Hudbe e Xhumas
07.10.2016
Islamische Verein Frankenthal
Ligjerues: Ilaz ef. Salihi Tema:
“VLERA E MUAJIT MUHARREM DHE DITËS SË ASHURES” Falemenderojm Allahun Zotin e botrave, prej Tij kërkojmë ndihmë.Atë e falemenderojmë, e lusim që të na drejtojë në rrugë të drejtë dhe të na i falë mëkatet.Nga Ai kërkojmë mëshirë pasi të vdesim, për ne dhe gjithë besimtarët. Te All-llahu kërkojmë shpëtim nga e keqja e shpirtërave tanë dhe nga veprimet e këqija. Atë të cilin All-llahu e drejton, atë askush nuk mund ta dërgojë në huti, por atë të cilin All-llahu e lë në huti, atë askush nuk mund ta kthejë në rrugë të drejt. Dëshmojë që nuk ka Zot tjetër veç All-llahut që meriton të besohet dhe adhurohet dhe se Muhammedi është rob dhe i Dërguari i Tij.
Salavatet dhe selamet tona qofshinmbi njeriun më të ndershëm dhe më të moralshëm, mbi vulën e Pejgamberis Muhammedin s.a.v.s të cilin Allahu xh.sh e dërgoi së bashku me të vërtetën (Kur’anin famëlartë), si prurësin e lajmeve të gëzuara dhe paralajmërues për Fundine botës, ta paralajmëron atë që ka mend, dhe ta meritojnë dënimin të pa besët.
Mëshira e All-lalhut qoft mbi të, mbi familjen e tij të ndershme, mbi shokët e tij besnik si dhe mbi të gjithë ata që ndjekën ndjekin dhe do ta ndjekin rrugën e tij deri Ditën e Gjykimit.
I nderuari xhemat (Të nderuar lexues): Jemi në muajin Muharem dita e 6, Muaj ky i parë sipas kalendarit hixhrij, dhe javën e kaluar e patëm edhe vitin e ri islam 1438. Muaj Muharem përveç që ështe Muaji i parë sipas kalendarit islam dhe që bënë pjesë në grupine katër muajve ku ndalohet lufta, poashtu në këtë muaj kemi edhe një datë histoike shumë të vlefshme e që ështe Dita e Ashures. Gjithkush e ka ndëgjuar këtë Ditë, por vlerën e madhe si dhe të vërtetat e kësaj Dite ndoshta si keni ndëgjuar, por edhe nëse i keni ndëgjuar është mirë ti përkujtojm së bashku. Andaj pasi që jemi në prag të kësaj dite më konkretisht Ditën e Martë është Dita e Ashures, ne vendosëm që Dersin e Ditës së Xhuma tja kushtojm po kësaj dite dhe temëne titulluam: “VLERA E MUAJIT MUHARREM DHE DITËS SË ASHURES”
I Nderuari Xhemat: Allahu xh.sh. e veçoi muajin Muharem me disa veçori, pasi është edhe muaji i parë i vitit hixhrij, në kalendarin të cilin e caktoi halifja i dytë Umeri r.a. në vitin 637, kur dihet se këtë muaj Allahu xh.sh. e dalloi duke e caktuar si muaj i shenjtë në të cilin është e ndaluar lufta, krahas me muajin Rexheb; Dhul-kade dhe Dhul-Hixhxhe. Ashtu siç ceket në Kur`an:
“Te All-llahu numri i muajve është dymbëdhjetë (sipas hënës), ashtu si është në librin e All-llahut prej ditës kur krijoi qiejt dhe tokën. Prej tyre katër janë të shenjtë..." (Teube, 36). Thuhet se me këtë datë, konkretisht 10 Muharem, kanë ndodhur ngjarje të ndryshme te të Dërguarit e më hershëm, si p.sh. Allahu xh.sh. në këtë ditë krijoj qiejt, tokën, malet, detet, yjet, Arshin, melekët, Ademin a.s., në këtë ditë atij ia pranoi pendimin, shpëtimi i Nuhit a.s. nga Tufani dhe ndalja e tij në kodrën Xhudije, lindja e Ibrahimit a.s. si dhe shpëtimi i tij nga zjarri i Nemrudit, në këtë ditë iu dërgua dashi si kurban në vend të djalit të tij Ismailit, shërimi i Ejubit a.s. nga sëmundja e rëndë e cila e kaploi dhe e cila zgjati 7 vjet, dalja e Junusit a.s. nga barku i balenës, nxjerrja e Jusufit a.s. nga pusi ku e kishin hedhur vëllezërit e tij, takimi i Jakubit a.s. me birin e vet Jusufin a.s., ngritja e Isaut a.s. në qiell dhe shpëtimi i tij nga populli zullumqarë.
