islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
Vlera e muajit Muharrem dhe e ditës së Ashures EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
Vlera e muajit Muharrem dhe e ditës së Ashures EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
Vlera e muajit Muharrem dhe e ditës së Ashures EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
Vlera e muajit Muharrem dhe e ditës së Ashures EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
Vlera e muajit Muharrem dhe e ditës së Ashures EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
Vlera e muajit Muharrem dhe e ditës së Ashures EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
Vlera e muajit Muharrem dhe e ditës së Ashures EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
Vlera e muajit Muharrem dhe e ditës së Ashures EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
Vlera e muajit Muharrem dhe e ditës së Ashures EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
Vlera e muajit Muharrem dhe e ditës së Ashures EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
Vlera e muajit Muharrem dhe e ditës së Ashures EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
Vlera e muajit Muharrem dhe e ditës së Ashures EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
Vlera e muajit Muharrem dhe e ditës së Ashures EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
Vlera e muajit Muharrem dhe e ditës së Ashures EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
Vlera e muajit Muharrem dhe e ditës së Ashures EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
Vlera e muajit Muharrem dhe e ditës së Ashures EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
Vlera e muajit Muharrem dhe e ditës së Ashures EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
Vlera e muajit Muharrem dhe e ditës së Ashures EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
Vlera e muajit Muharrem dhe e ditës së Ashures EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
Vlera e muajit Muharrem dhe e ditës së Ashures EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
Vlera e muajit Muharrem dhe e ditës së Ashures EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
Vlera e muajit Muharrem dhe e ditës së Ashures EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
Vlera e muajit Muharrem dhe e ditës së Ashures EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
Vlera e muajit Muharrem dhe e ditës së Ashures EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
Vlera e muajit Muharrem dhe e ditës së Ashures EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
Vlera e muajit Muharrem dhe e ditës së Ashures EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
Vlera e muajit Muharrem dhe e ditës së Ashures EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
Vlera e muajit Muharrem dhe e ditës së Ashures EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
Vlera e muajit Muharrem dhe e ditës së Ashures EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
Vlera e muajit Muharrem dhe e ditës së Ashures EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
Vlera e muajit Muharrem dhe e ditës së Ashures EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
Vlera e muajit Muharrem dhe e ditës së Ashures EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
Vlera e muajit Muharrem dhe e ditës së Ashures EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
Vlera e muajit Muharrem dhe e ditës së Ashures EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
Vlera e muajit Muharrem dhe e ditës së Ashures EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
Vlera e muajit Muharrem dhe e ditës së Ashures EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
Vlera e muajit Muharrem dhe e ditës së Ashures EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
Vlera e muajit Muharrem dhe e ditës së Ashures EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
Vlera e muajit Muharrem dhe e ditës së Ashures EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
Vlera e muajit Muharrem dhe e ditës së Ashures EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
425 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 425 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
Vlera e muajit Muharrem dhe e ditës së Ashures Empty96%Vlera e muajit Muharrem dhe e ditës së Ashures Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
Vlera e muajit Muharrem dhe e ditës së Ashures Empty0%Vlera e muajit Muharrem dhe e ditës së Ashures Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
Vlera e muajit Muharrem dhe e ditës së Ashures Empty0%Vlera e muajit Muharrem dhe e ditës së Ashures Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
Vlera e muajit Muharrem dhe e ditës së Ashures Empty0%Vlera e muajit Muharrem dhe e ditës së Ashures Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
Vlera e muajit Muharrem dhe e ditës së Ashures Empty1%Vlera e muajit Muharrem dhe e ditës së Ashures Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
Vlera e muajit Muharrem dhe e ditës së Ashures Empty2%Vlera e muajit Muharrem dhe e ditës së Ashures Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Vlera e muajit Muharrem dhe e ditës së Ashures

Shko poshtë 
AutoriMesazh
rezarta
Antar-aktiv
Antar-aktiv
rezarta


Numri i postimeve : 239
Data e regjistrimit : 24/02/2013

Vlera e muajit Muharrem dhe e ditës së Ashures Empty
11112013
MesazhVlera e muajit Muharrem dhe e ditës së Ashures

