ISLAM! DHE GRUAJA
Feja islame e ka ngritur gruan në gradën më të lartë. Rëndesinë që i jep Islami gruas nuk ia ka dhënë asnjë fe dhe asnjë ideologji tjetër. Komunistët duke thënë se gruaja është e barabartë me burrin e vunë atë të bënte punët më të rënda. Në fenë islame, gruan është i detyruar ta ndihmojë kusheriri më i afërt që ka pasuri. N.q.s nuk ka kushëri të afërt ose Janë të varfër,atëherë shteti është i detyruar ta ndihmojë atë. Pra gruaja dhe vajza në Islam nuk e ka problem jetesën. Nuk Janë të detyruara të punojnë dhe të mundohen për të fituar para.
Gjithcka e gjenë të gatshme. Feja islame ia ka dhënë këtë të drejtë. Por gruaja është e detyruar të mësojë fenë, besimin, farzet, ibadetet dhe haramet. Babai ose burri duhet t`ia mësojë asaj këto gjëra. N.q.s nuk is mesojnë, futen në gjynah të madh.
Në Islam gruaja nuk është e detyruar të merret me tregti, shkencë, zanat ose bujqësi, por n.q.s ka dëshirë ose do të fitoj para nuk është as e ndaluar as gjynah të merret me këto gjëra. Por gjatë kohës që merret me këto gjëra ose shkollohet nuk duhet të futet mes djemve, të mos zbulohet a të ruhet nga haramet.
Në gjynahet që kryen gruaja ka pjesë edhe mashkulli që ia lejon asaj këtë gjë. Ndërsa femra nuk ka asnjë përgjegjësi për gjynahet që kryen mashkulli. Në Islam gruaja nuk shkon në luftë. Ashtu si jeton një jetë të rehatshme dhe të lumtur në këtë botë, e ka po aq të lehtë të futet në Xhennet.
Në një hadith sherif thuhet: (Një grua e cila fal 5 kohët e namazit, agjëron muajin e Ramazanit, ruan nderin e saj dhe respekton të afërmit, futet në Xhennet nga cila derë të dëshirojë.)
Në këshillën e Pejgamberit "sal-lallahu alejhi ve sel-lem" të thënë në hutben e lamtumirës: (Mos i mundoni gratë! Ato jua ka lënë amanet Allahu teala. Tregohuni të butë dhe silluni mirë me to!). Ne Islam të martohesh me një vajzë dhe të bësh atë të lumtur është ibadet dhe ka më shumë sevap se të gjithë ibadetet e tjera nafile.