Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Vlera e muajit Muharem Tue 22 Dec 2009 - 9:26 | |
| url=https://servimg.com/view/14069638/70] [/url] ”Agjërimi më i vlefshëm pas Ramazanit është agjërimi në muajin e Allahut Muharem.” (Muslim nr.1982)Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve kurse salavatet dhe selamet qofshin mbi të dërguarin e Allahut Muhamedin, vulën e pejgamberëve, zotëriun e gjithë të dërguarve, mbi familjen e tij, dhe mbi gjithëshokët e tij në përgjithësi. Me të vërtet muaji i Allahut, muaji Muharem dallon me madhërshtinë e tij dhe me vlerat që i ka. Ai është muaji i parë sipas kalendarit islam-hënor dhe një nga muajt e shenjtë për të cilët Allahu ka thënë: ” Vërtet, numri i muajve tek Allahu është dymbëdhjetë, sipas Librit të Allahut, që prej ditës kur krijoi qiejt dhe Tokën. Katër prej tyre janë të shenjtë, sipas besimit të drejtë. Prandaj, mos i bëni vetes dëm, duke i shkelur këta muaj!” (Teube, 36)
Ebi Bekrete, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmeton nga i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, se ka thënë:” Viti është dymbëdhjetë muaj, prej tyre katër janë të shenjtë tre janë rresht: Dhulkade, Dhul-hixhe dhe Muharem kurse muaji Rexhep është ndërmjet Xhumades dhe Shabanit.”(Transmeton Buhariu nr.2958) Është quajtur Muharem sepse është muaji i ndalesës së mëkateve gjatë tij siç aludon ajeti Kuranor:” Prandaj, mos i bëni vetes dëm, duke i shkelur këta muaj!” Dijetarët kanë thënë pa dyshim se kjo ndalesë vlen për gjithë muajt, porse janë veçuar këto muaj të cilët janë të shenjtë e si pasojë mëkatin gjatë tyre e ka bërë më të madh se në muajt tjerë dhe anasjelltas vepra e mirë gjatë tyre ka vlerë më të madhe. Katadeja, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: Mëkati gjatë këtyre muajve të shenjtë është më i madh se sa në muajt tjerë edhe pse mëkati gjatë gjithë muajve është haram (i ndaluar) mirëpo Allahu i zmadhon (dënimet për) mëkatet në kohërat që Ai i ka caktuar. Ai gjithashtu ka thënë: Allahu i ka zgjedhur më të mirët nga krijesat e tij melekët e më pas prej tyre ka veçuar disa tjerë. Të njëjtën e ka bërë edhe me njerëzit nga të cilët i ka veçuar të dërguarit e më pas edhe prej tyre ka veçuar disa nga ata madje dikujt prej tyre edhe i ka folur drejtpërdrejt. Nga vendet ka përzgjedhur xhamitë në tokë, nga muajt ka përzgjedhur Ramazanin dhe muajt e shenjtë prej muajve, nga ditët ka përzgjedhur ditën e xhuma, nga netët ka përzgjedhur natën e Kadrit E kemi për detyrë që edhe ne ti dallojmë (vlerësojmë) këto ashtu siç i ka dalluar Allahu. Vlera e tyre është vlera me të cilën i ka dalluar Allahu. Ky është e kuptimi i të mençurve dhe të diturve. (Tefsir ibnu Kethir, Teube:36) Shpeshtimi i agjërimit vullnetar në muajin Muharem Ebu Hurejre nga i Dërguari I Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, hadithin: ”Agjërimi më i vlefshëm pas Ramazanit është agjërimi në muajin e Allahut Muharem.” (Muslim nr.1982) E quajti këtë muaj muaji i Allahut për të aluduar në madhështinë e tij El-Kariu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: Qartazi shihet se për qëllim është i gjithë muaji Muharem. Gjithashtu ka transmetime të sakta se i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, nuk e ka agjëruar ndonjë muaj të plotë pos Ramazanit, pra ky hadith mund të interpretohet se është një nxitës për të shpeshtuar agjërimin në muajin Muharem e jo të agjërohet i tëri. Gjithashtu ka transmetime tjera autentike të cilat tregojnë se i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, e ka shpeshtuar agjërimin në muajin Shaban ndoshta për këtë mund të thuhet se në atë kohë nuk i është shpallur diçka për vlerën e muajit Muharem vetëm se në fund të jetës së tij para se ti mundësohet atij paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, agjërimi në të. (Sherh Nevevi mbi Sahihul Muslim) Allahu veçon nga kohërat dhe vendet kë të do Ai Izz ibën Abduselam, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: Vlerësimi i disa vendeve dhe kohërave është i dyllojshëm: i pari: në aspektin e kësaj jete, i dyti: vlera dijnije (fetare) e cila nënkupton bujarinë e Allahut ndaj robërit e tij duke ua shumëfishuar shpërblim atyre që bëjnë vepra të mira, si veçimi i muajit të Ramazanit me agjërim në mesin e muajve tjerë. Gjithashtu e njëjta vlen p.sh. për ditën e Ashurasë. (Kavaidul-Ahkam 1/38)
albislam | |
|