Ishte ulur një grua arabe, e cila flet me Kur’an, nën hijën e një lisi, e cila ishtë nisur për në haxhxh.Erdhi tek ajo Abdullah ibn Mubareku, i cili gjithashtu është nisur për në haxhxh,dhe i tha:Esselamu alejkum!
Ajo iu pergjigj:Paqja e Allahut qofte me ju do te jene thenie te Zotit te meshirshem.(Jasin,58)
Ai e pyeti:Qka po ben ketu?
Ajo iu pergjegj:Ate qe Allahu e le ne humbje,ate nuk mund kush ta udhezoje.(Earaf,186) Ai e pyeti :Ku po shkon?
Ajo iu pergjegj:Pa te meta eshte Lartemadheria e Atij qe robin e vet e kaloi ne nje pjese te nates prej Mesxhidi Harami (Qabja) gjere ne Mesxhidi Aksa.(Isra,1)
Ai e pyeti:Sa kohe ke kalu ketu?
Ajo iu pergjegj:Tri net.(Merjem,10) Ai e pyeti:Ku e ke ushqimin? Ajo iu pergjegj:Ai(Allahu) me ushqen dhe me jep te pie.(Shuara,79)
Ai e pyeti:Ku e ke ujin per abdest?
Ajo iu pergjegj:Nese nuk gjeni uje atehere mesyne dheun dhe ferkoni me te fytyrat dhe duart(tejemum).(Nisa,43)
Ai I tha: Ky eshte ushqim,ha.
Ajo iu pergjegj:Agjerimin plotesone deri ne mbremje.(Bekare,187)
Ai I tha:Ky s’eshte muaji I Ramazanit.
Ajo iu pergjegj:E kush ben ndonje te mire nga vullneti, s’ka dyshim se Allahu eshte Shperblyes dhe I Gjithdijshem.(Bekare,58)
Ai I tha:Lehtesimi gjate udhetimit qe te mos agjerohet.
Ajo iu pergjegj:Po qe se e dini agjerimi eshte me I mire per ju.(Bekare,184)
Ai I tha:Fol sipas fjaleve te mia
Ajo iu pergjegj:Qe ai nuk hedh ndonje fjale e te mos jete prane tij percjellesi I gatshem.(Kaf,18)
Ai I tha:Nga cili fis je?
Ajo iu pergjegj:Mos iu qas asaj per te cilen nuk ke njohuri, pse te degjuarit, te pamet dhe zemra, per te gjitha keto ka pergjegjesi.(Isra,36)
Ai I tha:Me fal gabova.
Ajo iu pergjegj:Une nuk do t’ju qortoj juve Allahu ju falte juve.Ai eshte me meshirues I meshiruesve.(Jusuf,92)
Ai I tha:A do ta vazhdon rrugen me deven time?
Ajo iu pergjegj:E per te mire qe beni Allahu e di.(Bekare,197)
Ai I tha:Hipi deves ajo eshte ulur.
Ajo iu pergjegj:Thuaju besimtareve ti ulin shikimet e tyre.(Nur,30)
Falenderuar qofte Ai qe I nenshtroi keto per neve, pse ne nuk do te kishim mundesi ta benim kete.Dhe ne me siguri do te kthehemi te Zoti yne.(Zuhruf,13-14)
Pasi qe e mori deven per litar ajo I tha:Te jesh I matur ne ecjen tende dhe ule zerin tende.(Llukman,19) Filloi te ece ngadal dhe duke kendu me ze te ulte ajo I tha:Lexoni prej Kur’anit ajo qe u vie me lehte.(Muzzemmil,20)
Kur e pyeti a je e martuar?
Ajo iu pergjegj:O ju qe keni besuar mos pyetni per sendet qe nese u thuhet do ta ndieni keq veten.(Maide,101)
E kur erdhen deri te karavanet e saja ai e pyeti:
A e ki ndonje femi apo ndonje farefis ketu?
Ajo iu pergjegj:Pasuria dhe femijet jane stoli e jetes se kesaj bote.(Kehf,46)
Kur e pyeti :Qka bejne femijet e tu ne karavan
Ajo iu pergjegj:[b]Vuri edhe shenja te tjera(per orientim),ndersa(naten ) ata orientohen me ane te ujeve.(d.t.th.femijet e saj jane udhezues).(Nahl,16)
Kur e pyeti per emrat e femijeve te saj,ajo iu pergjegj:Allahu e zgjodhi Ibrahimin te dashurin me te ngushte.(Nisa,125) E Musait I foli Allahu me fjale.(Nisa,164) O Jahja merre librin me shum kujdes.(Merjem,12)
Kur ajo I thiri femijet e saj me emra ata u pergjigjen ,kurse ajo iu tha:Dergonie njerin prej jush me kete argjend(monedhe argjendi)ne qytet,e te zgjedh ushqim me te mire,e tju sjelle ate juve(Kehf,19)
Pasi erdhen me ushqim femijet e saj,ajo I tha ibni Mubarekut:”Hani e pini te lumtur ngase ne ditet e kaluara ju e pergatitet kete!”(Hakkatu,24)
Ketu perfundon tregimi me gruan qe flet me Kur’an,ndersa femijet e saj I kishin thene ibni Mubarekut se nena e tyre flet me Kur’an qe katerdhjete vjet.