Këto ndodhi të nderuar vllezër kan ndodhur por a kan ndodhur në Ditën e Ashures Allahu alem (Allahu e dinë më së miri), por ka hadithe që e tregojn këtë e sa janë të vërteta hadithet mbetet të konfirmohen.
Por, ajo që është e vërtetë se në këtë ditë ndodhi vrasja e nipit të të Dërguarit sal-lallahu alejhi ve sel-lem, djalit të Aliut r.a. imam Huseinin r.a., vrasje e cila ndodhi në Kerbela më 10 Muharrem të vitit 61 hixhrij1, kurse sot, në këtë ditë, pra me 10 Muharem, Shiitët bëjnë rrahjen e vetes si sakrificë për imam Huseinin, ndërsa Rafiditët festojnë në këtë ditë, gëzohen në shenjë armiqësie ndaj Shiitëve.
Vlera e ditës së Ashurasë sipas Haditheve Imam Buhariu dhe Muslimi përcjellin një hadith nga Abdullah b. Umeri se ai e ka dëgjuar nga Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem ku thotë: “Ditën e Ashurasë, nëse do, agjëro” Transmetohet nga Aisheja r.a. e cila ka thënë: “Se i Dërguari sal-lallahu alejhi ve sel-lem në fillim obligoi agjërimin e ditës së Ashurasë, e kur u bë farz Ramazani (në vitin e dytë hixhrij), kush dëshironte të agjëroj ditën e ashures, agjëronte, e kush donte, hante” Përsëri përcjell Aishja r.a.h. e cila ka thënë: “Kurejshët në periudhën e injorancës agjëronin në ditën e Ashurasë, po ashtu edhe i Dërguari sal-lallahu alejhi ve sel-lem e ka agjëruar në atë periudhë, kur erdhi në Medine, ai vazhdoi agjërimin e kësaj dite dhe urdhëroi që të agjërohet, por kur u bë obligim agjërimi i muajit Ramazan, e la agjërimin e ditës së Ashurasë, pastaj kush donte e agjëronte, e kush donte nuk agjëronte” Shohim se në fillim agjërimi i ditës së Ashurasë ishte obligim, por më pas, kur agjërimi në Ramazan bëhet farz, agjërimi i Ashurasë shndërrohet në agjërim vullnetar, pra, nuk është agjërimi i kësaj dite tash për ne obligim, por është mirë të agjërohet, për shkak të vlerës së theksuar të kësaj dite, siç përmend edhe Ebu Isa et-Tirmidhiu. Transmeton Ibn Abbasi r.a. se kur erdhi Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem në Medine, pa se jehudët agjërojnë në ditën e Ashurasë, ai tha: “ Çka është kjo?, ata thanë se Kjo është ditë e mbarë, në këtë ditë Zoti i shpëtoi Beni Israilët nga armiku i tyre, e këtë ditë agjëroi edhe Musa a.s. E pejgamberi a.s. tha: “Unë jam më afër me Musaun a.s. sesa ju” agjëroi këtë ditë dhe urdhëroi të agjërohet” Transmeton Ibn Abbasi r.a. se kur i Dërguari sal-lallahu alejhi ve sel-lem agjëroi dhe urdhëroi për agjërimin e ditës së Ashurasë, i thanë: O i Dërguari i Allahut, por kjo është një ditë të cilën e madhërojnë jehudët dhe krishterët? E i Dërguari i Allahut tha: “Nëse arrij të agjëroj vitin tjetër, do të agjëroj edhe të 9-tën”, por në vitin tjetër ndërroi jetë. Kurse tek imam Ahmedi gjendet thënia: “Agjëroni Ditën e Ashurës dhe dallohuni nga çifutët. Agjëroni një ditë para apo një ditë pas saj”. Transmeton Ebu Katade r.a. se Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Për agjërimin e ditës së Ashurasë, shpresoj se Allahu do ti fshij mëkatet e një vitit”. Këto ishin hadithet sa i përket vlerës së Ditës së ashures, kush do të jet nijetli që të agjëron Allahu ja prnaoft.
