Qyteti i Mekës përjeton këto ditë atmosferën e veçantë të muajit të Ramazanit, muaj në të cilin qindra e mijëra myslimanë nga të katër anët e botës, preferojnë ta kalojnë në Mekë, pranë Qabes.
Momenti më i veçantë është kur thirret ezani i akshamit, i cili sinjalizon përfundimin e agjërimit për atë ditë, duke i ftuar agjëruesit të mblidhen dhe të hanë iftar bashkërisht. Ndërkohë, me mijëra të
tjerë vazhdojnë tavafin rreth Qabes.
Tashmë është bërë traditë që koha e iftarit të sinjalizohet edhe nga e shtëna e një topi, traditë kjo e cila shtrihet në dhjetëra vite në kohë.
Sipas banorëve të Mekës, atmosfera e Ramazanit nuk ndryshon, pasi ata vazhdojnë të manifestojnë bujarinë dhe zemërgjerësinë me të ardhurit myslimanë nga të katër anët. Një vizitor nga Egjipti, thotë se banorët e Mekës i ftojnë vizitorët të hanë bashkarish iftar dhe syfyr, ashtu siç i ftojnë për një dorë muhabet pas namazit.
Me tu thirrur ezani i akshamit, agjëruesit ulen në formë rrethi dhe çelin iftar. Ndërkohë që shumë të tjerë preferojnë restorantet e shumta përreth. Një atmosferë shpirtërore e veçantë haset kryesisht në ambientin përreth Qabes, sidomos në kohën e namazit./AO/