O Allah, në këtë ditë,
më zbukuro me sinqeritet e ndershmëri,
mbulomë me rrobën e kënaqjes dhe pastërtisë,
më bëj t’i përmbahem drejtësisë dhe paanësisë,
e më ruaj nga ajo që druhem,
...me mbrojtjen Tënde, o mbrojtës i të frikësuarve.
O Allah, në këtë ditë,
më bëj ta dua mirësinë,
dhe mospëlqej zullumin e mosbindjen,
pengomë nga zemërimi dhe euforia,
me ndihmën Tënde, o ndihmues i ndihmëkërkuesve.
O Allah, në këtë ditë, më bëj,
prej atyre që mbështeten tek Ti,
atyre që Ti i quan të suksesshëm
dhe vendosmë me ata që janë të afërt me Ty,
me favorin Tënd, o synimi i kërkuesve.
O Allah, në këtë ditë,
dhuromë bindjen e të nënshtruarve
zgjeroma kraharorin me pendimin e të përulurve,
me sigurimin Tënd, o strehë e të frikësuarve.
O Allah, në këtë ditë,
mos më dëno për rrëshqitjet,
më bëj t’i pakësoj gabimet dhe fajet,
mos më bëj shënjestër të fatkeqësive dhe halleve,
me nderin Tënd, o nderi i muslimanëve.
O Allah, në këtë ditë,
pastromë nga papastërtia e ndytësia,
më bëj durimtar ndaj asaj që është shkruar,
jepmë aftësinë të bëhem i devotshëm,
e të shoqërohem me të mirët,
me ndihmën Tënde, o i dashuri i të skamurve