Këto ditë, saktësisht në fillim të vitit të ri, janar 2010, doli nga shtypi libri më i ri i autorit, shkrimtarit, poetit, studiuesit, hulumtuesit Mexhid Yvejsi nga Gjakova, nga Kosova, libri me titull: ”99 Emrat e Bukur të Allahut”.
Për neve është e njohur, e përfolur, e përmendur, e përshkruar, 99 emrat e bukur të Allahut, apo si njihet edhe ndryshe në origjinal në gjuhën arabe ”Esmaul-Husna”, disa sosh që janë si p.sh.:Allah, Rrahman, Rrahim, Gafar, e kështu me rradhë, autori Mexhid Yvejsi në këtë libër të ri, e paraqet me bukuri dhe me një vlerë të lartë artistike, 99 emrat e bukur të Allahut, në formë të vargjeve poetike, në të cilin e jep përkthimin e çdo emri të bukur të Allahut në shqip, duke i përshkruar edhe nga disa atribute të Allahut për çdo emër të Tij. Me të vërtetë, veçoritë e çdo emri të Allahut autori i ka përshkruar vetëm në nga një strofë të vetme me shtatë vargje, i cili e bën librin të kapshëm, të lexueshëm, të lehtë, të kuptueshëm, për secilin shtresë lexuesish, qoftë nxënës, student, intelektual, akademik, plak apo i ri. Do t’ia kisha preferuar për lexim lexuesit, meqë që nuk iu merr shumë kohë dhe gjatë leximit do të përjetojë, kënaqësi, frymëzim me 99 emrat e bukur të Allahut.
Në parathënien e librit, autori Mexhid Yvejsi nga Gjakova, nga Kosova, përveç tjerash, jep një pasqyrë të emrave të Allahut në Bibël dhe Kur’an. Në Bibël emri i Zotit përmendet 6823 herë. Në gjuhën hebreje, gjuhë në të cilin u shkrua Bibla, për fjalën Zot, në origjinal është përdorur termi Elohim. Elohim, Elah, dhe El janë tre emra më të vjetër, më të hershëm të Zotit, që janë shkruar në Bibël.
Për 99 emrat e bukur të Allahut, për vlerën dhe rëndësinë e tyre, flet edhe ajeti kur’anor :”Allahu ka emrat më të bukur, prandaj Atë thirreni ma ta” (El-Aëraf,180).
Për rëndësinë e emrave të bukur të Allahut kemi edhe thënien profetike të të dërguarit të Allahut, Muhammedit (a.s.): ”Allahu i ka nëntëdhjetë emra, njëqind pa një, Ai është tek dhe e do tekun. Ai që numëron (mëson) këta emra të Tij, do të hyjë në xhennet. Allahu është Ai, përveç të cilit nuk ka adhurim tjetër”.
Autori paraqer renditjen e të gjitha emrave të bukur të Allahut, 99, në origjinal dhe në përkthim, duke nisur nga emri i parë, më i njohur, më i përmendur, më i shkruar, më i cituar, më i lexuar, më i kënduar, Allah (Zot), dhe përfundon me emrin e 99-të Sabur (Durimtar).
Poeti turk Husamettin Postoglu në librin e tij me poezi të titulluar ”Lulet duke lulëzuar” për rëndësinë dhe vlerën e poezisë përveç tjerash thotë: ”Pa marrë parasysh cili do shkrimtar, për të prezantuar një ngjarje apo ndodhi, i mbush me qindra faqe për të përpiluar një roman apo novelë, poetit për të përshkruar një ngjarje i nevojiten vetëm disa strofa. Mjeshtëria e poetit është se me sa më pak strofa të jep porosinë lexuesit të vet. Theksi i një poezie të një poeti është më i fortë se romani i një shkrimtari”.
Ndërsa autori Mexhid Yvejsi për rëndësinë dhe vlerën e poezisë thotë: ”Unë mendoj se poezia është ajo që ndriçon errësirat më të thella të shpirtit të trazuar. Poezia nuk kërkon kohë për t’u shkruar e as për t’u lexuar...! Poezia është, sikur vetëtima, ka mjaft dritë, për t’na çelë sytë...! Allahu është Dritë, Dritë mbi Dritë.”
Një veçori tjetër e autorit është se të gjitha emrat e Allahut (99) i ka përshkruar në formë poezish nga një strofë e vetme e përbërë nga 7 vargje, ku në çdo strofë të emrit të Allahut katër vargjet e para përsëriten, ndërsa në 3 vargjet tjera jep atributet e Allahut me një vlerë të posaçshme artistike poetike.
Sa për ilustrim në këtë prezantim të librit do të veçoja 3 emra të Allahut nga gjithsejtë 99 emra të bukur të Allahut.