Bisedë me lotin
Një ditë kam qarë shumë për mëkatet e shumta dhe të mirat e pakta. Papritmas rrëshqiti një pikë loti dhe më tha:
Loti: Ç’ke o rob i Allahut?
I thashë: Kush je ti?
...Loti: Unë jam loti yt.
I thashë: Po ç’të shtyu që të dalësh?
Loti: Temperatura e zemrës tënde.
I thashë (i habitur): Temperatura e zemrës sime! Po kush e ka ndezur zemrën time me zjarr?
Loti: Mëkatet e tua.
I thashë: A ndikojnë mëkatet në ndezjen e zemrës?
Loti: Po, a nuk e ke lexuar lutjen e të Dërguarit të Allahut, i cili vazhdimisht thoshte: “Allahu im! Më pastro nga mëkatet me ujë, dëborë, akull!” Mëkatet e robit i japin flakë zemrës e këtë zjarr e shuan vetëm uji i ftohtë dhe dëbora.
I thashë: Vërtet unë jam i shqetësuar dhe i brengosur.
Loti: Pesimizmin e sjellin mëkatet, pendohu tek Allahu o rob i Tij.
I thashë: Unë jam i vrazhdë (i egër). Si dole nga unë?
Loti: Kjo është diçka e lindur o njeri.
I thashë: Pse kjo egërsi në zemrën time?
Loti: Dëshira e madhe për dynjanë, ajo është si gjarpri, të mahnit bukuria ndërsa të mbyt helmi. Njerëzit mahniten nga pamja e nuk e shohin helmimin mbytës.
I thashë: Loti im. Çfarë do të thuash me emrin “dynja”?
Loti: Epshet e ndaluara, gjynahet, mëkatet, pasimin e shejtanit. Kush e shijon helmin e dynjasë, i vdes zemra.
I thashë: Po si t’i pastrojmë zemrat prej helmeve?
Loti: Pendim (teube) vazhdimisht tek Allahu i Lartësuar dhe udhëtimi nën strehimin e pendimit duke udhëtuar me trenin e atyre që kërkojnë faljen.