Në Mekë është hapur muzeu i cili i kushtohet jetës nga periudha e Pejgamberit Muhamed a.s.
Muzeu është pajisur me teknologjinë më të sofistikuar në mënyrë që t’i paraqesë të gjitha aspektet e jetës në Gadishullin Arabik gjatë shekullit të shtatë.
Në muze mund të shihen afro 1.500 objekte, nga detajet më të vogël deri te parzmoret e luftës, madje edhe kopjet e shtëpive, derisa i gjithë koleksioni paraqet jetën nga periudha e Pejgamberit Muhamed a.s.
Pasqyra reale e qytetit
Themeluesi i muzeut, Nassir al-Zahrani, tregon se modeli i qytetit Al Madinah Al Munawarah nga koha e Pejgamberit Muhamed a.s., është ndërtuar në përputhje me gjetjet shkencore. Qëllimi i muzeut është që t’i paraqesë të gjitha aspektet e jetës në Gadishullin Arabik gjatë shekullit të shtatë.
"Muzeu, e cili është quajtur" Paqja qoftë me ty, o Pejgamber" është një muze që dokumenton periudhën e plotë të pejgamberisë së tij, për jetën e tij, kur ka jetuar, si dhe bashkëkohësve të tij, duke i paraqitur të gjitha aspektet e jetës së atëhershme, dhe çdo gjë që është përdorur në atë kohë - mjetet, gjërat personale, pjatat, rrobat si dhe gjërat tjera të ngjashme", tha menaxheri i muzeut Ali al-Ghamdi.
Muzeu është përpjekur të përfshijë teknologjinë më të sofistikuar, që vizitorët të fitojnë një përvojë sa më të mirë.
Elementet e shtetit modern
Është paraqitur edhe situata politike dhe organizimi i shtetit në atë periudhë. "Shteti i Pejgamberit a.s., i ka të gjitha elementet e një shteti modern, por ato nuk vijnë me të njëjtin emër. Ne i kemi paraqitur duke përdorur emërtimet moderne. Ky është një opus komplet, këtu kemi kryetarin e shtetit, paqja qoftë me të, pastaj kemi Këshillin e Pejgamberit, i cili përfshinë konsulentët përgjegjës për sekretet dhe të ngjashme", thotë Al-Zahrani.
Muzeu është punuar nga shkencëtarë dhe arkitektë me famë botërore dhe pret vizitorë nga e gjithë bota, të cilët dëshirojë ta ndjejnë periudhën e Pejgamberit Muhamed a.s., në formën sa më të mundshme reale.