Dashuria duhet kërkuar.
Besimtari është gjuetar zemrash.
Zemrat besimtare janë gjahtare të njëra-tjetrës.
Zemrat e gjejnë qetësinë në besim dhe njerëzit e zemrës e kuptojnë njëri-tjetrin.
Zemrat besimtare e vënë re dhe duhet të vënë re njëra-tjetrën.
" Përkujtoje Allahun në çdo zemër "
E ç'farë mund të bëjmë, nëse nuk kemi dashurinë?
Nëse nuk kemi dashuri, duhet ta kërkojmë prej Allahut, sepse mungesa e dashurisë është sëmundje.
Mungesa e dashurisë është një hall, një shqetësim dhe një problem. Kush e di, mbase shumë prej problemeve tona burojnë prej mungesës së dashurisë.
Besimi është dashuri. Nëse dashuria do të kishe gjuhë, do të fliste me dashuri dhe me zemër dhe jo me mendje.
Nuk duhet të lahemi, në një ujëvara mendimesh, por në ujëvarë dashurie.
Për të merituar ndihmën hyjnore, duhet të jemi të hapur ndaj njëri-tjetrit dhe zemrat tona duhet të rrezatojnë veç dashuri.
O Zot! Na jep dashuri të tillë që do të na i lajë, do të na i pastrojë dhe do të na i ndriçojë zemrat. Na bëj të mundur O Zot, që të përqafohemi me njeri tjetrin me dashurinë Tënde.
[ Shkruan: Bujamin Salija ]