Dhjetë pëshpëritje për femrat
Për të gjitha ato të cilat e kundërshtojnë urdhërin e Zotit të tyre, dhe që e kanë grisur perden e tyre, e që dalin nga shtëpitë e tyre me veshje jo islame, ju bëj thirrje që t’i frikësohen Allahut të Lartësuar.
Pëshpëritja e parë: Motër besimtare, ty të cilën të ka begatuar Allahu me të mirat e Tij, ty të cilën të ka begatuar Allahu me dhuntinë e Islamit, falenderoje dhe lavdëroje Allahun, afrohu dhe bindju Atij, sepse bindja e urdhërave të Allahut është lumturi në këtë dynja dhe në ahiret, Allahu i Lartësuar thotë: “… e kush e respekton Allahun dhe të dërguarin e Tij, ai ka arritur një sukses të madh” (El Ahzab: 71)
Pëshpëritja e dytë: Ruaje mbulesën dhe nderin tënd, se mbulesa është pastërti ndërsa nderi është dlirësi Allahu i Lartësuar thotë: “O ti pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le t’i vëjnë shamitë (mbulojë) e veta mbi trupin e tyre, kjo është më afër që ato të njihen (se nuk jane rrugaçe) e të mos ofendohen” (El Ahzab: 59)
Po shamia është bukuri dhe shenjë e femrës së pastër dhe të ndershme, eshtë argument i turpit të saj, është shenjë e dlirësisë së saj, është mbrojtje për të prej shejtanëve qofshin ato njerëz ose xhinn, prandaj motër kujdesu për mbulesën Allahu të mëshiroftë, sepse mbulesa është fshehtësia e lumturisë tënde.
Pëshpëritja e tretë:Ruaju ndaj atyre të cilët të bëjnë thirrje në zbulim të trupit tënd, sepse ata ta duan të keqen, bëhu mur i pashembur para mendimeve të tyre, kala e fortë para dëshirave të tyre. Po oj motër, turpi dhe nderi yt, ata i shqetëson dhe iu shkakton pagjumësi në shtretërit e tyre, dëshirojnë që të iu bashkangjitesh imoraleve të perëndimit, si shkak i shfryerjes së epsheve dhe dëshirave të tyre.
Pëshpëritja e katërt:Ruaje gjuhën tënde nga përgojimi dhe thashethemet, sepse t’i fshijnë veprat e mira, dhe ta humbin shpërblimin, i Lartësuari ka thënë: “… dhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave të njëri-tjetrit, dhe mos përgojoni njëri tjetrin, a mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Atë pra e urreni…” (El Huxhurat: 12) si dhe largohu prej mexhliseve në të cilat gjenden mëkate të tilla, shpeshtoje të përmendurit e Allahut dhe leximin e Kuranit, sepse këto janë shkak për shpëtimin nga këto mëkate.
Pëshpëritja e pesta:Kujdesu në mësimin e rregullave të fesë, të këshilloj që të lexosh sa më shumë libra të dobishëm, prezanto në tubimet përmendjes së Allahut dhe të dijes. I Dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të ka thënë: “Kush merr rrugën për të kërkuar dije Allahu ia lehtëson rrugën për në xhennet.”
Pëshpëritja e gjashtë: Motër besimtare, akoma historia na kujton neve femrat fisnike të cilat kanë sakrifikuar me mundin dhe kohën e tyre, kanë edukuar njerëz të mëdhenj dhe trima, kanë kontribuar për edukimin e shembujve ndriçues, për këtë flet e gjithë bota, më herët kanë thënë: “Pas çdo edukimi të mirë gjendet një grua e mirë”
Pëshpëritja e shtatë: Motër e nderuar, kujdesu sa më shumë për nafilet pasi që ta kesh falur farzin, bëhu bujare në shpenzimin për hir të Allahut, bëhu si femrat e gjeneratës së parë, që të fitosh xhennetin ku gjerësia e tij është si gjerësia e qiellit dhe e tokës, Allahu i Lartësuar thotë: “Shpejtoni në atë që fitoni falje prej Zotit tuaj” (El Hadidë: 21) dhe thotë: “E për shpërblim të tillë le të garojnë ata që lakmojnë të mirën” (El Mutaffifin: 26), hapësira është e hapur, rruga është e gjatë, pajisu me furnizim të imanit (besimit), armatosu me armën e bindjes ndaj Allahut, dhe premtimi është xhenneti.
Pëshpëritja e tetë:Motër e nderuar a e ke dëgjuar ngjarjen e Ummu Salih?Ka qenë grua e moshuar, kishte dëgjuar për vlerën dhe shpërblimin e madh të davetit (thirrjes në rrugë të Allahut të Lartësuar), mori fëmijët dhe shkoi në një fshat prej fshatrave, për t’i mësuar dhe këshilluar femrat e atij fshati. Ku janë femrat të cilat e pasojnë veprimin e saj? Allahu i Lartësuar thotë: “Nga ju le të jetë një grup që thërret në atë që është e dobishme, urdhëron për punë të mbara dhe ndalon nga e keqja” (Ali Imran: 104).
Pëshpëritja e nëntë:Motër besimtare, akoma ka shumë prej femrave që kanë dëshirë kush të jetë pjesëmarrëse në brengat, mërzitjet dhe dhimbjet e tyre, ato kanë nevojë për besimtare si ti, prandaj afrohu afër motrave të tua, dhe ndihmoji në bindjen ndaj Allahut të Lartësuar. Bëhu udhërrëfyese në të mirë dhe shpëtim.
Pëshpëritja e dhjetë: Të këshilloj që të lexosh jetëshkrimin e femrave besimtare të gjenertës së parë, të cilat janë shembull për ne, me të vërtetë në jetëshkrimin e këtyre femrave ka shembuj dhe mësime të shumta.