Bona Antar-aktiv
Numri i postimeve : 980 Data e regjistrimit : 27/04/2010 Mosha : 36 Nacionaliteti-Sheti : Në Tokën e All-llahut!
| Titulli: • Gruaja dhe edukimi • Wed 24 Nov 2010 - 13:58 | |
| Gruaja është themeli mbi të cilën ngritet shoqëria njerëzore, ajo kur hyn në inkorporim me burrin, si lidhje e shenjtë vihet baza për ndërtimin e familjes, që shpie njeriun kah udha e qytetërimit.
Gruaja është themeli mbi të cilën ngritet shoqëria njerëzore, ajo kur hyn në inkorporim me burrin, si lidhje e shenjtë vihet baza për ndërtimin e familjes, që shpie njeriun kah udha e qytetërimit. Po ti referohemi kohëve të kaluara ndeshemi me një literaturë, e cila flet për pozitën delikate të gruas, e cila për nga trajtimi dhe respekti është e barabartë me burrin, por ky respekt është nënvlerësuar shekuj më radhë nga burrshtetasit të cilët e ndienin veten si superpushtet mbi këtë krijesë të pafajshme.
Themi se kjo pozitë ka vazhduar te funksionoj deri me ardhjen e islamit, i cili vendosi barazi ndërmjet burrit e gruas psh: në kohën paraislame arabët i varrosnin vajzat e posalindura, gjë që është një akt çnjerzor, i cili e tejkalon kodin moral dhe fetar dhe artikulohet në dy nivele: në mallkim kozmik dhe mallkim në nivelin e shkatërimit të jetës njerëzore. Pozita e saj është permirësuar me ardhjen e islamit si mesazh global. Ky mesazh Hyjnor, solli një frymë të re, atë të barazisë midis gjinive pa dallim.
Ky mesazh, u artikulua nga Muhamedi a.s, si ligjëvënës dhe reformator, i cili solli dispozita që kanë parabazën te Ku’rani. Ky edukim i gruas është esencialë, për faktin se vihen në dukje dy faktor: pasi që gjysma e njerëzimit përbëhet nga grat, pra duke u edukuar ato, është edukuar gjysma e racës njerëzore dhe faktori i dytë është se njeriun në këtë jetë e solli gruaja, pra nga to lind njeriu, e ku mirsjellja kalon te pasardhesit. Shiquar nga aspekti i dijes ato mund edhe të ja kalojn burrave. Të gjithë e dimë se frytet e punës në të kaluarën, kanë ardh si fryt i punës së njeriut e jo femrës, por pse jo nga femra, nga mungesa e arsimimit të tyre. Mendja e njeriut është dhurat e të madhit ZOT, mospërfitimi prej saj është një faj i madh.
Shikuar nga logjika e shëndoshë gruaja është e barabart me burrin në drejtësi, detyra dhe përgjegjësi, natyrisht detyrat mund të jenë të veçanta. Gruaja është një mbulesë për burrin e saj në një organizim multifunksional, më mirë se sa të konkurrojnë në një shoqëri unifunksionale, siç ndodh sot në evropën e civilizuar, ku femra nga liria e pakontrolluar është ngulfatur plotësisht. Gruaja për ti kryer detyrat duhet të njoh shkrimin, leximin, por edhe shkencat tjera të cilat nuk i ka të ndaluara ti studioj, pra duhet të profesionalizohet në të gjitha lëmit shoqërore dhe natyrore.
Gruaja e paditur, nuk meriton të jetë grua e një te dituri, sepse burri do të duhet të zbres në shkallën e një të padituri dhe nëse është mjaft tërheqëse, nuk meriton nderin e duhur. Gruaja si gjysma e shoqërisë, po të jetë e paditur nuk përparon shoqëria, pra duke u eduku femra është eduku gjysma e shoqëris njërëzore.
Pse kërkohet edukimi i tyre si domosdoshmëri në emancipimin e shoqëris njerëzore, sepse edukimi i burrave mbetet vetem te ta, me vdekjen e tyre ajo shuhet, humbet, kurse edukimi i gruas kalon te fëmijët, si vazhdimësi e jetës njerëzore. Edukata të cilën e fiton burri, është sikur pema që mbillet për të bërë hije, ndërsa edukimi i femrës, është sikur pema e cila jep edhe hie edhe fruta (citon, Sami Frashëri).
Si përfundim i gjithë kësaj themi se edukimi i femrave është domosdoshmeri aktuale, kohore si ngritje e vlerave univerzale njerëzore drejt zhvillimit përparimit në përgjithësi.
GRUAJA NE ISLAM
| |
|