Pushimet Verore, rast apo sfid.
Autor: Mr. Rrahman Ferizi
1. Stina e verës dhe bioritmi jetësor:
Ndryshimi i klimës dhe temperaturës së ambientit ndikojnë në organizmin e njeriut, përveç tjerash edhe duke ulur ndjeshëm nivelin e dinamikës së trurit, si dhe duke zvogëluar kapacitetin e kujtesës.
Stina e verës dihet se pëlqehet nga shumë njerëz, por nuk është i vogël edhe numri i atyre të cilët ankohen nga ndikimet e temperaturë së lartë, madje nuk ndalen vetëm me kaq, por ankesat e tyre eskalojnë deri në komplikime serioze shëndetësore.
Mjekët rekomandojnë listë të gjatë të kujdesit ndaj efekteve anësore të kësaj stine, varësisht prej moshës dhe nivelit të shëndetit të njerëzve. Një dietë e pasur me fruta, pirja e ujit në sasi më të madhe se zakonisht, ruajtja nga intensiteti i madh i rrezeve të diellit, pishina freskuese dhe organizimi i bioritmit ditor sipas nivelit të temperaturës, janë vetëm disa nga preventivat të cilat preferohen gjatë stinës së verës, më qëllim që kjo stinë të mos lë pasoja në shëndetin tonë.
Po ashtu lista e sëmundjeve të cilat pretendohet se shkaktohen nga veprimi enorm i temperaturave të larta është e gjatë dhe paralajmëruese, pa anashkaluar faktin se kjo stinë sjell me vete edhe begati të mëdha të njohura apo të paperceptuara.
Mirëpo për çdo ndryshim të gjendjes shëndetësore është mirë të konsultohen menjëherë specialistët, pa pritur që simptomet fillestare të eskalojnë në sindrom.
Ja edhe një listë e simptomeve dhe sëmundjeve të cilat mendohet se shkaktohen si rezultat i veprimit të temperaturave të larta, me theks të veçantë gjatë stinës së verës:
1. Goditjet astmatike (dhimbjet në gjoks dhe pengesat në frymëmarrje)
2. Dehidratimi (humbja enorme e sasisë së lëngjeve nga organizmi)
3. Tensioni i lartë i gjakut
4. Tromboza (mpiksja e gjakut)
5. Zemra (ndryshimet ritmike në punën e zemrës)
6. Infarkti i zemrës (mbyllja spontane-akute e ndonjërës nga enët e gjakut, vitale për zemrën)
7. Qarkullimi i gjakut (ndryshime në volumin e qarkullimit të tij)
8. Hemorragjia cerebrale (gjakderdhje e brendëshme e trurit)
9. Diabeti (çrregullimi i metabolizmit të sheqerit)
10. Të fiktit
11. Goditja nga dielli
12. Neuroza (Si rezultat i rritjes së problemeve sociale (stresit) është shtuar shpeshtësia edhe e një sëmundjeje që quhet neurozë)
13. Reumatizma (Sëmundjet reumatike fillojnë vonë të mjekohen, por sipas mjekëve kjo sëmundje nuk duhet të neglizhohet për të parandaluar përkeqësimin e saj)
14. Artriti reumatik (Artriti reumatik shoqërohet me inflamim-pezmatim të kyçeve, në mënyrë të tillë që kur i prek bëhen të ndjeshme të ënjtura dhe dhembin.)
15. Dhimbjet e kokës
16. Sinusiti (Pezmatime të gjëndrave pranë-hundore të cilat shkaktohen edhe me kokëdhimbje)
17. Migrena (Migrena është dhembje periodike e kokës)
18. Helmimet ushqimore etj.
2. Pushimet verore rast për rishqyrtimin e vitit akademik:
Stina e verës është mundësi e mirë për një retrospektivë të planit vjetor akademik dhe jetësor. Studentët dihet se i përcjell dinamika e përgatitjes së provimeve, ndërsa të rinjët tjerë mund të zgjerojnë njohuritë e tyre në leximin e librave të cilat i presin në vitin e ardhshëm.
Ndërsa planet dhe punët e parapara mund të rishqyrtohen në raport me dinamikën e planifikuar brenda periudhës vjetore.
3. Pushimet verore alternativë edhe për avansim intelektual:
Dihet se gjatë kësaj kohe zvogëlohen obligimet shkollore, andaj pushimet verore mund të shfrytëzohen përveç tjerash edhe për avansim intelektual dhe kulturor.
Ndjekja e kurseve të ndryshme brenda apo jashtë vendit është njëra nga mundësitë e vetëzhvillimit intelektual.
4. Pushimet verore dhe aktivitetet atraktive:
Aktivitet rekreative ofrojnë relaksim dhe shëndet si dhe janë rast i volitshëm për rritjen e shkathtësive të ndryshme fizike dhe mendore.
Gjatë këtyre ditëve mund të kemi rastin që përveç freskimit trupor e ideor të dëgjojmë edhe “fllade mëshiruese”, pra fjalë dhe eksperienca këshillimi nga njerëz të cilët rrezatojnë energji pozitive, duke na përkujtuar se “vapa” e njorancës për zemrën dhe shpirtin tonë është shumë me e rrezikshme sesa vapa prej diellit.
Andaj gjatë këtyre ditëve të vapës përcëlluese të verës mund të gjinden alternativa për organizimin e aktiviteteve të ndryshme si: Pishina freskuese, gara sportive, kuize të diturisë, kurse të ndryshme etj.
Ashtu siç thuhet se: “Mos e mallko errësiren, por ndize një qiri”.
Pra kjo stinë edhe pse besdisëse dhe e mundimshme mund të jetë rast për të filluar dhe trasuar një punë të mirë.