Kujdes!Femijet mbani larg telefonace celular.
Edhe pse ende nuk është dhënë një mendim shkencor mbi dëmin që shkakton përdorimi i telefonave celularë, ekspertët thonë se fëmijët janë më të rrezikuarit nga rrezatimi që japin celularët.
Sipas tyre, edhe tinejxherët dhe adoleshentët duhet të kufizojnë përdorimin e celularëve, porse atyre iu lejohet që të shkruajnë sms, duke qenë se ekspozimi ndaj rrezatimit në këtë rast është më i vogël.
Gjithashtu, ende nuk është vërtetuar nëse fëmijët janë më të ndjeshëm nga rrezatimi në raport me të rriturit, megjithatë duke qenë se fëmijët kanë imunitet më të dobët, shkencëtarët supozojnë se ata janë më të rrezikuar nga rrezatimi në përgjithësi, në këtë rast edhe nga rrezatimi që vjen nga telefonat celularë.