Kajro – Në Egjipt është hapur muzeu më i madh Islam në botë, pas tetë vjet restaurimi.
Muzeu është hapur të shtunën në Kajro, ku ndodhen 500 objekte me vlerë historike dhe artistike, në 25 sallat e tij.
Në mesin e objekteve më të rëndësishme janë çelësi i stolisur me ar i xhamisë qendrore në Mekë, dhe dinari më i vjetër Islam nga viti 697.
Në muze janë ekspozuar edhe dorëshkrime të rralla të Kuranit, instrumente të lashta të astronomisë, si dhe instrumente që janë përdorur në arkitekturë dhe kimi.
[img]
[/img]