Këpucet prej Arri ....
Një ditë të ftohtë dimri një grua e varfër pa një djalë të vogël i cili punonte si shërbëtor tek shtëpia e një pasaniku.
Djali i vogël po mërdhinte shumë ngase bënte shumë ftohtë dhe nuk kishte këpucë të vishte.
...Gruas, megjithëse ishte shumë e varfër, i erdhi shume keq për djaloshin e vogël, ia bleu një palë këpucë dhe ia dhuroi atij.
Djaloshi megjithëse ishte i varfër, i mundi të gjitha vështirësitë dhe arriti të studionte. Më kalimin e viteve, falë aftësive të tij, arriti të bëhej komandant i flotës detare.
Djaloshi në asnjë moment të jetës së tij nuk e harroi gruan që e kishte ndihmuar atë kur ishte i vogël, duke ia dhuruar një palë këpucë. Një ditë ia dërgoi asaj, si dhuratë, një palë këpucë prej arit. Në pakon e këpucëve ia shkroi këto rreshta:
- Ai djalë i vogël të cilit i veshe një palë këpucë në kohën kur i kishin ngrirë këmbët nga i ftohti, po mundohet të ta shlyej borxhin. Të lutem më bën hallall hakun tënd! Mos më harro në duatë tuaja!