Kryetar i Partisë së Drejtësisë, njëherazi ministër Shëndetësisë, është shprehur i pakënaqur me punën e Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës
Agani kërkon zgjidhje ligjore adekuate që të eliminohen, siç thotë ai, “të gjitha pengesat të cilat aktualisht sot janë kah rezultojnë me shkelje drastike të lirive dhe të drejtave të njeriut”.
“Vajzat myslimane nuk lejohen madje edhe që të vijojnë procesin mësimor, e lëre më që të punësohen për mësimdhënëse për shkak të mbulesës”, thotë ai në një intervistë për Kosovapress.
“Është një anakronizëm, sepse kjo çështje më nuk ekziston si çështje e tillë askund në Evropë, e nuk ekziston as në shtetin e Shqipërisë. Prandaj, mendoj se këtu e kemi një problem serioz sa i përket çështjes së diskriminimit dhe mendoj se bëhet fjalë për një diskriminim të fuqishëm të femrave me integritet mysliman, për femrat myslimane që vendosin t’i manifestojnë bindjet e tyre fetare publikisht”.