Historia e këtij muaji dhe kësaj dite
Allahu xh.sh. e veçoi muajin Muharem me disa veçori, pasi është edhe muaji i parë i vitit hixhrij, në kalendarin të cilin e caktoi halifja i dytë Umeri r.a. në vitin 637,  kur dihet se këtë muaj Allahu xh.sh. e dalloi duke e shpallur si muaj i shenjtë në të cilin është e ndaluar lufta, krahas me muajin Rexheb; Dhul-kade dhe Dhul-Hixhxhe. Ashtu siç ceket në Kur‘an: “Te All-llahu numri i muajve është dymbëdhjetë (sipas hënës), ashtu si është në librin e All-llahut prej ditës kur krijoi qiejt dhe tokën. Prej tyre katër janë të shenjtë…” (Teube, 36).
Thuhet se me këtë datë, konkretisht 10 Muharem, kanë ndodhur ngjarje të ndryshme te të Dërguarit e më hershëm, si p.sh. Allahu xh.sh. në këtë ditë krijoj qiejt, tokën, malet, detet, yjet, Arshin, melekët, Ademin a.s., në këtë ditë atij ia pranoi pendimin, shpëtimi i Nuhit a.s. nga Tufani dhe ndalja e tij në kodrën Xhudije, lindja e Ibrahimit a.s. si dhe shpëtimi i tij nga zjarri i Nemrudit, në këtë ditë iu dërgua dashi si kurban në vend të djalit të tij Ismailit, shërimi i Ejubit a.s. nga sëmundja e rëndë e cila e kaploi dhe e cila zgjati 7 vjet, dalja e Junusit a.s. nga barku i balenës, nxjerrja e Jusufit a.s. nga pusi ku e kishin hedhur vëllezërit e tij, takimi i Jakubit a.s. me birin e vet Jusufin a.s., ngritja e Isaut a.s. në qiell dhe shpëtimi i tij nga populli zullumqarë. Por, kjo ndërlidhje e ditës së 10 të muajit Muharem, me të gjitha këto ndodhi, është e shtuar dhe nuk ka të bëj me realitetin, këto ngjarje janë të vërteta, por nuk do të thotë se kanë ndodhur të gjitha me datën 10 Muharem, andaj këto ndërlidhje nuk janë të vërteta dhe pa bazë.
Por, në këtë ditë ndodhi vrasja e nipit të të Dërguarit sal-lallahu alejhi ve sel-lem, djalit të Aliut r.a. imam Huseinin r.a., vrasje e cila ndodhi në Kerbela më 10 Muharrem të vitit 61 hixhrij1, kurse sot, në këtë ditë, pra me 10 Muharem, Shiitët bëjnë rrahjen e vetes si sakrificë për imam Huseinin, ndërsa Rafiditët festojnë në këtë ditë, gëzohen në shenjë armiqësie ndaj Shiitëve.
Vlera e ditës së Ashurasë sipas haditheve
Imam Buhariu dhe Muslimi përcjellin një hadith nga Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem ku thotë:“Ditën e Ashurasë, nëse do, agjëro”2
Transmetohet nga Aisheja r.a. e cila ka thënë: “Se i Dërguari sal-lallahu alejhi ve sel-lem në fillim obligoi agjërimin e ditës së Ashurasë, e kur u bë farz Ramazani (në vitin e dytë hixhrij), Kush dëshironte të agjëroj ditën e ashures, agjëronte, e kush donte, hante”3.
Përsëri përcjell Aishja r.a.h. e cila ka thënë: “Kurejshët në periudhën e injorancës agjëronin në ditën e Ashurasë, po ashtu edhe i Dërguari sal-lallahu alejhi ve sel-lem e ka agjëruar në atë periudhë, kur erdhi në Medine, ai vazhdoi agjërimin e kësaj dite dhe urdhëroi që të agjërohet, por kur u bë obligim agjërimi i muajit Ramazan, e la agjërimin e ditës së Ashurasë, pastaj kush donte e agjëronte, e kush donte nuk agjëronte”4. Shohim se në fillim agjërimi i ditës së Ashurasë ishte obligim, por më pas, kur agjërimi në Ramazan bëhet farz, agjërimi i Ashurasë shndërrohet në agjërim vullnetar, pra, nuk është agjërimi i kësaj dite tash për ne obligim, por është mirë të agjërohet, për shkak të vlerës së theksuar të kësaj dite, siç përmend edhe Ebu Isa et-Tirmidhiu.
