A e prish agjërimin të shijuarit e ushqimit me gjuhë duke mos e gëlltitur,me qëllim që të gatuhet sa më mirë p.sh.nëse ka nevojë për kripë apo të ziejë më tepër?
Përgjigje:
Të shijuarit e ushqimit me gjuhë nga ai që e përgatit atë,nëse nuk i kalon gjë në fyt,nëse e nxjerr nga goja,dhe e pastron atë nga mbetjet e ushqimit,atëherë agjërimi nuk prishet.
Dijetarët mendojnë se të shijuarit e ushqimit duke qenë agjërueshëm nuk është e pëlqyeshme,sepse nuk mund të sigurohesh prej gëlltitjes së tij.
Por,nëse kjo gjë bëhet në atë mënyrë që përmendëm,atëherë shpresojmë të mos ketë pengesë për të.
Nëse diçka prej ushqimit gëlltitet,atëherë,agjërimi i prishet.
Shejh Abdullah ibn Munië