Para ca kohësh pata lexuar një përallë.Desha të filloj duke e shpërndarë këtë përallë kuptimplote me ju: Një ditë prej ditëve, një lule takohet me ujin dhe bëhen miq.Një herë përnjëherë kjo bashkësi vazhdon vetëm si miqësi.Kuptohet, u duhet kohë që ta njohin njëri-tjetrin.Me kalimin e kohës, lulja gëzohet aq shumë saqë nuk e mbanë më veten dot dhe e kupton se është dashuruar në ujin.
Lulja që për herë të parë dashurohet, fillon të përhap aromë të bukur në ambient, duke ulëritur:Vetëm për hirë tëndin, o i dashuri ujë! Ndoshta dashuria e sinqertë e lules e bëri ujin që edhe ai të fillojë të mendojë se ndjen diçka ndaj saj.Por edhe uji dashurohet për herë të parë.
Pas sa ditësh e muajsh, lulja filloi të pyes vetveten: "Vallë, mos edhe uji më do mua?", sepse uji nuk interesohet aq shumë për lulen.Lulja nuk është e mësuar me një dashuri të tillë dhe, më në fund, duke mos duruar më dot, i thotë ujit: "Të dua".Edhe uji ia kthen, duke i thënë: "Edhe unë të dua".Më pas kalon një kohë dhe lulja përsëri i thotë ujit: ""Të dua", Uji, me seriozitet, ia kthen: "Edhe unë".
Lulja është durimtare, pret...pret...pret...por vjen në një gjendje të tillë saqë nuk mund më dot të përhap aromë të bukur dhe përherë të fundit ujit i thotë: "Të dua".Uji sikur pak i nevrikosur nga kjo, ia kthen: "Më duket se thashë njëherë, edhe unë ty".
Dhe një ditë lulja bie në shtrat.Është sëmurë.I është tharë ngjyra.Fytyra i është venitur.Lulja është në shtrat.Uji pret në krye të lules, që ti ndihmojë "të dashurës".Tashmë është e ditur se lulja do të vyshket dhe për së fundi herë, me plot vështirësi, duke e kthyer kokën kah uji, i thotë: " Unë me të vërtetë të dua ty".
Uji brengoset shumë nga kjo gjendje dhe, si çare të fundit, e thërret një doktor për ta kontrolluar se ku është problemi. Doktori vjen dhe e kontrollon lulen. Pas kontrollimit, doktori i thotë ujit: "Gjendja e të sëmurës është e pashpresë, s`kam ç`të bëj dot".
Dhe, më në fund, lulja vyshket.Uji merakoset se ç`ishte shkaku i vyshkjes dhe e pyet doktorin se çfarë ishte sëmundja e saj.Doktori njëherë e shikon mirë ujin dhe i thotë: "O miku im, lulja nuk kishte asnjë sëmundje, vetëm kishte mbetur pa ujit, andaj ishte vyshkur!".Dhe pas kësaj, uji e kupton se dashuria nuk mjafton vetëm duke thënë: "Të dua"
Sa kuptimplote, apo jo!!
Pasi lexova përallën, fillova të mendojë: Vallë çfarë kemi bërë deri më sotë që ta vërtetojmë dashurinë të gjithë atyre që i duam? A ka qenë mjaft vetëm fjala "Të dua", shpeshherë e dalë nga goja, por jo edhe në zbatim?
A kemi provuar ndonjëherë ta gëzojmë nënën tonë, duke ia larë enët në kuzhinë? Ose, a e kemi pritur ndonjëherë babanë kur kthehet nga puna duke i bërë ndonjë befasi të këndëshme. Për shembull, t`i japim premtimin se më nuk do të pimë cigare? Allahu xh.sh në Kur`an thotë: "
Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bëmirëse ndaj prindërve.Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapluar pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre "of" e as mos u bërë i vrazhdë ndaj tyre,por drejtoju me fjalë të mira(të buta, respektuese).Dhe në shenjë mëshire, shtrije krahun përulës e respektues dhe thuaj: "Zoti im! Mëshiroi ata të dy, që më edukuan mua kur unë isha i vogël". (Sureja El-Isra, ajetet 23:24).Apo e kemi provuar dot t`i trokasim derën ndonjë farefisi të cilin një kohë të gjatë s`e kemi parë, duke i dhuruar diçka htë mirë? Një ditë prej ditëve, një njeri e pyet Muhammedin a.s: "O i Dërguari i Allahut xh.sh, a më tregon një adhurim që do të më futë mua në Xhenent? Krenaria e njerëzimit a.s tha: "Besoje Allahun, fale namazin, jepe zeqatin dhe vizitoje farefisin".
Ose, të provojmë ndonjëherë t`ia zbutim zemrën fqinjit tonë, pa marrë parasysh fenë, kombin apo gjuhën, me një buzëqeshje deri sa jemi duke dalë nga shtëpia? Njëherë, derisa Muhammedi a.s qëndronte me shokët e tij, kaluan ca hebrenj, duke e mbajtur një kufomë. I Dashuri i Allahut a.s u ngrit në këmbë. Shokët u çuditën dhe i thanë: O i Dërguari i Allahut a.s iu përgjigj kështu: "Nëse nuk është muslimanë, kjo s`do të thotë se nuk është njeri?" Atëherë, t`i thyejmë të gjitha paragjykimet e kota dhe të pa kuptimta, e të veprojmë ashtu sikur që na ka urdhëruar Ai.Ndoshta me këtë edhe e vërtetojmë dashurinë ndaj Tij.
Apo vallë, a s`do të ishte mirë derisa humbim orë të tëra në Facebook, t`i shkruajmë ndonjë mesazh një miku të harruar në listën e miqve, duke e përshëndetur përzemërsisht?
Përsëri Muhammedik a.s thotë: "Nuk mund të hyni në Xhenent, derisa nuk besoni.Nuk mund të besoni, derisa nuk e doni njëri-tjetrin.A doni t`ju tregoj diçka që e shton dashurinë mes jush? Përhapeni selamin (përshëndetjen) ndërmejt jush.Tani mendoj se s`kemi asnjë pengesë që t`i fusim këto vlera në jetën tonë.
Shumë prej ensh dimë vetëm të themi vetëm: E dua Allahun xh.sh" dhe mjaftojmë me këtë. Por, siç e kuptuam pak më parë, dashuria nuk mjafton vetëm duke thënë "Të dua".Vallë mos mendojmë se do të jetë e mjaftueshme që vetëm ta kemi zemrën e pastër? Sepse shumë nga ne , kur pyeten se a e falin namazin, apo agjërojnë, me plot krenari përgjigjen kështu: "Unë e kam zemrën e pastër, e besoj dhe e dua Zotin, dhe kjo është kryesorja." Pejgamberi a.s thotë: "Ai që nuk i falë me radhë tre namaze të xhumasë (pa arsye të pranueshme), i vuloset zemra." Si mund të jetë e pastër një zemër e vulosur?
Dhe tani, ejani gjithë së bashku, derisa nuk është vonë, të hapim një faqe të re në jetën tonë,t`i lëmë mbrapa gjitha veset e këqija dhe ta mbushim zemrën tonë me dashurinë "e vërtetë".Dhe, kuptohet, pa ndalë ta vërtetojmë atë.
Samet Shabani
Shkjrujti për Forumin Islami ehste Drit:
Ilaz salihi