Vlera e muajit Muharrem
Transmeton Ebu Hurejre r.a. se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Agjërimi më i vlefshëm pas muajit Ramazan është në muajin Muharem dhe namazi më i vlefshëm pas farzeve është namazi i natës”. Transmeton Aliu r.a. se në një rast, një sahabi e pyeti Pejgamberin sal-lallahu alejhi ve sel-lem: Cilin muaj pas Ramazanit ta agjëroj? Ai i tha: “Nëse do të agjërosh pas Ramazanit, agjëro në muajin Muharem, ai është muaji i Allahut, në të ka një ditë ku Allahu xh.sh. i ka falur njerëzit (që kanë jetuar më herët), e në të do ti fal edhe popujt tjerë (të cilët do të vijnë më pas)”. El Mubarekfuri dëshmon se këtu është fjala për të mëparshmit, ata kanë qenë populli i Musës a.s. të cilëve Allahu xh.sh. ua ka falur dhe i ka shpëtuar prej Firaonit, kurse ata që do të vijnë më pas, janë populli i Muhamedit sal-lallahu alejhi ve sel-lem.
Çka duhet dhe çka nuk duhet të bëjmë për këtë ditë: Një e vërtetë reale është se njerëzit kanë shpikur shumë gjëra, si pasojë e mendimit të gabuar të disa liderëve të fraksioneve të humbura, si të Shiitëve dhe Bektashive, andaj ne duhet të dimë se çka kërkohet nga ne si mysliman për këtë ditë, e çka jo. Pra, e kemi për obligim të dimë të vërtetat Islame, që mos i mohojmë ato që kanë bazë, e të praktikojmë ato që nuk kanë bazë fetare. Kjo vërehet shumë në mesin tonë. Kjo ditë, na përkujton një ditë të gëzuar por edhe të dhimbshme. Dita e gëzuar, për të cilën e pamë se edhe vet i Dërguari sal-lallahu alejhi ve sel-lem e bëri agjërimin, ishte shpëtimi i Musaut a.s. me popullin e tij nga dora e Firaonit, pra, duhet të kuptojmë ndihmën e Zotit, të lutemi për ndihmë nga Ai dhe mos i humbim shpresat. Po ashtu, në këtë ditë ndodhi fatkeqësia e Kerbelasë, ku u vra nipi i të Dërguarit sal-lallahu alejhi ve sel-lem, por pikëllimin nuk e shprehim ne myslimanët, siç e shprehin Shiitët, duke dalë rrugëve të qytetit dhe duke e gjakosur trupin, përmes së cilës japim një pasqyrim të gabuar mbi Islamin, ku shumë antiislamist, kur kritikojnë fenë tonë, në video projekte japin skena nga festimet shiite, sikur ato përfaqësojnë Islamin, kurse tek ata që nuk kanë njohuri mbi islamin, mund që të mbjell mendim se në fakt ajo është e vërteta. Nuk ka ndonjë argument apo hadith i cili thotë se duhet njeriu të pastrohet (të merr gusël) për këtë ditë, përpos nëse është nevojë trupore apo pastrim me rastin e ardhjes prej pune, etj. Po ashtu nuk transmetohet ndonjë lloj namazi apo lutje në këtë ditë, vizita e varreve apo leximi 1000 herë suren Ihlas, për të cilat kanë shpikur hadithe, e të cilat nuk meriton të merren në konsideratë. Në Fund ti lutemi All-llahut xh.sh që ahstu siç I ka falur popujt e më parshëm në këtë Ditë të na fal edhe neve, ashtu siç i ka ndihmuar profetët e tij të na ndihmon edhe neve si musliman të dobët dhe ashtu siç e ka pranuar Husejnin si shehid ti pranon shehid edhe luftarët e islamit….Amiin