Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Teksti i ilahijes kënduar nga Prince Double "Pasha jetën edhe shpirtin n`dorën Tënde që po i mban Jam krenar dhe kjo mjafton vetëm robi Yt me kënë" (99 Emrat e Allahut xh.sh) Sun 13 May 2012 - 13:53 | |
| 1 All-llah Ti je Er-Rahman Er-Rahim e El-Melik Ti je i vetmi dhe mjafton Nuk ka tjetër edhe pik Al-Kudus tkem O All-llah Al-Selam e Al-Mumin Kush ka n`zemër pik imani thirrjen Tande do ta ndin.
2 Tlutem runa Al-Muhajmin, ndorën Tande shpirtrat tonë Al-Aziz tkem Al-Xhabbar,Ti s`mërzitesh se çka thojnë Njerz të humbur e pa shpresa.Kan harru El-Mutekebbir se Je i Vetmi El-Halik,spo din emrin me Ta Thir.
3 Al-Bari Ti e fale prej kurgjaje gjith këtë botë, Se Ti je El-Musewir, pa Ty çdo gjë është e kotë Al-Gaffar na i fal gabimet,na ndihmo O El-Kahar Na jep vend N`Xhenentin Tënd Al-Wehab të lus pa ndar. 4 Ar-Razak na furnizo,qelna dyer O El-Fatah El-Alim I Din të gjitha,Tokë e gjyell e krejt çka ka Al-Kabid na fal të mira na mjafton Ti Al-Basid Mshelva gojën krejt armiqve se Ty t`kemi Al-Kaafid
5 Ar-Rafi na i prano lutjet,Al Muis të Adhurojmë Al-Musil, thejau qafën derrave që po na poshtrojn As-emi Ti i ndin të gjitha,Al-Besir të gjitha i sheh Al-Hakim Gjyqtar i Mençur,T`mirat t`k`ijat gjitha i njeh. 6 Al-Adl Gjithmonë i Drejtë Ti askujt nuk ja humb mundin All-llah Ti je Al-Latif Ti qdo sendi ja din fundin,sen prej Teje smun me mshefum Al-Xhabir Ti na i njef zemrat,Ti me plan i fal të Gjithë Sikur meshkujt edhe femrat. 7 Al Halim Na të kem Ty,Na le rrugën qel me u kthy Kur pendohem Al-Asim,sinqerisht me lot në sy Prap gabojm na e Ty prap fal mëkatet Al-Gafur Ash-Shakur Ti na i fal të kqijat,ama t`mirat sna i humb kurrë 8 Kur S`Tkem pa a N`Ty besojm,Al-Alij tjetër nuk ka, Al-Kabir Madhësia Jote,S`krahasohet me asgjë, Al-Hafidh Ti na i run t`bomet deri Ditën e Gjykimit, Al-Mukit Furnizues i dituris jo vetëm i ushqimit.
Refreni: Pasha Bab e pasha Nënë,pasha Din e pasha Iman,
Pasha dritën e dy syve edhe zemrën që m`ke dhënë
Pasha jetën edhe shpirtin n`dorën Tënde që po i mban
Jam krenar dhe kjo mjafton vetëm robi Yt me kënë.
9 El-hamdulilah prej Teje që jam shqipe Musliman Sum vyn tjetër përpos Teje, se Ty gjithmon më mjafton Al-Hasib Ti garanton për Xhehenem dhe për Xhennet Në hesabe Je i sakt,Al-Xhelil veç Ti je mbret
10 Al-Kerim Je zemër gjërë T`mirat Tua skan kufi, Al-Rakib Je Vigjilent, nuk pritojm me vdek për Ty, Ty je Ai që i pranon lutjet,Al-Mushib me zemër t`du, Al-Wasi motra vllazni mburremi që jem robt e Tu
11 Al-Hakin plot mençuri,Al-Vedud plot dashuri Al-Mashib Ty t`adhurojm, me përshkru me fjal se di Al-Baith Ti je Ai që kur vdesim prap na zgjon Nuk ka shpirt që ka jetu që mun ik prej gjygjit Tand.