Transmeton Humejd bin Abdur-Rahman r.a. se ka dëgjuar Muavij ibën Sufjan r.a. në ditën e Ashurasë, nga minberi duke thënë: “O banorë të Medines, ku janë dijetarët tuaj? E kam dëgjuar të Dërguarin sal-lallahu alejhi ve sel-lem duke thënë: “Kjo është dita e Ashurasë, e Allahu nuk ju obligoj me agjërim, kush të donë, le të agjëroj, e kush të donë le të bëj iftar”5
Transmeton Ibn Abbasi r.a. se kur erdhi Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem në Medine, pa se jehudët agjërojnë në ditën e Ashurasë, ai tha: “ Çka është kjo?, ata thanë se Kjo është ditë e mbarë, në këtë ditë Zoti i shpëtoi Beni Israilët nga armiku i tyre, e këtë ditë agjëroi edhe Musa a.s. E pejgamberi a.s. tha: “Unë jam më afër me Musaun a.s. sesa ju” agjëroi këtë ditë dhe urdhëroi të agjërohet6
Po ashtu transmeton Ebi Musa r.a. se jehudët e kishin marrë ditën e Ashurasë si festë, kurse i Dërguari sal-lallahu alejhi ve sel-lem tha: “Agjëroni edhe ju”7
Transmeton Ibn Abbasi r.a. i cili thotë: Nuk di te ketë agjëruar Pejgamberi alejhi’s salatu ve’s selam ndonjë ditë, që shpresonte të ketë vlerë më shumë se sa ditët e tjera, përveç këtyre ditëve: “Ditën e Ashures dhe këtë muaj, pra muaji Ramazan”.8
Transmeton Seleme bin Ekve‘i r.a. i cili thotë: Urdhëroi i Dërguari sal-lallahu alejhi ve sel-lem një njeri që të thërras ndër njerëzit se “Kush ka ngrënë le të mos haje deri në mbrëmje, e kush nuk ka ngrënë, le te agjëroj, sepse kjo ditë është Dita e Ashurasë”9
Transmeton Hakem bin A‘rexhi r.a. i cili thotë: Shkova tek Ibn Abbasi r.a. e takova afër Zemzemit. Ishte duke pushuar i mbështetur me kokë mbi gunën e tij. I thashë: Më trego për ditën e Ashurasë, cila është ajo ditë që ta agjëroj? Ai tha: Kur ta shohësh hënën e re të muajit Muharem, atëherë llogariti ditët, ashtu që në mëngjesin e të nëntës, të jesh agjërueshëm. I thash: A kështu ka agjëruar Muhamedi sal-lallahu alejhi ve sel-lem? Ai tha: Po”10
Shumica e dijetarëve qëndrojnë në konstatimin se dita e Ashurasë është dita e 10-të e muajit Muharem, kurse Ibn Abbasi r.a. konsideron se dita e 9-të është dita e Ashurasë. Qëndrimin e Ibn Abbasit, imam Neveviu është munduar ta përputh me hadithet e sakta dhe ka konstatuar se tek arabët ka qenë traditë që ditën e pestë, në të cilën deveve u kanë dhënë ujë për të pi, e kanë quajtur dita e katërt. Ngjashëm kështu i kanë thirrur edhe ditët tjera. Kështu që në pajtim me këtë traditë, dita e nëntë, në realitet është dita e dhjetë.
Por, transmetimi tjetër nga Ibn Abasi r.a. e konfirmon këtë të dhënë, ku Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “I Dërguari i Allahut ka urdhëruar agjërimin e Ashurasë në ditën e dhjetë (të Muharemit)”.*
Transmeton Ibn Abbasi r.a. se kur i Dërguari sal-lallahu alejhi ve sel-lem agjëroi dhe urdhëroi për agjërimin e ditës së Ashurasë, i thanë: O i Dërguari i Allahut, por kjo është një ditë të cilën e madhërojnë jehudët dhe krishterët? E i Dërguari i Allahut tha: “Nëse arrij të agjëroj vitin tjetër, do të agjëroj edhe të 9-tën”, por në vitin tjetër ndërroi jetë.11 Kurse tek imam Ahmedi gjendet thënia: “Agjëroni Ditën e Ashurës dhe dallohuni nga çifutët. Agjëroni një ditë para apo një ditë pas saj”.
Transmeton Ebu Katade r.a. se Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Për agjërimin e ditës së Ashurasë, shpresoj se Allahu do ti fshij mëkatet e një vitit”.12
