Nga vlerat e ditës së Ashures është se ajo është dita në të cilën Allahu
ua pranoi pendimin e njerëzve.
U shënua nga et-Tirmidhi se pejgamberi tha:
“Nëse doni të agjëroni ndonjë muaj pas ramazanit, agjëroni (shumicën)
në muajin muharrem, sepse në të Allahu ua pranoi pendimin njerëzve”.
U përcoll se Ali ibn ebi Talib tha:
“Kjo është dita kur Allahu fali popullin e Junusit .”
U përcoll se Umer ibn Abdul-Aziz u shkroi disa njerëzve dhe tha:
“Thoni çfarë tha babai juaj, Ademi:
‘Zoti ynë, i bëmë zullum vetvetes. Nëse Ti nuk na fal e nuk na mëshiron,
ne, me siguri, do të jemi humbës”. (el-A’raaf, 23)
Nuhu tha:
“O Zoti im, kërkoj mbrojtje nga Ti që të ta lypi atë për çka s’kam dije.
Nëse Ti nuk më fal dhe nuk më mëshiron, unë, vërtet, do të jem
humbës”. (Hûd, 47)
Dhe thuaj ashtu siç tha Musa :
“Zoti im, vërtet, unë i bëra padrejtësi vetvetes, kështu që më fal”. (Kasas,
16)
Dhe thuaj ashtu siç tha Junusi :
“... ai klithi nëpër errësirë: ‘S’ka të denjë për t’u adhuruar, përveç Teje (O
Allah)! I patëmeta je Ti! Vërtet, unë jam treguar zullumqar!” (el-Enbija,
87)
Wehb tha:
“Vërtet, Allahu, më i larti, i shpalli Musës se popullit të tij i kërkohej të
pendohej në dhjetë ditët e para, dhe në ditën e dhjetë ata u falën”.
Ikrimeh tha:
“E dhjeta (muharrem) është dita kur Allahu e fali Ademin”.
Katadeh tha:
“Ne ua përcillnim të tjerëve se kjo ishte dita në të cilën u pendua Ademi”.
Pra, inkurajohemi që të shtojmë pendimin në ditën e Ashures, duke kërkuar
pranimin e saj nga Allahu , sepse, ai të cilit i pranohet pendimi për punët
e këqija, do të jetë si ata që iu kthyen Allahut në kohët e hershme.
Pendimi i pranohet atij që pendohet, e kupton gjynahun e vet dhe e
kombinon këtë me keqardhje.
Allahu thotë:
“Dhe të tjerë që kanë pranuar bërjen e gjynaheve; këta e përzien punën
e mirë me punën e keqe. Ndoshta, Allahu do t’u kthehet me falje. Vërtet,
Allahu fal shumë, është i mëshirshëm”. (et-Teube, 102)
Pejgamberi tha:
“Nëse robi e pranon gjynahun dhe pendohet, Allahu do t’i kthehet atij
(d.m.th. do t’ia pranojë pendimin)”.
Po ashtu, u përcoll se pejgamberi e fillonte namazin e tij me lutjen:
“O Allah, Ti je Zoti im. S’ka të denjë për t’u adhuruar, përveç Teje. I kam
bërë padrejtësi vetvetes dhe pranoj se kam bërë gjynah, pra më fal, se
vërtet askush nuk fal gjynahe, përveç Teje”.