Si të kuptohet ndryshe nëse një nënë nuk mund të zgjohet për namazine sabahut,por për fëmijën e saj pa problem çohet 4-5 herë brenda natës.
Në qoftë sse ne mund të fitojmë trupin tonë materialisht dhe shpirtërisht, domethënë se jemi bërë fitimtarë të mëdhenj. Si duhet ta fitojmë trupin tonë?
I ndjeri Hikmet Pollat kishte thënë kështu: "Një ndër çështjet më të rënda të këtij sshekulli është dembellëku i trurit".
Me shpatën e Islamit do të duhet të coptojmë këtë dembellëk që e kemi në sshpirtë dhe në tru.Të gjitha zakonet me njolla të zeza, që janë në përputhje me kanqësitë tuaja, por në kundërshtim me Islamin,duhet ti shkatërroni, duke mos marrur në konsiderat as sytë e as mosshën e tyre.Çfarë thotë Islami , atë duhet ta zbatojmë te vetvetja.Çdo punë që e bëjmë, duhet ta bëjmë sipas kritereve të Kur`anit, apo jo? Pikërisht atëherë do të bëhemi fitimtarët më të mdhenj
Të gjitha problemet do të kenë zgjidhje, nëse ne së pari jetojmë në frymën e Islamit dhe kur është fjala për trupin tonë. Në Kur`ani Kerim flitet për gruan e Hz.Lutit, që është shkaktare për fatkeqësitë që ndodhin. Flitet për vllezërit e Jusufit a.s tregohet për djalin e Hz.Nuhit alejhisselam. Në Kur`an gjithashtu flitet edhe rreth xhaxhait të Pejgamberit a.s për Ebu Lehebin.
Çfarë thotë Kur`ani? Edhe në mesin e shumë të afërmve të pejgamberëve të mëdhenj, bile ka pasur injorant dhe mohues.Injorantë është perosni që nuk mund ta ndajë të vërtetën nga e pavërteta, të drejtën nga jo e drejta. Kur`ani Kerimi jep shembuj nga jeta e 28 Pejgamberëve. Këto ajete në fakt thonë: "Gruaja jote mund të bëhet sikur gruaja e Lutit alejhisselam. Djali yt mund të bëhet sikur djali i Nuhit a.s. Por, pa marrë paarsysh, dyera jote është që ta mësosh kuptosh dhe ta jetosh Islamin.
Nga viti 1954 e këndej po shëtis nga vendi në vend. Nuk është në duart tona rritja e numrit të atyre që thuan Allah, apo rritja e numrit të atyre që do të besojnë. Kjo është një punë që e cakton Zoti. Ata që nuk mund të bëhen fitimtarë ndaj vetes, nuk mund të bëhen fitimtarë edhe ndaj të tjerëve. Ata që nuk mund t`i zgjedhin problemet e vea, nuk mund t`i zgjedhin problemet e të tjerëve. Një problem nuk mund të zgjedh problemin tjetër.
Paramendoni një muzikant që i bie violinës çdo ditë. Një sportist që luan çdo ditë fudboll.Gratë merren çdo ditë me pregatitjen e gjellave ose me pastërti.Krahas këtyre gjërave, mund të paramendohet se sa gabim do të ishte nëse nuk merret mësim fetar, sëpaku vetëm një orë në ditë. Si të kuptohet ndryshe nëse një nënë nuk mund të zgjohet për namazin e sabahut, por për fëmijën e saj pa problem çohet 4-5 herë brenda natës.
Ashtu siç mund të rrijmë të zgjuar për fëmijën tonë, duhet të rrijmë të zgjuar edhe për hir të Zotit.Shërbimin që ia bëjmë fëmijës tonë, duhet ta tregojmë edhe në fe.Aq sa bërtasin njerëzit nëpër kafene, po aq ne dueht të themi Allah, dhe ta përmendim Pejgamberin dhe ta ndjekim rrugën e tij.Nëse me mijra njerëz mblidhen dhe kalojnë kohën, duke bërë biseda të kota, atëherë ne dueht të kalojmë kohën duke e rritur dinjitetin tonë. Me mijëra herë në ditë marim frymëmarje. Çdo ditë hamë nga tre herë në ditë. Vallë, mërzitemi duke e ngopur barkun tonë? Atëherë pse mërzitemi kur e ushqejmë shpirtin tonë, por nuk mërzitemi kur e ushqejmë barkun? Pse po bëhemi të lumtur kur po bëjmë tregti me lëvërdi, por nuk po na bëhet qejfi kur të përmendim tregtinë që do të kishte lëvërdi për botën tjetër? Nuk po mërzitemi edhe pse me qindra herë po flliqemi në ditë, po mërzitemi kur pastrohemi 5 herë në ditë? Ata që falen me gjuhën e veprimeve, po dëshmojnë se " ka një Zot'. Vallë a mërzitet njeriu nëse 5 herë në ditë thotë Allah?