Vlera e muajit Muharrem
Transmeton Ebu Hurejre r.a. se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Agjërimi më i vlefshëm  pas muajit Ramazan është në muajin Muharem dhe namazi më i vlefshëm pas farzeve është namazi i natës”.13
Transmeton Aliu r.a. se në një rast, një sahabi e pyeti Pejgamberin sal-lallahu alejhi ve sel-lem: Cilin muaj pas Ramazanit ta agjëroj? Ai i tha: “Nëse do të agjërosh pas Ramazanit, agjëro në muajin Muharem, ai është muaji i Allahut, në të ka një ditë ku Allahu xh.sh. i ka falur njerëzit (që kanë jetuar më herët), e në të do ti fal edhe popujt tjerë (të cilët do të vijnë më pas).14
El Mubarekfuri dëshmon se këtu është fjala për të mëparshmit, ata kanë qenë populli i Musës a.s. të cilëve Allahu xh.sh. ua ka falur dhe i ka shpëtuar prej Firaonit, kurse ata që do të vijnë më pas, janë populli i Muhamedit sal-lallahu alejhi ve sel-lem.
Çka duhet dhe çka nuk duhet të bëjmë për këtë ditë
Një e vërtetë reale është se njerëzit kanë shpikur shumë gjëra, si pasojë e mendimit të gabuar të disa liderëve të fraksioneve të humbura, si të Shiitëve dhe Bektashive, andaj ne duhet të dimë se çka kërkohet nga ne si mysliman për këtë ditë, e çka jo. Pra, e kemi për obligim të dimë të vërtetat Islame, që mos i mohojmë ato që kanë bazë, e të praktikojmë ato që nuk kanë bazë fetare. Kjo vërehet shumë në mesin tonë.
Kjo ditë, na përkujton një ditë të gëzuar por edhe të dhimbshme. Dita e gëzuar, për të cilën e pamë se edhe vet i Dërguari sal-lallahu alejhi ve sel-lem e bëri agjërimin, ishte shpëtimi i Musaut a.s. me popullin e tij nga dora e Firaonit, pra, duhet të kuptojmë ndihmën e Zotit, të lutemi për ndihmë nga Ai dhe mos i humbim shpresat. Po ashtu, në këtë ditë ndodhi fatkeqësia e Kerbelasë, ku u vra nipi i të Dërguarit sal-lallahu alejhi ve sel-lem, por pikëllimin nuk e shprehim ne myslimanët, siç e shprehin Shiitët, duke dalë rrugëve të qytetit dhe duke e gjakosur trupin, përmes së cilës japim një pasqyrim të gabuar mbi Islamin, ku shumë antiislamist, kur kritikojnë fenë tonë, në video projekte japin skena nga festimet shiite, sikur ato përfaqësojnë Islamin, kurse tek ata që nuk kanë njohuri mbi islamin, mund që të mbjell mendim se në fakt ajo është e vërteta.
Nuk ka ndonjë argument apo hadith i cili thotë se duhet njeriu të pastrohet (të merr gusël) për këtë ditë, përpos nëse është nevojë trupore apo pastrim me rastin e ardhjes prej pune, etj.
Po ashtu nuk transmetohet ndonjë lloj namazi apo lutje në këtë ditë, vizita e varreve apo leximi 1000 herë suren Ihlas, për të cilat kanë shpikur hadithe të fabrikuara, e të cilat nuk meriton të merren në konsideratë.
 
Shkruan:  Shaban Tairi/Brezi i ri
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Share this post on: reddit

Vlera e muajit Muharrem dhe e ditës së Ashures :: Komentet

No Comment.
 

Vlera e muajit Muharrem dhe e ditës së Ashures

Mbrapsht në krye 

Faqja 1 e 1

 Similar topics

-
» [Hudbe islame] “VLERA E MUAJIT MUHARREM DHE DITËS SË ASHURES”
» (Hudbe Islame) “VLERA E MUAJIT MUHARREM DHE DITËS SË ASHURES”
» Vlera e dites se Arafatit...
» MUAJI MUHARREM DHE PENDIMI I PRANUAR NE DITEN E ASHURES ... >>>...
» Video Ligjerata Enkas për Ramazanin nga Hoxhallarët tanë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi i përgjithshëm :: Forumi i përgjithshëm :: Tema Islame-
Kërce tek: