,qe donte te thoshte se vertet Allahu eshte vetem me mua,kurse per ju o popull i pavendosmeri ne besim s'ka ndihme vec c'ka te perfitoni nga ndihma e Zotit ndaj meje.