12 Ash-Shahid Ti je dëshmitar i të gjithav që i kem bo, Shpresojm që t`na i fal mëkatet e sna përballon me to Al-Hak Ti je i vërteti, Al-Wakil n`Ty kem besim, All-llah veç Ty na mjafton,e veç Ty t`lusim për ndihm
13 Krah ma t`fort se Ty nuk ka as në kët as n`at dunja, Al-Kawi i Plotfuqishëm,Përpos Teje tjetër ska, Askush tjetër ska merita me ndih agjurim pos Teje, Al-Metin je forca e vetme,asgjë nuk vjen para Teje
14 Gjaku,Kombi dhe Flamuri,Ty gjithmon vjen para triave Al-Vali Ti je i vetmi që mund me na mbrojt prej t`kqijave Al-Hamid Të Falemenderit për të gjitha që i kam Por mbi këto të gjitha që m`ke musliman
15 AL-Muhsy sen nuk t`shkon huq as sa pesha e qerpikut All-llah na e forco imanin me ja lig zemrën armikut Al-Mubdi Ti je Krijues i të gjithav që i man qyelli e çka i man toka e ndër to,krejt prej Hënës deri tek Dielli
16 E manej që nuk i njohim e me sy që nuk i shohim Jem të ngrat shumë pak dimë tlusim na shto diturinë Al-Muid pasi që t`vdeism Ti prap do t`na sjell në jetë Tbojm Rixha na le N`Xhennet e mos ejsim njerz të shkretë
Refreni: Pasha Bab e pasha Nënë,pasha Din e pasha Iman,
Pasha dritën e dy syve edhe zemrën që m`ke dhënë
Pasha jetën edhe shpirtin n`dorën Tënde që po i mban
Jam krenar dhe kjo mjafton vetëm robi Yt me kënë.
17 Al-Muhijd që Ti fal jetë Al-Mumjit që cakton vdekjen Al-Haji Ti ske nevoj për askënd hiq përpos Veten Al-Kajum je kan gjithmon je dhe gjithmon ki me mbet Të dojm me zemër e me shpirt,jo vetëm që kem me vdek
18 All-llah nuk të dojm veç prej frikës Al-Washid T`dojm sinqerisht Jam krenar që jam muslim Pom thojn jam shqiptar me bisht
19 Al-Mashid Ti jau then qafën, jau faron krjet farefisin Pom dhimen kur e kthen Isën a.s, jau dherr derrin jau then kryqin Al-Wahid Ti nuk ke shoq,as ske thmi as Bab as Nanë Ja Allah jau fal gabimet, se spo din çka jan tuj thënë
20 Je i vetmi Al-Ahad I Pavarur Al-Samed A pi sheh vllazni e motra jan të gatshëm për Xhihad Al-Kadir i Plotfuqishëm veç Ty ndihm jemi tut thirr Se Ti vendos për të gjitha na ndihmo Al-Muktadir
21 Allah je Al-Mukadim Inshallah me Iman vdesim Al-Muahir Kijametin inshallah asnjë se presim Al-Evel Ty ske fillim Al-Ahir Ti ske mbarim As-Sahir Ti je Krijues i të gjithav pa dyshim
22 Al-Baatin Të dojm me zemër edhe pse pak dim për Ty Al-Waali Sundues i Vetëm i Lartë e i Pastër Al-Mutaa`aali Ja Rabbi Ti je Al-Bar I Pa Tundshëm pa gabim Al-Tawab Ti je pranues i robërve Tu kur bin pendim
23 Allah T`kem Al-Muntakim kem frig nga ndëshkimi Yt Pa iz Tanen sen sun bajm bile as me reh qerpik Al-Afuv Mëkatefalës T`lus me na i pranu duat Al-Rauf Ti je i Dhimbshëm se ne jem insan të ngratë
24 Pronar i gjithpasuris Malikul Mulk N`kët Dunja Dhul Xhelali wel Ikram Unë dëshmoj se Tjetër ska Ti gjithmon vepron i Drejtë i pa anshëm Al-Muksid Sot në krjet shtetet e botës është tu thirr ezani Yt
25 Përdit po shtohet ymmeti krjet pe thirrin emrin Tënd Al-Xhami me mall e presim Ditën kur Ti na bashkon Ti ske nevoj për askand i Pasur je Al-Gani Al-Mugi krjet T`akon Ty Kujna don i shpërndan Ty
26 Al-Many refuzoj t`kqijat që po i bojn ummetit Ton Adh-dhar Je O Allah kujna don mun i bon dom Al-Nafi jep avantazhe kujna don ja qel zemrën për Islam Kujna don ja qoron sytë kujna don i shton iman
27 An-Nur T`lus na ndriço rrugën, Na udhëzo O Al-Hadi Tana rrugt na çojn në Rom, por veç nja na çon tek Ty Qka isht kan shkenca pa Ty?Asjë hiç O Al-Badi Krejt zbulohen me iz Tënde I Përjetshmi Al-Bagi
28 Al-Warith përpos Teje hiq askujt nuk ja kam frikën N`koft shkru sot me u kthy te Ti ni dakik smun e pres ditën Ar-Rashid Ti mu mjafton përpos Teje snjoh kërkon As-Sabur Un T`Du me zemër Admiroj Durimin Tand
Refreni: Pasha Bab e pasha Nënë,pasha Din e pasha Iman,
Pasha dritën e dy syve edhe zemrën që m`ke dhënë
Pasha jetën edhe shpirtin n`dorën Tënde që po i mban
Jam krenar dhe kjo mjafton vetëm robi Yt me kënë.
| |
|