Çfarë veprove në dhjetëshin e parë të Ramazanit?
Të nderuar.. Kaloi dhjetëshi i parë i Ramazanit .. Ai kaloi shumë shpejt ...
Më thuaj edhe unë gjithashtu me ty .. A ta përgëzojmë veten ose ta ngushëllojmë atë se çfarë vepruam në këto dhjetë ditë?
A ta përgëzojmë veten se ne patëm sukses dhe ia arritëm që të kujdesemi për leximin e Kur’anit natën dhe ditën … Apo ta ngushëllojmë që humbëm kohën në gjëra të kota, në gaflet dhe pakujdes si dhe nuk gjeti Kur’ani vend në kohën tonë përpos shumë pak.
A ta përgëzojmë veten se ne kemi qenë në gjendje t’i ruajmë gjuhët tona dhe t'i bëjmë ata të flasin vetëm për të mirë dhe duke e angazhuar atë në dhikër (të përmendurit e All-llahut) .. Apo ta ngushëllojmë sepse ne jemi ende në të njejtën gjendje siq kemi qenë duke filluar nga fyerjet, sharjet, mallkimet, gënjeshtrat, përgojimet, thashethemet, etj ..
A ta përgëzojmë veten se ne kemi qenë në gjendje t’I ruajmë sytë tanë nga harami … Apo ta ngushëllojmë se ne akoma jemi aty ku kemi mbetë, bile edhe e kemi shtuarë dhe rritur gjuajtjen e shikimit në haram duke shikuar serialet dhe telenovelat e lloj-llojshme prej burimeve të shumta nga të cilat rrjedh harami …
A të përgëzohemi se ne kemi qenë në gjendje t’i ndalojmë veshët tanë nga dëgjimi haram dhe nga dëgjimi i fjalëve të këqia ... Apo të ngushëllohemi sepse ne ende këmbëngulim për dëgjimin në haram, dëgjimin e këngëve, muzikës, bisedave të kota, gënjeshtrave …
A të përgëzohemi se ne kemi kontribuar në dhënien iftar agjëruesëve dhe u gëzuam në arritjen e shpërblimeve të mëdha ... Apo të ngushëllohemi për përtacinë dhe mosaktivitetin tonë në këtë çështje duke u arsyetuar me atë se: Kjo është detyrë e shoqatave bëmirëse …
A të përgëzohemi se ne kemi qenë në gjendje të ruajmë namazin me xhemat duke e falur në kohën e duhur si dhe kemi qenë të kujdesshëm për faljen e namazit të Teravisë … Apo të ngushëllohemi për të kundërtën e saj …
A të përgëzohemi se edhe më tej ne jemi të freskët dhe të përkushtuar në adhurimin (ibadetin) tonë, dhe në garrimin për arritjen e kënaqësisë së All-llahut të Lartmadhëruar, dhe për fitimin e faljes, ... ose të ngushëllohemi për atë që na goditi nga ajo që vuajnë shumë njerëz nga apatia, shkujdesja, përtacia, dhe mosveprimi …
Vëlla i nderuarë dhe motër e dashur :Nëse je prej atyre të cilët janë ende besnik dhe të kujdesshëm ndaj vaxhibeve (detyrave) të tyre, garrimin në vepra të mira dhe distancimin nga harami … Pra përgëzohu me të mira në këtë botë dhe botën tjetër ... falëndero All-llahun e Plotëfuqishëm dhe madhëro Atë, sepse me të vërtetë Ai është që ta mundësoi ty gjithë këtë, si dhe vazhdo më tutje duke qenë i denjë dhe i paluhatshëm në këtë rrugë ..
Dhe lumë për atë, që ishte në këtë gjendje dhe kjo ishte synimi I tij … Lumë për atë, shpëtim nga zjarri (me lejen e Zotit) fitore të Xhenneteve, faljen e mëkateve dhe vepra të mira të dyfishta …
Pra urime ty fitoren dhe suksessin o ti fatlumë … Mirëpo, nëse je prej atyre që kanë humbur dhe kanë tepruarë dhe kanë neglizhuar në këto dhjetë ditë ... të mbetet ty që ta arrish atë çfarë ka ngelur nga ky muaj I bekuarë I Ramazanit ... ngase edhe më tej I kanë mbetur dy pjesë të tjera ... edhe më tej All-llahu Falësi fal robërit e Tij ... edhe më tej All-llahu I Plotfuqishëm fal koka nga zjarri I xhehennemit.
Shiko drejt salihinëve (robërve të mirë) qafat e tyre nga zjarri janë të siguruara e të mbrojtura, kurse ti nuk e din se çka është halli I qafës tënde … Shiko drejt salihinëve (robërve të mirë), muttekinëve (robërve të devotshëm) libri I tyre po zbardhet nga të këqijat ... Kurse ti ??!! ... Libri yt ?!! ... Ah Libri yt ... është nxirrë nga mëkatet , lëshimet, kundërshtimet, mangësitë …
Pasha All-llahun sikur të të shpalosej gajbi (e fshehura) e të shihje se sa shumë vepra të mira të kanë humbur, dhe sa mundësi për falje të mëkateve të kanë ikur, dhe sa prej momenteve për pranimin e duave të kanë kaluar ty pa i shfrytëzuar … Do të vdisje nga pikëllimi dhe pishmanllëku për humbjen e faljes dhe shpëtimin nga zjarri I Xhehennemit në këtë muaj të bekuarë …
O ju të dashurë:A nuk dëshirojmë që All-llahu të na fal neve … A nuk dëshirojmë që All-llahu të na shpëton nga zjarri … Andaj nuk na mbetet diç tjetër pos të mundohemi që të arrijmë atë që na ka mbetur nga Ramazani .
“Dhe me të vërtetë ai që përmirësohet dhe bën mirë në të ardhmen e tij, All-llahu do t’ia falë të kaluarën e tij”.
Të nxitojmë drejt kërkimit të faljes … Të lutemi për shpëtim nga zjarri I Xhehennemit … Të shpejtojm për dyfishimin e veprave të mira …
O ju të nderuarë:Të llogarisim vetveten tonë me një llogaritje serioze, pasha Madhërinë e All-llahut, nuk është robi I sinqertë përderisa nuk e llogarit veten e tij për mangësitë, dështimet, në vaxhibet e tij dhe për mos kujdesin e tij në rënien në harame (mëkate, ndalesa …)
Pra t’i rikthehemi shpirtërave tanë dhe ta llogarisim me një llogaritje precize, pastaj t’ia pasojmë veprat serioze, dhe të shkojmë drejt adhurimeve, dhe të jemi të sinqertë me All-llahun Azze ve Xhel-le dhe ti nënshtrohemi urdhërave të Tij Subhaneh … edhe më tej I Gjithëmëshirëshmi vazhdon që të shpërndaj mëshirën e Tij dhe të lëshon bekimet mbi krijesat e Tij …
Pra ti nënshtrohemi, ekspozohemi bekimeve të Zotit me sakrificë, me përpjekje në adhurim që mos ndoshta të na kaplon mëshira apo bekimi nga të cilat nuk do të zbrapsemi asnjëherë.
.