Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: [Hudbe Islame] Vlera e cdo dite te dhjet diteve te Dhulhixhes bazuar ne hadith. Mon 7 Oct 2013 - 2:08 | |
| Roman]4] Hudbe e Xhumas " Xhamia e Shqiptarve Bibbien Itali" 04.10.2013/29.Dhul Kade 1434 Ligjerues: Ilaz Salihi imam i perkoheshem ne kete xhami Tema: Vlera e cdo dite te dhjet diteve te Dhulhixhes Falemenderimet dhe lavdrimet I takojn Allahut xh.sh Krijuesit te botrave, Sunduesit të Ditës së Gjykimit, Mëshirues e Mëshirbërësit . Allahun e Falemenderojm dhe vetëm prej Tij ndihm dhe falje kërkojm. Kërkojm falje nga Allahu për mëkatet tona të cilët I bëjmë me dije apo pa dije, në public apo në fshehtësi,të mdhaja apo të vogla. Ndërsa kërkojm mbrojtje nga Allahu nga dy armiqt tanë të përbetuar : Nga Shejtani I mallkuar armik I përbetuar I njeriut si dhe nga nefsi ynë I shfrenuar bashkëpuntorë I shejtanit. Këndë e udhëzon Allahu ska kush e devijon dhe këndë e le Allahu në huti apo aj nga vetja e tij zgjedh që të mbetet në huti, ska fuqi tjetër përvec Allahut që e udhëzon. Dëshmoj se nuk ka Hyni tjetër që meriton të adhurohet përvec Allahut xh.sh dhe se Muhammedi s.a..v.s është rob dhe I Dërguari I Tij. Salavatet dhe selamet tona qofshin mbi më të mirin e njerëzis, mbi më të sjelshmin dhe më të moralshmin,mbi mësuesin e njerëzis, vulën e pejngamberis, Muhammedin s.a.v.s. Gjithashtu salavatet dhe selamet tona qofshin mbi familjen e tij të pastër, shokët e tij besnik si dhe mbi të gjithë ata që ndjekën, ndjekin , dhe do ta ndjekin rrugën e tij deri Ditën e Gjykimit. Vllezër të nderuar! Pasi që në dersin e Xhumasë folëm për vlerën e dhjetë ditëve të Dhul Hixhes në përgjithësi dhe ibadeteve që kryhen në këto dhjetë ditë ne thamë se agjërimi veçohet në këto dhjetë ditë dhe përmendëm vetëm agjërimin e ditës së nëntë, të ditës së Arafatit. Andaj, në këtë huddbe do të folim për agjërimin në çdo ditë të këtyre dhjetë ditëve të këtij muaji veç e veç për të parë vlerën dhe shpërblimin. Pra kur është fjala për agjërimin e këtyre ditëve dhe vlerën e tyre do të cekim një hadith i cili transmetohet nha Ibn Abasi, hadith ky mbi të cilin do ta mbështesim huddben e sodit. Pra Pejgamberi s.a.v.s në hadithin e transmetuar nga Ibn Abasi r.a ka thënë:1. Dita e parë është dita kur All-llahu xh.sh ia fali mëkatet Ademit a.s andaj kush e agjëron këtë ditë, All-llahu xh.sh do t'ia falë mëkatet.2. Dita e dytë është dita kur Allahu xh.sh ia pranoi duan Junusit a.s dhe e nxorri nga barku i peshkut.Kush e agjëron këtë ditë, do t'i llogaritet sikur i ka bërë ibadet All-llahut xh.sh tërë vitin duke mos bërë mëkat ndaj All-llahut xh.sh.3. Dita e tretë është dita që All-llahu xh.sh pranoi duanë e Zekerijas a.s.Kush e agjëron këtë ditë,All-llahu xh.sh do t'ia pranoi çdo lutje-dua.4. Dita e katërt është dita kur është lindur Isa a.s. Kush e agjëron këtë ditë, All-llahu xh.sh do t'ia largojë të kqijat dhe varfërinë.5. Dita e pestë është dita kur lindi Musai a.s.Kush e agjëron këtë ditë, All-llahu xh.sh do ta mbrojë nga azabi dhe do ta largojnë prej dyftyrësisë.6. Dita e gjashtë është dita kur All-llahu xh.sh ia ka hapur të gjitha të mirat Muhammedit s.a.v.s.Kush e agjëron këtë ditë, All-llahu xh.sh do ta mbulojë me mëshirë dhe nuk do ta dënojë pas saj asnjëherë.7. Dita e shtatë është dita kur mbyllen dyert e xhehennemit dhe nuk hapen derisa të kalojnë dhjetë dit. Kush e agjëron këtë ditë, All-llahu xh.sh do t'ia mbyllë tridhjet dyer të këqija, të vështira dhe do t'ia hapë tridhjet dyer të mira.8. Dita e tetë është dita e cila quhet Jaumu-t-teruije. Kush e agjëron këtë ditë,All-llahu xh.sh do t'i japë shpërblim të madh aq sa Ai e din.9. Dita e nëntë është dita e Arafatit. Kush e agjëron këtë ditë, atij do t'i shlyhen mëkatet e vitit të kaluar dhe të vitit vijues. Kjo është dita në të cilin është shpallur ajeti:"Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe. E kush detyrohet nga uria (të hajë nga të ndaluarat), duke mos anuar dhe duke mos patur qëllim mëkatin, All-llahu falë shhumë dhe është mëshirues".(El-Maide 3)10. Dita e dhjetë është dita e Kurban Bajramit nuk agjërohet, por theret Kurban,për pikën e parë të gjakut që bie në tokë, All-llahu xh.sh do t'ia falë mëkatet e tij dhe të familjes së tij.Kush ushqen një besimtar ose jep sadaka, në Ditën e Gjykimit do t'i peshoj më rëndë se kodra e Uhudit". Dhe në fund tregohet se Sulejman Eth-Theurij: "Një ditë i ka vizituar varrezat e muslimanve nnë Basra në Muajn Dhul Hixhe, kur pashë mbi një varr dritë (Nur), u ndala dhe fillova të mendoj, kur papritmas dëgjova një zë të fortë duke thënë: O Sulejman, aggjëroi dhjetë ditët e Dhul-Hixhes, Allahu xh.sh do të të japë kësi nuri. Andaj vllezër të nderuar edhe ne ti agjërojm këto ditë që All-llahu xh.sh t'na ndriçojë zemrat dhe varret tona. Ti nderojm dhe t'i veçojmë këto ditë që All-llahu t'na nderoj dhe veçoj me të devotshmit. O All-llah na mundëso që ti agjërojm këto ditë dhe mos na largo nga shpëtimi dhe shpërblimi Yt.....Amiiin [/size] | |
|