Një ditë, një njeri kishte blerë një qengj. Duke e zbritur nga vetura, qengji lirohet dhe fillon të ikë!
Njeriu vrapon pas tij derisa arriti tek një shtëpi ku jetonte një grua me jetimët e saj të varfër!!
Pronari i qengjit, i cili ishte edhe fqinji i jetimëve ishte në dijeni për gjendjen e jetimëve...
Posa hyri qengji në shtëpi tek dera doli nëna e jetimëve dhe e sheh fqinjin e tyre të lodhur duke qëndruar para derës.
Ajo, filloi ta falënderoj atë duke menduar se qengji ishte lëmoshë për ta nga fqinji i tyre!!
Kur njeriu vërejti lumturinë në fytyrën e gruas tha: “Allahu e pranoftë... na fal oj motër që ju kemi neglizhuar” dhe iu drejtua Allahut me lutje: “O Allah pranoje këtë lëmoshë nga unë.”
Ditën tjetër, doli njeriu për ta blerë një qengj tjetër.
E pa një tregtar në skaj të rrugës, i cili kishte mbledhur disa qengja.
E zgjodhi një, më të shëndosh se ai qe i kishte dhënë lëmoshë dhe e pyeti tregtarin për çmim, por tregtari në vendëse t’ia tregoj çmimin ai i tha ta merr dhe të mos flas më shumë...
Njeriu i habitur mbeti pa fjalë.
Tregtari i tha se ky dash është pa çmim ngase Allahu e kishte furnizuar aq shumë me bagëti këtë vit, saqë ia kishte bërë obligim vetes, si shenje falënderimi ndaj Allahut, që blerësit të parë t'ia jep dhuratë një qengj.
Thotë Allahu i Madhëruar në Kur'an: "Kush është ai që Allahut i jep hua të mirë, vullnetarisht, e Ai t’ia kthejë shumëfish?" (Bekare 245)